Moska kërcënon se do të bojkotojë Forumin e Davosit: Na hiqni sanksionet

14 Nëntor 2018, 09:19Bota TEMA

Zyrtarët e lartë në Rusi kërcënojnë se nuk do të marrin pjesë në forumin ekonomik botëror në Davos, nëse nuk u hiqen kufizimet në këtë event sipërmarrësve rusë.

Paralajmërimin e ka bërë vetë ministri i Jashtëm, Dmitri Medvedev, në një konferencë mbi Libinë.

Organizatorët e Forumit ekonomik Botëror, që mbahet çdo vit në janar, u kanë ndaluar pjesëmarrjen në këtë event oligarkëve rusë  Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg, por edhe shefit të bankës shtetërore ruse, VTB, Andrei Kostin.

Ndaj të treve, SHBA-të kanë vendosur sanksione. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje