FOTOT/ Missi shqiptar zhvishet nudo në plazh: Pozova pa rroba në mbrojtje të bregdetit

17 Nëntor 2018, 14:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ Missi shqiptar zhvishet nudo në plazh: Pozova pa rroba në

Dashuri Bilaj është një artiste shqiptare që karrierën dhe jetën e ka ndërtuar në Kosovë. Prej vitesh është në tregun muzikor ndërsa këtë vit ajo ka fituar çmimin Miss Grand Albania. Bilaj është rikthyer në Shqipëri për të dhënë një mesazh të fortë në lidhje me një çështje e cila ka qënë gjatë gjithë kohës jo vetëm shqetësim për Shqipërinë por edhe vendet fqinje. Këngëtarja ka zgjedhur që të ngrejë shqetësimin e ndotjes së bregdetit duke kërkuar të tërheq vëmendjen nëpërmjet nje seti fotografik nudo mes mbetjeve në bregdet. Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të ndërgjegjësuar qytetarët që mos të ndotin më detin dhe lumenjtë si dhe institucionet të marrin masa. Sipas saj ky guxim i tepruar i cili mund të paragjykohet duhet të shikohet në anën tjetër të medaljes, atë të fenomenit të ndotjes së plazheve.

Si lindi ideja e të pozuarit Nudo për duke padur si epiqendër ndotjen e bregdetit?

Pavarësisht se jetoj dhe punoj në Kosovë si dhe udhëtoj në vënde të ndryshme të botës me koncerte, Shqipërinë e kam gjithmonë në zemër. Gati çdo vit pushimet e verës i kaloj në vënde të ndryshme bregdetare në Shqipëri duke nisur nga Velipoja deri në Ksamil. Në këto udhëtime kam qënë e shoqëruar me miq kryesisht artistë nga Kosova apo dhe nga vënde të tjera të botës. Të gjithëve i ka lënë mbresa bukuria e vëndit tonë, sidomos Jugu dhe bregdeti i tij por shumica nuk kanë dashur të rikthehen për ndotjen e madhe në bregdetin Shqiptar. Mbeturina ngado të hedhura pa kriter në cdo cep. Nuk ka plazh që nuk është i ndotur qoftë me mbetje plastike apo materiale qelqi të hedhura në cdo cep. Kjo bën që ti zbehet bukuria plazheve që aq shum i mburrim.Shumë njerëz kanë hyrë në det dhe kanë dëmtuar këmbët me qelqe të hedhura, të tjerë ngjitur me cadrën kanë pasur dhe mbeturina të cdo lloji dhe të tjera me radhë. Ky imazh i keq bën që e gjithë ajo krenari të rrëzohet vetëm nga mbeturinat që i gjejmë në cdo plazh madje dhe në ato që rrallherë shkelen nga pushues.

Pse kjo formë për të tërhequr vëmëndjen? 

Sepse në Shqipëri me aq sa kam parë vetëm ektremitetet tërheqin vëmëndje. Kemi parë nisma të ndryshme nga shoqata në projekte të ndryshme por që nuk kanë dhënë efekte të pritura, kemi parë që ka një ditë për pastrimin e plazheve por dhe inisiativa të ndryshme por deri tani asnjë nuk ka dhën efekt. Duke qënë e vetme doja të jepja një kontribut kundër këtij fenomeni që shëmton plazhet të cilat të tjerët na kanë zili ,vendosa që të realizoj këtë mesazh nëpërmjet nudos artistike. Duke qënë në Shqipëri të pozosh nudo shikohet si dicka e rrallë dhe tërheq shumë vëmëndje, fotografitë janë realizuar pranë dhe me mbeturinat reale që plazhet tona kanë. Pjesë plastike apo qelqi që janë aty prej kushedi sa vjetësh.

Ke menduar se mund të paragjykohesh?

Në cdo vënd të botës nuditeti përdoret nga individë apo grupe për cështje të caktuara. Është e vërtetë që në Shqipëri apo dhe Kosovë kjo gjë mund të ket një paragjykim por më e rëndësishne për mua është dhënia e mesazhit që dua të përcjell. Ata që i tërheq nuditeti për mirë apo për keq shpresoj që të kenë dhe një ndërgjëgjësim në të ardhmen për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi që në Shqipëri duket normal ndërsa në vëndet e tjera të botës, nëse një qytetar hedh mbeturina në bregdet mund të marrë gjoba të majme ndërsa këtu tek ne hidhen pa problemin më të vogël.

Po familja çfarë mendon për fotot nudo?

Përderisa janë për një çështje të duhur kam dhe mbështetjen e tyre. Në fillim iu duk e cuditshme si mamas dhe babait si dhe kishin merakun e paragjykimeve .Duke menduar dhe faktin e të qënit artiste dhe kjo është pjesë e jetës së një artisti akoma më shumë kur përpiqet të përcjell një mesazh pozitiv ,më kanë mirkuptuar.

Kush mendoni se është fajtor për këtë fenomen?

Mendoj që fajtor janë si ata që frekuentojnë plazhet dhe i hedhin të shkujdesur dhe deri te institucionet që nuk vendosin kosha për mbeturinat apo nuk i pastrojne atë. Shumë të tjerë i hedhin nëpër lumenj duke mos u shqetësuar se përfundojnë në det. Plastika dhe qelqi janë mbeturina që nuk dekompozohen dhe për pasojë qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Të parët që duhet të ndërgjegjësohen janë njerzit që ti ruajnë dhe ti hedhin në vëndet e caktuara. Dhe në vënde të ndryshme të botës ka vënde dhe plazhe të cilat nuk kanë pika përkatëse por askush nuk merr dhe i hedh shkujdesur ku të mundi por i ruan dhe i hedh atje ku duhen.

Si mendon se do të jetë impakti i fotografive?

Duke qënë se Tepelena është një qytez e vogël dhe të gjithë njihen me njëri tjetrin mendoj se mund të shikohem ndryshe,paragjykohem por skam ctë bëj.Dikush kupton dikush jo .Fakti aë jetoj mes Kosovës dhe vëndeve të tjera ku shkoj për aktivitetet muzikore do e lehtësojë këtë paragjykim

Ishte i vështirë realizimi?

Duke qënë se në Shqipëri është shumë tabu realizimi i fotove të këtij lloji ,realizimi kishte vështirësitë e saj.

Po përsa i përket impaktit te fenomeni?

Shpresoj që dikush ta mendoj dy herë përpara se ta kryej këtë “krim” sepse për mua është i till.Nuk mendoj se u zhvesh Dashuria dhe nuk do hidhen më mbeturina por të paktën që ndoshta kujtohen se dikush “protestoj” në mënyrën e saj për këtë çështje. Ndoshta nuk është shumë

Cili është mesazhi i përmbledhur në një fjali?

Mesazhi im për të gjithë fansat, qytetarët,pushuesit, institucionet dhe këto është TË MBAJMË PLAZHET E PASTRA.

12 komente në “FOTOT/ Missi shqiptar zhvishet nudo në plazh: Pozova pa rroba në mbrojtje të bregdetit”

  1. Ilir says:

    Pozova nudo ne mbrojtje te klikimeve,

  2. Aksioni Nudo i Miss.D.Bilaj me pelqen .
    Jam i te njejtim mendim ,per pastertine e Detit ,
    vetem se Nudo s’mund te pozoj edhe pse per Detin,
    do ta beja me kenaqsi .
    duhet sakrifikuar per Detin duhet dhene dicka nga vetja
    me fitu dashurin e humbur

  3. Lato ymeri says:

    Edhe emrin edhe mbiemrin, per pune SEKSI i paska kjo kurvice.
    Mbiemrin, me mire ta beje KAR-aj, se BIL-aj nuk eshte per seks, bilaj eshte per shurre.

  4. ? says:

    Kësaj i thonë ti bësh mutin martesës. Çifute e ndyrë

  5. Y says:

    Po me detin ca kishe ?

  6. Plaku Xhuxhumaku says:

    E ardhmja eshte e sigurte, kjo nuk e thote, por synon te behet Kryeministre. A nuk u be kryeminister edhe ky palluqja qe kemi sot mbasi doli lakuriq ne plazh?

  7. WEB says:

    Me sa duket e vetmja menyre per ti ndergjegjesuar shqiptaret nga mos ndotja e bregdetit eshte nje femer gjysem apo komplet e zhveshur

  8. PA emer says:

    Kjo a turko_arabo_kosova, c’lidhje kan me detin tan .

  9. mik says:

    Nudo ?! Cudi, nuk u duk asgja. Definicioni NUDO, do te thote gjithcka ne drite, dhe jo per detin.
    Kur bajne edhe keta si njerez me ideale !!

  10. Vasil Gjika says:

    Do ta kemi deputete me P.S ne votimet e ardhshme…ne hapat e kryetarit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje