Takimi kokë më kokë me Trump, Putin zbulon temat e rëndësishme që do diskutohen

15 Nëntor 2018, 15:22Bota TEMA

Kontrolli i armëve do të jetë një nga temat kyçe në rendin e ditës në takimin midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump, në program gjatë samitit të G20 në Argjentinë.

Në samitin e Singaporit, Putin tha se ka për qëllim të diskutojë me shefin e Shtëpisë së Bardhë për të ardhmen e ”New Start” dhe të traktatit INF për raketat, raporton ata.

Trump kërcënon me tërheqjen e SHBA-së nga traktati INF, që në vitin 1987 i dhanë fund krizës së raketave.

Putin shtoi se në Argjentinë do të diskutonte me Trump edhe për Sirinë, Korenë e Veriut dhe Iranin si dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Stabiliteti strategjik është padyshim një nga çështjet kryesore dhe është e nevojshme të dimë se çfarë do të ndodhë me ‘New Start’ dhe me traktatin e INF-së dhe si do të zhvillohen ngjarjet’’, theksoi Putin.

1 komente në “Takimi kokë më kokë me Trump, Putin zbulon temat e rëndësishme që do diskutohen”

  1. ???? says:

    Presidentit Américain po pregatit fushatën électoral të 10 nëntorit 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje