Presidenti i sapozgjedhur i Brazilit ka zgjedhur një ministër të Jashtëm, i cili beson se kauza e ndryshimit klimatik është një skenar marksist, që ka për qëllim të “ngurtësojë” ekonomitë perëndimore, për të promovuar rritjen e Kinës.
Ernesto Araujo ka qenë deri kohët e fundit një zyrtar i rangut të mesëm, i cili përmes blogut të tij i ka folur publikut për efektet e dëmshme të mishit të kuq, për naftën dhe seksin. Ai do të jetë diplomati nr.1 në vendin më të madh të Amerikës Latine, duke përfaqësuar kështu 200 milionë njerëz dhe vendin me biodiversitetin më të madh në botë.
Emërimi i tij si ministër i Jashtëm pritet të shkaktojë shqetësim te lëvizja për ndryshimin klimatik.
Brazili ishte vendi ku bashkësia ndërkombëtare u mblodh në vitin 1992 për të diskutuar reduktimin e emetimit të gazrave serrë. Diplomatët brazilianë kanë luajtur një rol vendimtar në kapërcimin e hendekut mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra, veçanërisht gjatë hartimit të marrëveshjes së Parisit në vitin 2015.
Por, kur qeveria e re të marrë detyrën në janar, në krye të Ministrisë së Jashtme do të jetë një njeri që beson se ndryshimi klimatik është thjesht një dogmë.
Në blogun e tij, Araújo deklaron se objektivi i tij është “të ndihmojë Brazilin dhe botën të çlirojnë veten nga ideologjia globaliste”, të cilën ai e sheh si anti-të krishterë.
Diplomati 51-vjeçar, i cili kurrë nuk ka shërbyer jashtë vendit si ambassador, thotë se politikanë të majtë, të cilët nuk i përmend me emër, e kanë marrë peng kauzën e ambientalizmit, për ta përdorur si mjet për dominim global.
“Kjo dogmë është përdorur për të justifikuar rritjen e fuqisë rregullatore të shteteve mbi ekonominë dhe fuqinë e institucioneve ndërkombëtare mbi shtetet dhe popullatat e tyre, si dhe për të shtypur rritjen ekonomike në vendet kapitaliste demokratike dhe për të nxitur rritjen e Kinës”, shkroi ai në një postim muajin e kaluar.
Në një tjetër postim në blogun e tij, ai thotë se e majta në Brazil shkon deri aty sa të “kriminalizojë seksin hetero dhe riprodhimin, duke thënë se të gjitha marrëdhëniet heteroseksuale janë përdhunim dhe çdo bebe e lindur është rrezik për planetin sepse do të rrisë emetimet e karbonit”. Ai pastaj vijon me akuza për “kriminalizimin” e mishit të kuq, vajit, kondicionerëve dhe filmave të Disney.
Retorika e tij e zjarrtë i bën jehonë asaj të vetë presidentit Bolsonaro, i cili fitoi 57.7 milionë vota të brazilianëve muajin e kaluar. Bolsonaro ka premtuar se do të ndërtojë një nga administratat më të djathta dhe do të afrohet më shumë me Trump dhe SHBA-të. (TemA TV)
Doli dhe nji burre tjeter qe i thote gjerat ashtu sic jane.Ngrohja globale eshte mashtrimi me i madh i te majteve,me ne krye Barraka Obama.
Ne qofte se CIA eshte vertet ajo qe kane pass thene keta duhet t’i eliminoje se jane shume me te rrezikshem per boten se ata gjoja ekstremistet qe na reklamo0jne perj kaq vitesh