RAPORTI: DASH shton Venezuelën në listën e zezë të mbështetëseve të terrorizmit

20 Nëntor 2018, 11:59Bota TEMA

Qeveria e SHBA do të shtojë Venezuelën në listën e sponsorëve të terrorizmit, raportoi gazeta amerikane ”The Washington Post”.

Në këtë listë, që aktualisht përfshin vetëm Iranin, Korenë e Veriut, Sudanin dhe Sirinë, do të shtohen edhe vende që “në mënyrë të përsëritur kanë siguruar mbështetje për aktet e terrorizmit ndërkombëtar”, raporton ata.

Ligjvënësit republikanë, përfshirë senatorin Marco Rubio, kanë pretenduar lidhjet mes qeverisë venezueliane dhe grupeve të tilla si lëvizja shiite Hezbollah dhe ish-rebelët e lëvizjes kolumbiane FARC, sipas zyrtarëve amerikanë.

”Departamenti i Shtetit i SHBA ka kërkuar nga agjenci të ndryshme për reagime mbi përcaktimin”, shtoi gazeta duke theksuar se zyrtarët refuzuan të thonë nëse është marrë një vendim përfundimtar.

Përfshirja e Venezuelës në listë do të jetë masa e fundit e marrë nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump kundër qeverisë venezueliane të presidentit, Nicolas Maduro që prej mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Uashingtoni ka shprehur kritikën e tij ndaj Maduros duke e quajtur atë një diktator dhe duke e vënë në listën e zezë të liderëve që përfshin edhe presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe liderin Kim Jong Un të Koresë së Veriut.

1 komente në “RAPORTI: DASH shton Venezuelën në listën e zezë të mbështetëseve të terrorizmit”

  1. ? says:

    Duhet të gjithë të jemi një zëri për të arrdhmen e brezave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje