FOTOT: Protesta e pazakontë me tanga në duar, pas përdhunimit të një 17-vjeçareje dhe argumenteve shokuese të gjyqtarëve

15 Nëntor 2018, 10:23Bota TEMA
FOTOT: Protesta e pazakontë me tanga në duar, pas përdhunimit

Përdhunimi i një 17-vjeçareje dhe shpallja i pafajshëm i përdhunuesit, me argumentin se vajza kishte veshur të brendshme (tanga) që konsiderohen “shumë seksi” dhe provokuese”, ka trazuar Irlandën.

Qindra njerëz janë ngritur në proteste me tanga në duar, për të protestuar kundër gjyqtarëve që dhanë këtë vendim, me argumentin se vajza e kishte vetë fajin, që ishte veshur “provokuese”.

300 gra marshuan në Gjykatën e Cork ku u veshën me të brendshme, në shenjë proteste për komentet e bëra në gjyq për përdhunimin e së resë.

Elizabeth O’Connell, avokatja e agresorit, për të bindur jurinë se akuza ndaj klientit të saj nuk vlen, i tregoi gjykatës se çfarë kishte veshur viktima kur është përdhunuar.

Ajo ka treguar të brendshmet në sallën e gjyqit, një palë tënga, që sipas saj, nxitën klientin e saj 27-vjeçar ta përdhunonte.

“Shiko si ishte veshur ajo. Kishte veshur vetëm një rrip me dantella”, tha avokatja.

Avokatja tha se 17-vjeçarja e kishte “vënë veten në pozita” për t’u ngacmuar, për shkak të veshjes shumë seksi.

Përdoruesit e internetit ndërkohë kanë filluar fushatën nën moton #ThisIsNotConsent.

Çështja ka shkuar madje deri në Parlament.

Deputetja irlandeze Ruth Coppinger hapi një palë tanga gjatë një seance parlamentare.

“Pse nuk kemi bërë ende asgjë për të ndaluar stereotipet e zakonshme rreth përdhunimeve?

Si mendoni se qeveria duhet të veprojë me viktimat e mundshme në të ardhmen”, pyeti ajo? (TemA)

6 komente në “FOTOT: Protesta e pazakontë me tanga në duar, pas përdhunimit të një 17-vjeçareje dhe argumenteve shokuese të gjyqtarëve”

  1. Dulla says:

    Dua te di mendimin e Grida Dumes per kete problem si eksperte.

    1. A says:

      Mendoj se grita nuk ka asnje mendim sepse nuk veshe brekePer kete pysni dhe selianin

    2. JAM GRIDA says:

      Ne Partine ku Aderoj kemi disa lloj Steriotipesh, Psh ,Salianji i Ngrefet edhe kur Shef Lopen nga mbrapa, Saliut kur sheh Dhine ,Lulit si ngrefet fare se i perdor per Vete Tangat .Multi si ngrefet se çdo mengjes Mastrubon ,Paloka ka Tanga te Goja ndaj dhe nuk kuptohet kur Flet.Pra PD ska Probleme me Tangat.

  2. vk says:

    Si ka mundesi qe gjithmone keto qe protestojne jane gjithemone ato te shemtuarat qe nuk ua var njeri.

  3. WEB says:

    Gjykatat irlandese kane arritur ne livelin e atyre te sharise ne vendet e botes se trete, eshte e turpshme te degjosh keto lloj vendimi dhe as edhe nje lloj veshje nuk justifikon perdhunimin por ka shume mundesi qe perdhunuesi mbrohet nga klikat pollitically correct

  4. Lani says:

    Perthunimi eshte gjeja me e poshter njerzit qe perdhunojne duhet te vriten plumbin ne koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje