Kosova nuk arrin të anëtarësohet në INTERPOL

20 Nëntor 2018, 10:58Rajoni TEMA

Kosova nuk ka arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që po mbahet në Dubai.

Në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional.

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

“Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti”, theksohet në reagim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar ndaj kundër-fushatës së Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke theksuar se dështimi i anëtarësimit është humbje për gjithë rajonin.

“Policia e Kosovës është institucion i integruar dhe i aftë dhe është dëshmuar në ndihmën e luftimit të terrorizmit ndërkombëtar, krimit kibernetik, narkotikëve, armëve dhe luftimit të rrjeteve të trafikimit të njerëzve. Shumica e shteteve e kanë parë këtë dhe kanë përkrahur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, në përballje me kundër-fushatën e udhëhequr nga Serbia, për t’i shtyrë shtetet të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës”.

“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL nuk ka qenë arsye për njohjen e pavarësisë së Kosovës, por për forcimin e sundimit të ligjit, bashkëpunimit dhe përmbylljes së zbrazëtirës kritike të sigurisë në Ballkan. Me këtë rezultat, të gjithë humbim”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tani, më shumë se kurrë, të dyja palët duhet të rrisin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për normalizim të plotë, që është mënyra e vetme për tu integruar në Bashkimin Evropian. Në përfundim, ne i shtyjmë që t’ju ikin provokimeve dhe të punojnë bashkë për një marrëveshje”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Në vigjilje të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Dubai, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli si dhe zyrtarët e lartë në Qeverinë e Kosovës ishin shprehur të bindur se Kosova kishte siguruar votat për anëtarësim. Por, rezultati i votimit e dëshmoi të kundërtën.

Gjatë gjithë kohës së përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, diplomacia e Serbisë ishte angazhuar në kundër-lobim për të penguar këtë anëtarësim.

Mos pranimin e Kosovës në Interpol, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq,e ka quajtur fitore të madhe të Serbisë.

“Jam shumë krenar për këtë. Dua t’i falënderoj të gjitha ato shtete që së bashku me ne e kanë votuar këtë fitore dhe që i kanë përballuar presionet e mëdha të vendeve të mëdha dhe të fuqishme, të cilat kanë votuar në favor të Kosovës”, ka thënë Stefanoviq.

Përndryshe, Kosova fillimisht ka aplikuar për t’u anëtarësuar në INTERPOL më 2010 dhe ka përsëritur kërkesën pesë vjet më vonë. Më 2017, Kosova pati hequr dorë nga  kërkesa për pranim në këtë organizatë, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme. (rel)

5 komente në “Kosova nuk arrin të anëtarësohet në INTERPOL”

  1. Mbreti says:

    Pun e madhe, Mjafton Kosova qe iu ka vene Takse mallrave Serbe, cdo dit 1 Milion Euro perfiton! Me ne fund nje hap i dhjetfishte perpara!

  2. Messerschmidt says:

    Interpoli eshte nje organizate mafjoze rraceshjeresh gererrrroooo arrixhinjsh!
    me mire qe nuk jeni atje.

    1. Klimax says:

      Si perralla e dhelpres me rrushin edhe “arsyetimi” yt!

  3. fabulist says:

    Kush e din fabulen …… “Dhelpra dhe rrushte” ….. ???!!!! Sot ne shqiperi nga brezi i ri zor se mund te gjesh ndonje qe ka lexuar fabulat e Ezopi-t !!!!! Keta te dy te mesipermit bejne pjese (personazhe) te fabules ne fjale . Ehabiteshme se me ç’fare kaviesh eshte perziere ky vend !!

  4. Alban says:

    We kur my Pacolli ka here ne qeveri ska njohje, no UNESCO dhe tani jo Interpol. Ky po merr pare nga Rusia. Spiun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje