Miku i shqiptarëve, në krye të politikës së jashtme të Kongresit amerikan

14 Nëntor 2018, 09:50Bota TEMA

Nga Harry Bajraktari*

Përmbysja më e madhe në zgjedhjet e 6 Nëntorit 2018 ishte vendosja përsëri nën kontrollin e Partisë Demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve në KongresinaAmerikan.

Tani pushteti legjislativ në Washington është ndarë. Republikanët kanë Senatin; Demokratët Dhomën e Përfaqësuesve. Presidenti Donald Trump ka premtuar se do të bashkëpunojë me shumicën e re demokrate në Kongres. Mirëpo, mbetet për t’u parë nëse ndarja e pushteteve do të krijojë më shumë bashkëpunim apo konflikt në Washington.

Për shqiptarët ky ndryshim shënon një moment tjetër historik. Me fitoren e Demokratëve, një figurë që shqiptarët e njohin shumë mirë, kongresisti Eliot Engel, do të bëhet kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës në Kongresin Amerikan.

Kjo do të vendosë në postin e fuqishëm të politikës së jashtme në Capitol Hill, një njeri i cili prej 30 vitesh punon pa u lodhur për çështjen shqiptare, për Shqipërinë, Kosovën, për shqiptarët kudo që jetojnë, për paqen dhe demokracinë në Ballkan.

Nga detyra e re, ai do të ketë më shumë fuqi e mundësi për të na ndihmuar në punën tonë.

Engel ka një përvojë të gjatë në këtë Komitet. Dikur, në vitet e 90-ta, në bashkëpunim me pararendësin e tij republikan nga Nju Jorku, në krye të këtij Komiteti, Ben Gilman, ai organizoi të parën seancë dëgjimore të Komitetit kushtuar tërësisht Kosovës.

Tani që do të jetë vetë kryetar i këtij Komiteti të fuqishëm, Engel nuk do të ketë nevojë t’i lutet dikujt tjetër për të vendosur temat shqiptare në kalendarin e punës të Komitetit.

Sigurisht, pjesa më e madhe e punës për një kauzë nuk bëhet në seanca dëgjimore. Nga posti i ri, Engel do të ketë fuqi më të madhe kur lobon për Shqipërinë, Kosovën e për shqiptarët. Që tani zyra e tij është angazhuar në lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Komiteti mund të kërkojë për shembull më shumë qartësi nga Departamenti i Shtetit për qendrimet amerikane lidhur me bisedimet e fundit Kosovë-Serbi etj.

Duhet të kuptojmë që SHBA ka shumë angazhime në botë. Komiteti i ri, me përbërjen e re, do të ketë prioritete të tjera më të mëdha, e globale. Marrëdhëniet me Kinën, me Rusinë, me Iranin, Korenë e Veriut e Lindjen e Mesme etj. Disa nga problemet e mëdha reflektohen edhe në Ballkan, po rajoni mbetet anësor në politikën e jashtme amerikane.
Të paktën, me Engelin në krye të Komitetit, ne sigurohemi se çështjet që u interesojnë shqiptarëve nuk do të lihen në harresë dhe që SHBA nuk do ta largojë vëmendjen nga rajoni ynë.

Në SHBA, sipas Kushtetutës, Presidenti merr vendimet, po kuletën e mban Kongresi. SHBA ka nismat dhe qendrimet e saj të politikës së jashtme, po financimi i tyre varet nga Kongresi dhe çdo gjë nis në Komitetin e Punëve të Jashtme.
Komiteti që do të drejtojë Engel është përgjegjës për kontrollin dhe legjislacionin për ndihmën e jashtme (përfshi edhe programin MCC ku me ndihmën e kongresistit Engel është përfshirë edhe Kosova si dhe dhjetëra programe të tjera ndihmëse).

Disa nga përgjegjësitë e Komitetit janë edhe financimi i operacioneve paqeruajtëse, përfshi edhe praninë ushtarake në Kosovë, projektet ushtarake në Shqipëri, financimet lidhur me dislokimin e trupave amerikane, agjensi të fuqishme si USAID, Akti për Eksportimin e Armëve, Akti për Ndihmën e Jashtme e legjislacione të tjera që kanë të bëjnë me promovimin e demokracisë, zbatimit të të drejtës ndërkombëtare, etj.

Marrëdhëniet me OKB-në dhe organizata e institucione të tjera ndërkombëtare, janë gjithashtu prerogativë të Kongresit si dhe komiteteve të punëve të jashtme në Dhomë dhe në Senat, ndonëse për shumë nga këto puna e kërkon bashkëpunimin me Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit.

Ne jemi me fat që në krye të këtij Komiteti me ndikim të madh tani do të jetë miku ynë, Eliot Engel.

Më kujtohet 30 vjet më parë, kur i mërzitur nga zhvillimet në Kosovë, trokita në derën e zyrës së tij në Nju Jork, për t’i folur për Kosovën. Eliot Engel sapo ishte zgjedhur në Kongres, nuk dinte asgjë për Kosovën dhe ishte anëtari më i ri i Komitetit të Punëve të Jashtme, në krye të të cilit do të vihet tani.

Qysh atëhere nisi mes nesh një rrugë e gjatë bashkëpunimi po edhe miqësie personale.

Kosova në atë kohë sapo kishte humbur autonominë në kuadrin e Jugosllavisë. Por vetë Jugosllavia po shpërbëhej e bashkë me rënien e saj u ringrit shpresa jonë historike për liri e pavarësi.

Me Eliot Engelin kemi sjellë udhëheqësit e Kosovës në Washington, kemi bashkëpunuar për rezoluta në Kongres, kemi lobuar Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, zyrtarë jo vetëm amerikanë po të të gjitha vendeve të botës.

Ai hapi të ashtuquajturën Zyrën Amerikane në Prishtinë, duke ngritur flamurin amerikan, në 1996, në zemër të pushtimit serb duke u dhënë guxim dhe besim shqiptarëve të Kosovës. Ka ndikuar në vendimin e Presidentit Bill Clinton për të ndërhyrë ushtarakisht në krye të NATO-s duke çliruar Kosovën.

Bashkë kemi vizituar Kosovën menjëherë pas çlirimit duke parë me lot në sy tokën e të parëve të mi, për herë të parë të lirë. Me vete kishim një legjendë shqiptaro-amerikane, Anthony Athanas, e figura të tjera të komunitetit më të cilët kishim punuar së bashku. Shqiptarët e Amerikës meritojnë respektin e historisë kombëtare shqiptare për çfarë kanë bërë në këto vite.

Engel ishte lobuesi ynë më i madh për sigurimin e mbështetjes amerikane për pavarësinë e Kosovës. Ndonëse ai ishte demokrat dhe George W. Bush ishte republikan, ai la mënjanë ndarjet partiake për të na ndihmuar. Kështu ka vepruar e do të veprojë tani edhe në postin e ri.

Për mua është një nder e krenari që e kam njohur e punuar bashkë me të. Ashtu ndihen edhe shumë miq të mi shqiptaro-amerikanë. Le t’i urojmë mikut tonë një punë të mbarë në këtë post historik dhe urojmë që të shënojë një kapitull të ri të ndritur në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Zoti e bekoftë kongresistin Engel! Zoti e bekoftë popullin shqiptar! Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

*Autori është veprimtar dhe bisnesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

20 komente në “Miku i shqiptarëve, në krye të politikës së jashtme të Kongresit amerikan”

  1. Flm says:

    Kot gezoni, lepijeni dhe beni buste tipit Hylary (Sarande) dhe emra bulevardesh (Bush e Klinton).
    ###
    Politia Amerikane (ne pergjithesi politika), nuk ka ndjenja por vetem “axhent”.

    1. Flm fute ne theby kallashin e Kacifasit says:

      Flm , Na marrsh te keqen dhe kallashin e mbetur te Kacifasit fute ne by….

    2. ben says:

      Flm-kete here e ke thene sakte, se politika amerikane ka “axhende”, por nuk me thua se si kjo “axhenda” amerikane kundrejt Shqiperise nuk ka ndryshuar kurre qe ne kohen e presidentit Willson?
      Mjafton te te kujtoj Konicen e madh qe thoshte:
      “Nene mos ki frike se ke djemte ne Amerike”

    3. tt says:

      @Flm mos na bej pordhe ne forum por merr kallashin dhe justifiko lekat e Greqise qe derdh per ju b…lepirsat nuk do jete e larget dita kur do tju kerkohet cdo 300 te kape kallashin si Kocifozi qe shkoj per lesh cfare kujtoni more derra te trashe se ju a jep lekat Greqia per “shpirt te babai” pritni pritni se si Kocifozi do merrni rrugen nuk paguan njeri “per sy te bukur”

  2. shqip says:

    Respekt per ju Z. Bajraktari. Shteti Shqiptar por edhe i Kosoves, duhet te beje me shume per diasporen ne teresi e kryesisht per diasporen Shqiptare ne Amerike.
    Njerez si ju jane me te vertete amabasadoret me te mire te kombit tone.

    I urojme sukses edhe ne Z. Eliot Engel, mikut tone te madh.

  3. Marku says:

    Gjithashtu zoti e bekofte Harry Bajraktarin, zoti I bekofte shqipetaret patriote te amerikes, dhe te gjithe ata patriote shqipetare qe bene te pamunduren ne favor te ceshtjes shqipetare .
    Jane keta atdhetare te vertete te cilet pa asnje interres personal shpenzuan aq shume kohe dhe fonde ne interres te kombit shqipetare.

  4. T.T says:

    Nje tjeter socialist si Berisha qenka miku shqiptarve,demokratet e USA don vetem pare prandaj jon gezuar Lul Basha me shoke,ky Engel eshte kokra e socializmit,ta gezoni.

  5. te flasim si njerez says:

    Mero, mos pergjitheso shqiptaret se ne nuk kemi mik njeri tjetrin e jo nje amerikan qe nuk i dihet orgjina. Ne po bejme miq bashkepuntoret e Hitlerit dhe po u bejme ceremoni varrimi. Harrojme se na vrane dhe na duhet kultura e madhe si e Mithatit qe mohoi babain e tij.

  6. VERI says:

    .. shqiptaret te gjejne rrugen e tyre vete , pasi po te presin nga amerikanet , ne terre do mbeten perhere ..!

  7. Kuq e zi says:

    Ky mund te jape nje ndihme edhe per ceshtjen came per ta cuar ne hage
    Ishte ky qe i tha kongresit qe me 11 shtator greket dhe serbet hidhnin valle ndersa shqiptaret qanin
    Po ashtu dhe per vetingun mund te marre nje hov te madh ku politikanet zdo kene mundesi te fshihen si miu gruevski

    1. T.T says:

      Ky eshte nji rrot karri si puna jote,greket hidhnin valle dhe shqiptaret qanin, fuck you son of the bitch.

  8. taso kume says:

    Do bejme miq dhe diallin vet per SHQIPTARET dhe SHQIPERINE ,se ne shekuj na kane vrare e prere sidomos fqinjet, do menduar per luginen e PRESHEVES, çamerine ,ULQININ.

  9. Senatori says:

    E habiteshme se çeshte ne gjendje te beje leku i shkrete !!!! Kongresmen burri botes ene se ka per gje me u bo karagjoz !! Per mani keta jo kryqezojne pellembe po ene hallatkat,,,,,

  10. Sazani says:

    Armiqtë më të mëdhenj të Shqiperisë janë çifuti amerikan Eliot Engell dhe prostituta evropiane Doris Pack .
    Për këta të dy , Saliu është gjithëshka , Shqiperia s’është asgjë !

  11. Laku says:

    Artikull servil si gjithnje nga byth lepiresit e matufit sicialist Engel.Kosovaret akoma duan vise per Europe,Shqiptaret po hikin sikur te jete lufte,artikull shkruesi tregon perralla pa lidhje.

  12. gurbetcari says:

    Cdo gje qe Amerika ka bere per Shqipetaret eshte merite e Shqipetareve nga Kosova, Maedonia, dhe Mali i zi, deri sa Shqipetaret nga Shqiperia sikur se emigracioni i vjeter po ashtu edhe i riu mendjen e kan pasur vetem si te bejn “lek” sepse leku ishte gjithcka per ta, perjashto disa persona qe me te vertet kan qene dhe jane patriot. Eliot Engel, Joe Dioguardi, Bob Dole, Joe Biden, Clinton e shume e shume te tjere kan qene perkrahes maksimal te Shqipetareve fale Patrioteve Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Bruno Selimaj, Rrustem Gecaj, Dino Erebeli, Richard Lukaj, edhe plot Patriot te tjere nga Chicago, Detroit, Texas, Arizona, etj, etj. Prandaj si Shqipetare qe jam kam kenaqesin qe ta uroj Zotin Harry Bajraktarin qe prej se e njoh ai cdo gje ka bere per te miren e cdo cdo Shqipetari pa dallim nga kan qene ata. Ju kerkoj falje qe e bera ket “ndasi” por kjo eshte e verteta. Faleminderit!

  13. rexha 10 says:

    SHQIPRISE ,ASNJE HERE SI KANE MUNGUAR MIQTE .PROBLEMIN E SHQIPRISE E KANE KRIJUAR VETE SHQIPTARET.
    MJERE SHQIPRIA ,PREJ SHQIPTAREVE . DY SHQIPTARE KRIJOJNE NJE PARTI

  14. Baton KITA says:

    GURBETCARI !, ti bën punën e FALEMNDER HALESË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje