"Brexit": Theresa May përballet sot me kabientin

14 Nëntor 2018, 10:19Bota TEMA

Kryeministrja britanike, Theresa May do të përballet me kabinetin e saj më vonë gjatë ditës, teksa synon të fitojë mbështetjen e kolegëve të saj për një draft marrëveshje për Brexitin në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.

Ministrat e lartë do të mbledhen në zyrën e saj në Downing Street pasdite, pavarësisht thirrjeve për të kundërshtuar këtë marrëveshje, qoftë nga mbështetësit apo kundërshtarët e Brexitit.

Kryeministrja po ashtu është duke vazhduar takimet e ndara me secilin ministër.

Ndërkohë BBC, ka raportuar se disa anëtarë të kabinetit kanë shprehur “rezerva të mëdha”.

Megjithatë, ky draft po konsiderohet si moment i rëndësishëm në negociata në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Brukselit.

Në kohën kur kanë qarkulluar lajmet se është arritur marrëveshje për draftin e parë, funta britanike është rritur në krahasim dollarin amerikan për 0.12 për qind si dhe ndaj euros për 0.16 për qind.

Në të njëjtën kohë, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë marrëveshjen dhe ka mundësi të organizojnë një samit urgjent për ta nënshkruar atë.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019.

1 komente në ““Brexit”: Theresa May përballet sot me kabientin”

  1. Kalec Dega says:

    E para, nuk eshte Kabienti po Kabineti…dhe kjo e dyta nuk ka asnje kuptim ne gjuhen shqipe…dhe gazetari te zgjohet nga gjumi dhe ta ndryshoje sa me shpejt qe shqiptaret te kuptoj kush jane keta te Kabinetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje