“Më shumë Zvicër, më pak BE”, referendumi që i hap shtegun Brexit-it zviceran

16 Nëntor 2018, 12:56Bota TEMA

Një referendum i parashikuar të mbahet më 25 nëntor shihet si një test që do të përcaktojë sa e duan zviceranët BE-në. Elektorati në Zvicër do të shprehë mendimin e tij në lidhje me një masë të reformës kushtetuese, e cila i vendos ligjet zvicerane mbi traktatet ndërkombëtare.

Ata që kanë propozuar referendumin synojnë që nëpërmjet tij t’u japin më shumë peshë vendimeve të marra nga qeveria e Bernës ose nga qytetarët zviceranë, sesa rregullave që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Konsultimet popullore janë të zakonshme për Zvicrën, ku shpesh mbahen referendume për tema të ndryshme. Sidoqoftë, referendumi i  25 nëntorit mund të ketë një peshë më të madhe në të ardhmen e vendit, sepse mund t’i hapë rrugën njëfarë Swissexit-i nga një seri marrëveshjesh ndërkombëtare.

Më shumë Zvicër, më pak BE

Iniciativa e vetëvendosjes. Kështu e cilëson referendumin faqja zyrtare e qeverisë në internet. “Ligji zviceran para atij të huaj”, është slogani i organizatorëve të kësaj iniciative, të cilët përdorin edhe “Më pak BE, më shumë Zvicër”. Mes tyre është edhe UDC, parti e djathtë sovraniste, që në Zvicër ka prej kohësh një shumicë relative. Janë pikërisht marrëdhëniet konfliktuale me Brukselin ato që e kanë dhënë shtysën më të madhe për referendumin.

Projektligji që do t’u paraqitet votuesve për konsultim parashikon se “në rastet e papajtueshmërisë midis një nisme të miratuar me votim popullor dhe një traktati ndërkombëtar të nënshkruar, Kushtetuta do të prevalojë. Në rast të tillë, marrëveshja ndërkombëtare do të duhet të rinegociohet me vendet e përfshira në të dhe, në rast dështimi të negociatave, gjithashtu mund të anulohet”. Me fjalë të tjera, kjo është një lloj strategjie “Zvicra e para”, një lëvizje e zviceranëve për të krijuar një ndarje me partnerët e huaj.

Arsyet për po dhe jo

Përpara 25 nëntorit (ditë kur do të shyrtohen edhe propozime të tjera, përfshirë edhe disa të çuditshme si vendimi për të ndaluar prerjen e brirëve të lopëve dhe dhive), partitë dhe shoqatat zvicerane janë pozicionuar në lidhje me iniciativën e vetëvendosjes. Qeveria u ka kërkuar votuesve të mos e miratojnë pikën e referendumit që parashikon shmangien e ligjeve ndërkombëtare.

Sipas saj, në këtë mënyrë do të viheshin në rrezik shumë traktate ndërkombëtare që për Zvicrën kanë rëndësi vitale (p.sh. ato që rregullojnë marrëdhënien e shkëmbimit të lirë me BE-në). Fronti që mbështet miratimin e kësaj nisme ngul këmbë se vetëvendosja i ka sjellë gjithmonë mirëqenie, liri dhe pavarësi Zvicrës. (TemA TV)

2 komente në ““Më shumë Zvicër, më pak BE”, referendumi që i hap shtegun Brexit-it zviceran”

  1. mik says:

    Brexit = Britain Exit
    Grexit = Grecce Exit

    Zoti gazetar/e !! Brexit asht term vetem per Britanine, e jo per vendet e tjera.
    Mundesh me thane : Zvicerrexit, Swisexit apo si ta kesh qejfin ti, por jo Brexit.

  2. Jud Iskariot Demokrati says:

    Nuk ka faj kurva zvicer!
    Fajin e ka kurvpalluesi amerikan me hajdar atomik.
    Kur shpartallun hitlerin pse nuk ju futen edhe kurvices s vogel zvicerrane,ksaj dashnores s hitlerit dhe ta kishin zaptu dhe vasalizu.
    T ja kishin hap bankat dhe paret e pista zvicerrane t jua jepshin cifutve dhe viktimave t hitlerit sepse kurva zvicer flirtoji me hitlerin dhe fitoji pare nga lufta.
    Bota u vra zvicra boni pare .
    Pare gjaku.
    Fshati u dogj
    Kurva krifte flokt.
    Amerika duhet t ja shkatrroj bisnesin e pist kriminel mafjoz bankar zvicres ne mnyr qe ajo te shtroj bythen si pula e kotecit te gjel kokosh kendezi krenar triumfar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje