A i duhet Europës një ushtri?

18 Nëntor 2018, 11:36Bota TEMA

Nga Slavoj Zhizhek, dp

Filozofi slloven me rrezatim global Sllavoj Zhizhek rregullisht u përgjigjet pyetjeve të lexuesve në «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung». Këtë javë një lexues pyeti: A i duhet Europës një ushtri?

Së fundi presidenti francez Emmanuel Macron e hodhi këtë ide në tregun politik, pastaj ai mori përkrahje nga Angela Merkel, ndërsa gjatë gjithë kohës Donald Trump po bërtiste në Twitter se europianët nuk po i kryejnë obligimet e tyre ndaj NATO-s, domethënë nuk po paguajnë sa duhet.

Nga një filozof majtist si Zhizhek mund të pritet që ai të jetë kundër një ushtrie të Europës. Gabim! Zhizhek thotë se Europës sa më shpejt i duhet një ushtri e saj. Pse?

Sepse Kina, Rusia dhe Amerika po armatosen me të madhe. Zhizhek shkruan: «Më 1 mars 2018 Vladimir Putin tha para parlamentit rus: ‘Testet me raketa dhe testet në tokë e kanë bërë të mundshme të zhvillohet një armë krejtësisht e re, një armë strategjike bërthamore me forcë lëvizëse atomike. Rrezja e veprimit e saj është e pakufishme. Askush në botë nuk ka diçka të tillë. Rusia ende e ka potencialin më të madh atomik në botë, por askush nuk na ka dëgjuar. Na dëgjoni tani!»

Zhizhek thotë se Putinin duhet ta dëgjojmë si një «të çmendur», i cili po i bashkohet duetit me të «hallakaturit» e tjerë Trump (SHBA) dhe Xi (Kinë). Zhizhek e arsyeton armatosjen e Europës me një shembull nga Jugosllavia: «Më kujtohet një rast i çuditshëm me letër tualeti në rininë time në Jugosllavinë socialiste.

Befas u përhapen thashetheme se në dyqane nuk ka mjaft letër tualeti. Autoritetet njoftuan menjëherë se ka mjaft për përdorimin e rëndomtë, dhe befas kjo ishte e vërtetë, shumica e njerëzve besonin se ishte e vërtetë.

Por, një përdorues mesatar kalkulonte si vijon: e di se ka mjaft letër tualeti dhe nuk janë të vërteta thashethemet, por nëse disa njerëz këtë e marrin seriozisht dhe në panik fillojnë të blejnë në mënyrë masive letra tualeti, a nuk e shkaktojnë ata një mungesë reale të letrës së tualetit?

Atëherë unë më mirë të blejë për rezervë. As që është e nevojshme të mendosh se të tjerët i marrin seriozisht thashethemet, mjafton të paramendohet se disa të tjerë besojnë se ka njerëz, të cilët i marrin seriozisht thashethemet – efekti është i njëjtë, do të ketë mungesë të letrës së tualetit».

Rrjedhimisht, vazhdon argumentimin Zhizhek, nëse krejt armatosen, atëherë edhe Europa duhet të armatoset. Nëse nuk e bën këtë, atëherë kontinenti rrezikon të bëhet fushëbetejë në luftën e treshes së madhe për dominim.

«Amerika dhe Rusia po përpiqen shumë për të shkatërruar unitetin europian, ndërsa Kina mban një distancë ambivalente. Europa gjithnjë e më shumë është një anomali, sepse është vetëm, pa aleatë. Rruga e vetme për të ruajtur autonominë e saj është që Europa të forcojë unitetin dhe këtë unitet ta demonstrojnë me një ushtri të përbashkët.

4 komente në “A i duhet Europës një ushtri?”

  1. KORÇARI says:

    Shumë shkrim llogjik, por dhe nëqoftë se Europa krijon një ushtri, a e ka potencialin Ushtarak për të përballuar një Sulm Rus ,apo Amerikan?
    Gjithashtu nqs krijohet një ushtri Europiane ,atëherë automatikisht Gjermania duhet të Armatoset, gjë që i është ndaluar rreptësisht ashtu si dhe Japonisë që pas Luftës së Dytë Botërore, a do ta lejojë USA dhe RUSIA këtë, apo do të jetë shkaku i një konflikti ????

  2. ?‍♂️?? says:

    Pa ushtri. ,dhe e patë të vështir bota të maîtrise Gjermaninë.

  3. BATON KITA says:

    EVROPËS i DUHET një USHTRI, sa për të DITUR

    se, pa mbështetjen e USA, gjuhë zyrtare (modeli FYROM) do ishte rusishtja. Rusishtja në gjithë Evropën e konceptit Macron.

  4. K9 says:

    A e ben dot Europa nje ushtri te perbashket?!
    Deri tani historia politike e “Europes se Bashkuar”, ka treguar qe Jo. Europa nuk ka aftesi te dominoje historine e saj. Projektet e saj burokratike, sollen nje degradim te gjere politik, ku diletantizmi, rracizmi, ksenofobia, tashme dominojne gjithe jeten politke te cdo therrmije europjane. Europa nuk ka asnje gjuhe te perbashket dhe qindra miljona qytetare europjane, qe me se shumti percmohen mes vetes, as qe merren vesh njeri me tjetrin, jo me te kene ideale te perbashketa, qe i nevojiten moralit te cdo ushtrie. Edhe pse Europa shpenzon 10 here me shume se Rusia per buxhetin e luftes, eshte nje shembull mizarabel deshtimi dhe mos eficence. Buxheti eshte copezuar neper dhjetra shtete, ku askush i vetem nuk i ben dot balle vendeve si Rusia, Amerika apo Kina. Asnje komande e centralizuar si Rusia, Amerika apo Kina! Asnje plan strategjik kontinental! Asnje admnistrim strategjik i fondeve! Qindra industri ushtarake nacjonale te shperndara ne dhjetra shtete, qe varrosin fonde, pa asnje rezulta strategjik, ndryshe nga Rusia, Amerika dhe Kina qe armet me te mira qe testohen, shperndahen njetrajtesisht ne te gjithe ushtrine.
    Gjermania dhe Franca jane te vetmet vende qe mund te prodhojne deri diku arme te nje teknologjie te larte, por a do te shpenzojne te gjithe shtete e europes qe te prodhohen ne shkalle masive keto arme, duke mbyllur fabrikat e tyre mediokre te armatimit, duke paguar vetem gjermanet dhe francezet e pasur, me fondet e tyre te varfra?!
    Qe pas luftes se dyte boterore, Europa eshte vasale e Amerikes dhe shtete si Italia apo Gjermania vazhdojne te jene nen kontrollin e forcave ushtarake amerikane. Bazat amerikane, ne europe, pervec atyre te NATOs, vazhdojne te jene edhe pas renies se rrezikut komunist, qe ishte preteksti i djeshem.
    Per sa i perket Rusise, cdo vend qe ka pak respekt per veten dhe nuk pranon te sillet si shte vasal i SHBAve, do te bente ate qe po ben Rusia. Ne fund te fundit NATO qe eshte nje aleance e armatosur, i eshte afruar rrezikshem kufijve te Rusise dhe ketu flasim per nje ushtri qe shpenzon gati 20 here me shume se sa Rusia dhe qe faktikisht eshte Pentagoni ne kufijte e Rusise, ne nje territor qe e konsideron koloni. Kur sheh qe SHBAte shpenzojne 10 here me shume se Rusia per buxhetin e luftes dhe Europa po aq, atehere duhet edhe te parashikosh reagimin e kujdo qe ke rrethuar, qe ne pritje per tu asgjesuar, nuk ka me asgje se cfare te humbe. Dhe kush mendon se ky eshte nje problem i Putin si individ, eshte idiot. Rusia edhe pas Putin do te sillet njelloj. Eshte ne ADNne e saj per te mos u nenshtruar, pasi nenshtrim per te do te thote asgjesim total.
    Shembullin e ka tek Europa
    qe nuk merr dot me asnje vendim strategjik. Mbrojtja kontinentale europjane eshte ne dore dhe komande te Pentagonit. Ne politiken e jashtme kontinentale, jane thjeshte vasale te interesave Amerikes. Komunikimi satelitar i Europes eshte ne dore te Amerikes. Korridoret oqeanike dhe ajrore globale jane ne dore te Amerikes, biles edhe korridoret energjitike te gazit dhe energjise qe furnizojne Europen, kontrollohen nga Amerika. Sot europa jo vetem qe eshte krejt e paafte te mbroje kufijte e saj, por edhe te ndale nje konflikt medioker, brenda etnive te saj, pa nderhyrjen e Amerikes. Kosove dhe IshJugosllavia, jane shembulli me ulerites, ku luftrat ne Europe vjen dhe i shuan Amerika.
    Perpara se te flasesh per Ushtri te perbashket europiane, duhet te dish kush je, ku shkon dhe kush jane te tjeret. Nese ushqehesh me fobi dhe parafabrikate propagandistike sherbetoresh, si ky analisti apo politikanet medioker europiane, atehere e ke humbur kontaktin me realitetin dhe ja ke lene fatin tend ne dore te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje