"Njeriu i vitit në TIME?", Trump: Kush tjetër veç meje?

21 Nëntor 2018, 14:35Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, është i bindur se do të jetë në kopertinën e revistës “Time” si njeriu i vitit 2018. Dy vjet pasi e mori këtë titull nga e njëjta revistë, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se mund të jetë sërish në kopertinë.

Revista Time ka dhënë tradicionalisht në fund të çdo viti, që prej vitit 1927, çmimin Burri i Vitit, një titull që në vitin 1999 e ndryshoi në Njeriu i Vitit. Mark Zuckerberg, Angela Merkel, Vladimir Putin, Papa Françesku, Jozef Stalini, Adolf Hitleri, Barak Obama (dy herë) dhe Trump janë disa nga liderët që e kanë marrë këtë titull.

TIME thotë se ky titull nuk është një çmim, por thjesht një mënyrë për të vlerësuar një person me ndikim të fuqishëm “për më mirë ose për keq”. Pavarësisht kësaj, në përgjithësi ai është konsideruar si nderim për ata që janë zgjedhur.

I pyetur të martën se kush mendonte se e meriton titullin e këtij viti, duke iu referuar vetes në vetë të tretë, Trump tha se nuk mund të imagjinonte dikë tjetër.

“Nuk imagjinoj njeri tjetër veç Trump-it. A mund të imagjinoni ju tjetër veç tij? Ë?”, tha Trump. (TemA TV)

1 komente në ““Njeriu i vitit në TIME?”, Trump: Kush tjetër veç meje?”

  1. Klimax says:

    Me qesharaku i vitit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje