Rama: Bixhozi, një çmenduri që duhet të ndalojë. Ja kur e mora vendimin

16 Nëntor 2018, 21:49Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ka folur për fenomenin e bixhozit dhe nismën e qeverisë për t’i vënë kyçin në 31 dhjetor të këtij viti.

Kreu i qeverisë foli në studio hapur dhe jashtë debateve politike ku tha ndër të tjera arsyet se si vendosi për të mbyllur përfundimisht lojërat e fatit dhe bastet.

Kryeministri e nisi me një batutë me t’u akomoduar në studio: “Shyqyr që në këtë studio nuk të bërtasin ata që të ftojnë”.

“Faleminderit për ftesën, pashë në prapaskenë historinë për varësinë e bixhozit, zbatimi i ligjit është një sfidë e jashtëzakonshme.

Bixhozi ishte i paligjshëm edhe në periudhën e komunizmit dhe dënohej me burg. Në 1989 ishin 200 raste te paligjshme”, tha Rama.

Sakaq Elvis Naçi u shpreh se me vendimin për mbylljen e basteve, kryeministri ka bërë gjënë më të mirë dhe po godet në rrënjë një plagë dhe një ves që shqiptarët po i shkatërron dita-ditës.

Rama tha se bixhozi rrënon familjet por se sërish u përball me reagimin e shumë njerëzve që nuk e donin.

“Këtu ndalimi i aktivitetit që siç e tha Elvisi është shumë i përhapur është i lidhur me burimet kriminale të financimit.

Unë e kam deklaruar këtë sfidë qysh në ditën e fitores së zgjedhjeve, e kam deklaruar me bindje të plotë që kjo i ka të gjithë të këqijat.

Rrënon familjet, prindërit shkatërrohen, ajo që kam parë pasi bëra këtë deklarate, ishte reagimi i parë i njerëzve që nuk e donin këtë gjë. Hyjmë në një beteje për të luftuar pjesën informale”, tha kreu i qeverisë.

Ai u shpreh më tej se ishte një industri e mbështetur politikisht.

“Një nga momentet e mia të këqija si drejtues i shumicës ishte kur mbeta vetëm me Erion Braçen për të bërë një kompromis për ta shtyrë ketë.

Fuqia e lobeve nuk është e vogël, kudo në bote është e fuqishme. U  vendos të shtyhet për 31 dhjetorin e këtij viti. Kjo e basteve mori super xhiro. Ishim në Dibër në një mbledhje qeverie. Ishte një proteste që më urojnë mua mirëpritjen nga opozita.

Më thonë shoqëruesit dalim nga rruga tjetër, ishte rruge 150 metra. Kishte rreth 20 lokale nga të dyja anët. 90% ishin baste, kazino, bingo, komplet rruga thashë: kjo është çmenduri duhet të ndalojë.

Kur e shef atë pamjen këtu 68% e njerëzve e fillojnë 10 deri ne 15 vjeç, ikin nga shkolla dhe luajnë bixhoz”, rrëfeu kryeministri.

7 komente në “Rama: Bixhozi, një çmenduri që duhet të ndalojë. Ja kur e mora vendimin”

  1. Gentian says:

    Bravo te qofte Zoti Rama, bixhosi te le pa brek e la dijitet

  2. nori says:

    BRAVO,,,,,EDI RAMA KE BERE GJENE ME TE MIRE SE U CMENDEN IDIOTET DUKE LENE PARATE E BUKES NEPER CASINO E BIXHOZE…//TANI HAP CA FABRIKA E UZINA QE TE PUNESOHET RINIA DHE C’DO GJE DO SHKOJE PER MREKULLI..///

  3. Ali babushi says:

    Ke bere gjene e duhur Edo, ke falenderimet dhe bekimin e shume familjeve shqiptare. mundohu ta eleminosh plotesisht kete lloj marezie shqiptare. mbylli edhe kazinote, nuk Jane luksi I shqiptareve.

  4. Leo says:

    Bixhozi eshte ves negativ qe stimulohet, se bashku me ca vese te tjera negative nga krimi i organizuar i kontrabandes. E pershendes ndalimin e vesit qe nxit bastet dhe bixhozin, baze e degradimit te familes, rinise, moralit te Shoqerise. Ky eshte nje hsp i madh per stimulimin e iniciatives se lire, investimet e vogla, vetdlunesimin, lidhjen me punen, orientimin drejt profesioneve dhe punes se kualifikuar ne te tera drejtimet. Mandej ngre nivelin e edukinit te shoqerise dhe ule kontrabanden dhe kriminalitetin.

  5. Genti says:

    Rama do te thote se bixhozi eshte nje cmenduri qe ai duhet patjeter ta inkorporoje. Nga pika bixjozi te shumta, ne nje apo dy pika te pergjithshme bixhozi SHPK. Fitimet kane rene ( Kjo fale politikes largpamese ekonomike te ripjelljes), keshtu qe perse tu paguajme perqindje qindra pikave ne gjithe Shqiperine? Me mire ti mbyllim e ti marim bastet vete ne nje bixhoz te centralizuar ne duart e dy tre vetave.

  6. like says:

    bixhozi dhe krimi gjithmone kane qene te lidhur, por edhe fitimprures per ekonomine dhe qeverine apo nje pjese te popullsise qe nuk luan atje. per me teper per nje vend qe kerkon te japi jete ne fushen turistike, kazinote jane pothuajse nje detyrim per ti patur. ndersa kafenete me bixhoz jane tjeter gje. ato mund te mbyllen etj. por aq sa mund te shpenzoje nje turist ne kazino per nje nate, nuk i shpenzojne as 10000 te tjere ne nje muaj. dhe km si i paafte per çeshtje ekonomike, ia hoqi kete mundesi shtetit.
    jo vetem qe km tregon se eshte i paafte, por edhe ata qe e rrethojne per çeshtje te tilla jane komplet per mullar.

  7. lalai says:

    Hahahahaha ……pa rrugën dhe 90% me bixhoze???uuuuaaaauuuuuuu….
    Dhe babai shpirtëror i këtyre kështu thoshte….ku të bjerë kapelja ime ka naftë…????.
    Futja pordhës mo,normal kur ske lidhke me realitetin të gjitha të duken çmënduri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje