Është rritur ndjeshëm përqindja (54) e qytetarëve të cilët kërkojnë një referendum të dytë për çështjen Brexit, doli nga sondazhet e Sky News.
Numri i qytetarëve britanikë, të cilët janë në favor të një referendumi të dytë Brexit, ku mendohet se të gjithë do të votonin për qëndrimin në BE është rritur në 54%, ndërkohë që gjatë referendumit të parë, zhvilluar në vitin 2016 rezultati ishte 52 me 48%, në favor të largimit nga unioni.
Ndërkohë, 32% nuk favorizojnë bisedimet mes Londrës dhe unionit për marrëveshjen e arritur dje, ndërsa vetëm 14% pajtohen me marrëveshjen e kompromisit të arritur nga kryeministrja Theresa May.