Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron $1.8 miliardë

19 Nëntor 2018, 22:15Bota TEMA

Ish- kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg njoftoi se po i dhuron 1.8 miliard dollarë Universitetit Johns Hopkins, për të rritur ndihmën financiare ndaj studentëve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Universiteti në Baltimore të shtetit Maryland tha se kontributi i zotit Bloomberg për shkollën ku ai vetë ka kryer studimet, është më i madhi që i është dhënë ndonjëherë një institucioni arsimor në SHBA.

Me këtë shumë, thanë zyrtarët, universiteti do të mund të eliminojë kreditë studentore duke filluar nga vjeshta e ardhshme dhe do të ofrojë bursa të cilat nuk ka nevojë të shlyhen.

Sipas tyre, universiteti do të zbatojë parimin e pranimit të studentëve në bazë të rezultateve, pa marrë parasysh nëse janë ose në gjendje të paguajnë.

Zoti Bloomberg tha se shpreson që paratë të lehtësojnë barrën e borxhit për ata që diplomohen.

5 komente në “Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron $1.8 miliardë”

  1. anastasi says:

    E pac hallall zoti Bloombergu,rrofsh e qofsh sa malet “EVEREST”Ti ke qene,je dhe do jesh njeriu me i madh ne Amerik

  2. Bureto says:

    Ja ç’i bëjnë paratë miliarderët!

  3. Kris 1 says:

    Te gjithe amerikanet e shtreses se pasur kontribojne per shkpllat dhe shtresat ne nevoje.Eshte solidariteti i kombit amerikan.Blomberg eshte nje shembulli shkelqyer i bamiresise.
    Tifozet skocez dhuruan ne shqiperi 500 paund per femijet ndersa qeveritaret dhe politikanet shqiptare boshatisinbuxhetin per luks apo per te mbajtur ne kembe kurvopartite

  4. jon says:

    Kejo eshte shkalla e pare qe disa se kapercejne dot. Fjala “dhurate”. Me te vertetet dhurate? Dikush ne keto kohe moderrne duhet te jete ose budalla ose naive te besoje ne dhurata. Sigurisht qe ka shume pak njerez qe me te vertete dhurojne por gjithone rrine anonime, kurse keta qe gjoja dhurojne dhe gjithe bota e merr vesh kane qellime te tjera. Qe nga invazioni financiar, korrupsioni deri tek influenca politike. Kejo eshte nje nga arsyet e “dhuratave” qe universitete ne USA jane kthyer ne beteja lufte midis liberaleve dhe konservativeve , midis rrepublikaneve dhe denokrateve, midis socialisteve( komunisteve) dhe kapitalisteve.

  5. Santa Quaranta says:

    Kete veprim do te beje edhe Samir Mane por po pret te grumbulloje shumen qe akoma nuk i ka mberritur tek miliardi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje