Trump ironizon Francën: E shpëtuam dy herë nga gjermanët në Luftërat Botërore

13 Nëntor 2018, 17:39Bota TEMA

Miqësisë që u duk se kishte lindur mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij francez, Emmanuel Macron, i ka ardhur fundi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë iu rikthye sërish kontributit të vendeve europiane në NATO, për të mbrojtur interesat e veta.

Në një postim ku ironia duket hapur, ai shprehet se francezët ua kishin nevojën SHBA-ve për t’i shpëtuar nga gjemanët në të dy luftërat botërore.

Emmanuel Macron sugjeron ndërtimin e ushtrisë së vet për të mbrojtur Evropën kundër SHBA, Kinës dhe Rusisë. Por ishte Gjermania në dy Luftërat Botërore. Si funksionoi kjo për Francën? Ata po fillonin të mësononin gjermanisht në Paris, kur SHBA-të u shkuan në ndihmë. Paguani për NATO-n ose jo!”, shkroi Trump në “Twitter”.

Ish-kryeministri i Belgjikës, Guy Verhofstadt, ishte i pari që reagoi ndaj këtij postimi, që përkon me përvjetorin e tretë të sulmeve terroriste të Parisit, ku u vranë më shumë se 130 njerëz.

Ajo që Trump nuk duket se e ka kuptuar është se pa paratë franceze, SHBA-të nuk do të ekzistonin pasi Franca e financoni revolucionin amerikan. Ata madje ju dhanë edhe Statujën e Lirisë për ta festuar këtë!”, shkroi ai. (TemA TV)

1 komente në “Trump ironizon Francën: E shpëtuam dy herë nga gjermanët në Luftërat Botërore”

  1. Hajdar Aga me musteqe says:

    Haaa
    Ka gallat demokratike.
    Po zihen vendet demokratike per pare,mes veti si kurvat kur ndahen shortet se cilet kollovar do marrin.
    Ky trumpi osht trap
    Trap trap po ca gjona i kap
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje