Mundësitë e një recesioni në SHBA

20 Nëntor 2018, 22:30Bota TEMA

Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit përsëri në dhjetor, ndjekur nga 3 ndërhyrje të tjera vitin e ardhshëm, megjithatë shumica e ekonomistëve të anketuar nga Reuters presin ende që të ngadalësoje ritmin e tkurrjes monetare.

Probabiliteti i një recesioni në SHBA gjatë 2 viteve të ardhshme, pavarësisht se i ulët, është rritur në 35%, sipas një sondazhi të Reuters, nga 12% që qëndronte një vit më parë. 

Ndërkohë që shumë ekonomi të zhvilluara po ngadalësohen, rritje e ekonomisë më të madhe në botë është ende e fortë,  duke marrë nxitje nga ulja e taksave me 1.5 trilionë dollarë dhe norma e papunësisë më e ulët në 50 vite. 

Megjithatë, kjo performancë pritet të nisë ngadalësimin në vitin e ardhshëm, ndërkohë që lufta tregtare me Kinën nuk po ndalon.

Produkti i Brendshëm Bruto pritet të rritet me një normë vjetore prej 2.7% në tremujorin e katërt, në rënie nga 4.2% në të dytin dhe 3.5% në të tretin. Rritja ekonomike projektohet të ngadalësohet në 2% përgjatë 2019-ës dhe në 1.8% në mes të 2020-ës.

Lufta tregtare me ekonominë e dytë më të madhe në botë ka nisur të godas ekonomitë e varura nga eksportet si Gjermania dhe Japonia.

Përmbysja e bursave gjatë kohëve të fundit,  bëri që analistët të prisnin një zbutje të komunikimit nga Rezerva Federale në takimin e Nëntorit, por banka qendrore nuk u tërhoq, raporton SCAN.

Të gjithë ekonomistët e anketuar nga Reuters presin që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 0.25% në Dhjetor. Megjithatë, sondazhi tregon se në fund të 2019-ës, ritmi i tkurrjes monetare do të ngadalësohet.

1 komente në “Mundësitë e një recesioni në SHBA”

  1. ?? says:

    I kanë njerëzit kontot bankare plot. ,të ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje