Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka përmbledhur në një video atë se çfarë ndodhi me opionistin e “Washington Post” dhe kritikun e princit të kurorës së Arabisë Saudite bin Salman, Jamal Khashoggi.
Sipas gazetës, gjithçka filloi me një kërkesë për dokumentet e martesës dhe më pas përfundoi në një vrasje brutale.
“Hetimi ynë i videos paraqet në një kohështrirje tërësore se si gazetari Khashoggi u vra nga personat që janë të lidhur me princin e kurorës saudite”, thekson gazeta.