Komisionerja evropiane për Tregtinë tha se Bashkimi Evropian do të hakmerret nëse administrata amerikane vendos tarifa ndaj automjeteve të importuara.
Pas një takimi në Uashington me përfaqësuesin amerikan për tregtinë Robert Lighthizer, komisionerja Cecilia Malmstrom paralajmëroi se tarifat do të dëmtonin të dyja ekonomitë si atë amerikane ashtu dhe atë evropiane.
Zonja Malmstrom tha se BE-ja është duke përgatitur një listë mallrash amerikane ndaj të cilave do të vendosen tarifa me një vlerë të barabartë me ato që zoti Trump ka kërcënuar se do t’i vendosë makinave evropiane krahas atyre në zbatohen aktualisht për çelikun dhe aluminin.
Sipas zonjës Malmstrom takimi me homologun amerikan u përqendrua tek gjetja e mënyrave për të ulur barrierat rregullatore dhe tek krijimi i mundësive për vendet e BE-së të importojnë më shumë produkte amerikane.
Shumë mirë po iu bën Trump. Evropa plakë është mosmirnjohese ndaj Amerikës dhe mendon se si të bëjë para dukë abuzuar në dem të Amerikës.
Evropa do të dalë me e humbur se Amerika.
Jemi mësuar me Partin e Punës që të ushqehemi me tallona,racione,autorizime dhe pa asnjë qindarkë.
Kurva Europe shkaktare e luftrave boterore e coptimit te trojeve shqiptare. Mos kishte qene USA Hitleri do rrjepte nje nga nje nga i pari e deri tek i fundit. Poshte BE-ja.