Moldavia, "shtet i kapur nga interesat e oligarkëve"

15 Nëntor 2018, 09:25Bota TEMA

Parlamenti Evropian miratoi dje një rezolutë kritike për Moldavinë, të cilin e konsideron një “shtet të kapur nga interesat e oligarkëve”, që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë moldave.

Rezoluta thekson se vlerat thelbësore janë “duke u dëmtuar nga udhëheqësit politikë në pushtet, që bashkëpunojnë me biznesin dhe nuk kundërshtohen nga shumica e klasës politike dhe gjyqësori”, raporton REL.

Rezoluta po ashtu shpreh shqetësim për “tkurrjen e hapësirës për shoqërinë civile të vendit” dhe u bën thirrje autoriteteve moldave t’i “ndërpresin menjëherë procedurat e panevojshme ose joproporcionale penale, disa prej të cilave kanë nisur përmes akuzave të fabrikuara dhe drejtësisë selektive kundër kundërshtarëve politikë, avokatëve të tyre dhe / ose familjeve të tyre”.

Komisioni Evropian, muaj më parë, e ngriu këstin e parë të një pakete ndihme prej 100 milionë eurosh për Moldavinë, duke përmendur shqetësimet mbi gjendjen demokratike në këtë vend.

Rezoluta e së mërkurës thekson se çdo ndihmë e ardhshme “duhet të ndahet vetëm pas zgjedhjeve parlamentare, të planifikuara për në shkurt të vitit 2019, me kusht që ato zhvillohen në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare dhe vlerësohen nga organet e specializuara ndërkombëtare”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje