Instagram dhe Facebook bllokohet për mijëra përdorues

20 Nëntor 2018, 16:34Hi-Tech TEMA

Si Facebook edhe Instagram kanë pasur probleme për minuta të tëra duke pasur shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen dhe të vijojnë normalisht “punën” e tyre në këto rrjete sociale.

Përdorues të shumtë thanë se drejtimi për në faqen kryesore të Facebook-ut tregonte vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”. Dhe përdoruesit e Instagram-it zbuluan se shërbimi i uebit nuk hapej, megjithëse aplikacioni duket se po funksiononte.

Nuk është e qartë nëse dy ndërprerjet ishin të lidhura, edhe pse ato janë të dyja pjesë e rrjetit të gjerë të kompanive të Facebook.

1 komente në “Instagram dhe Facebook bllokohet për mijëra përdorues”

  1. ? says:

    Njerëzit u janë kthyer lojrave vidéo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje