VIDEO/ Momenti tronditës kur dallga përplaset në pallat dhe shkatërron ballkonet deri në katin e 3-të

19 Nëntor 2018, 22:00Bota TEMA

Dallgët e mëdha kanë shkatërruar ballkonet e ndërtesave, duke arritur deri në katin e tretë të apartamenteve në ishullin Tenerife të Spanjës.

Videoja shfaq dallgët e mëdha ku nga erërat e forta godasin me shpejtësi të madhe bllokun e apartamenteve në qytezën Mesa del Mar, në pjesën veriperëndimore në ishullin spanjoll.

Afro 65 apartamentet të dy blloqeve rrezikohen të shkatërrohen nga dallgët, dhe për këtë arsye janë evakuuar banorët ka njoftuar kryetari i komunës Alvaro Davila.

Kryetari i komunës gjithashtu ka njoftuar se askush nuk është lënduar, edhe pse tashmë 40 persona janë evakuuar nga apartamentet.

Garichico njihet si një zonë e prekur nga dallgët e detit, ku rrugët shpesh shndërrohen në lumenj siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje