Jeff Bezos dhuron 97.4 miliardë dollarë për të pastrehët

21 Nëntor 2018, 09:47Bota TEMA

Jeff Bezos u vjen në ndihmë të pastrehëve.

Numri një i “Amazon” u ka dhënë 97.5 milionë dollarë 24 shoqatave të bamirësisë që u vijnë në ndihmë të pastrehëve.

Shuma është pjesë e fondit të bamirësisë “Day One” (Dita e Parë), me një vlerë totale prej 2 miliardë dollarësh.

“Donacionet do të mbështesin organizatat që punojnë për t’u ofruar një strehë familjeve që nuk kanë shtëpi, për t’i ndihmuar në këtë mënyrë të ecin me këmbët e tyre”, thotë Bezos.

Themeluesi i gjigantit të shitjeve online “Amazon” është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 137.6 miliardë dollarë.

Revista “Forbes”, e cila bën do vit klasifikimin e më të pasurve të planetit e rendit atë në krye të listës, i ndjekur nga Bill Gates dhe Warren Buffet. (TemA TV)

2 komente në “Jeff Bezos dhuron 97.4 miliardë dollarë për të pastrehët”

  1. Shvejk says:

    Miliard apo milion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje