Turqi, arkeologët gjejnë një shpatë... vikingësh

20 Nëntor 2018, 10:52Lifestyle TEMA

Arkeologët turq kanë zbuluar një shpatë që daton para një mijë vitesh gjatë kërkimeve në qytetin e lashtë Patara në provincën turistike mesdhetar Antalya në jug të Turqisë, raporton AA.

Udhëheqësja e ekipit gërmues, Havva Işkan Işık nga Universiteti Akdeniz, tha për AA se kanë identifikuar një shpatë vigingësh nga shekulli i nëntë apo i dhjetë.

Işık tha se ata kanë kryer aktivitete gërmimi për 30 vjet dhe kanë zbuluar prova të rëndësishme arkeologjike deri më tani.

“Gjetja e një shpate vikingësh në një qytet port në rajonin e Mesdheut është e një rëndësie të madhe”, tha ajo.

Işık theksoi se shpata paraqet një çelës për të kuptuar mënyrën se si vikingët i kanë shërbyer Perandorisë Romake Lindore, duke shtuar se gjatësia e ruajtur e shpatës është 43,2 centimetra.

Shpata gjendej brenda një këllëfi prej druri, tha Işık, dhe mund ketë qenë i lënë në varrin e një ushtari viking.

Sipas hulumtimeve, shpatat e vikingëve në këllëfë druri liheshin në varre si “dhuratë për të vdekurit”, tha ajo.

2 komente në “Turqi, arkeologët gjejnë një shpatë… vikingësh”

  1. Messerschmidt says:

    Nuk eshte shpate wikingesh por eshte shqiptaresh rracdhjere gerrrrrke!

  2. u dhime duke qesh says:

    Nuk eshte vikinge eshte grekqire, e ka prodhuar Karatzaferis Pisoglendaqis nga Sapunaqis ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje