Erdogani vazhdon presionin ndaj Riadit lidhur me vrasjen e gazetarit

14 Nëntor 2018, 21:52Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të rrisë presionin ndaj Riadit lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

Të martën, gazeta pro-qeveritare turke Sabah publikoi imazhe me rreze x, të asaj që dyshohet të jetë valixhja e grupit saudit, ku dukeshin mjete për të vrarë gazetarin.

Një prokuror turk ka thënë se disidentin saudit Jamal Khashoggi e vranë menjëherë pasi hyri në konsullatën e Riadit në Stamboll dhe më pas trupi i tij u pre në copa.

Jamal Khashoggi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite më 2 tetor për të marra disa dokumente që i duheshin për martesën e tij me shtetasen turke Hatice Cengiz, i cila e priste jashtë konsullatës. Nga ai moment gazetari saudit nuk u pa më.

Presidenti turk u ka kërkuar zyrtarëve sauditë të identifikojnë bashkëpunëtorin e supozuar turk, i dyshuar për groposjen e trupit të Jamal Khashoggit.

1 komente në “Erdogani vazhdon presionin ndaj Riadit lidhur me vrasjen e gazetarit”

  1. ? says:

    Nafta po bie çdo ditë. Dje humbi 5% në bourse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje