Alarmi i OBM: Emetimi i gazeve serrë në nivele rekord, nuk ka më mundësi për veprim

22 Nëntor 2018, 15:26Bota TEMA

Gazet serrë shënojnë një rekord të ri dhe nuk ka shenja për ndryshim të trendit të deritanishëm.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) bën të ditur se përqendrimet mesatare të dioksidit të karbonit në botë arritën në 405.5 pjesë për milion në vitin 2017, me një tendencë në rritje të vazhdueshme (400.1 pjesë për milion në 2015).

Nëse nuk reduktohet emetimi i gazrave serrë, thotë sekretari i përgjithshëm Petteri Taalas, “ndryshimi i klimës do të ketë ndikime gjithnjë e më shkatërruese dhe të pakthyeshme në jetën në Tokë”.

Sipas buletinit, edhe përqendrimi i metanit dhe oksidit të azotit (N2O) ësht rritur.

Për më tepër, edhe pse ekziston një marrëveshje rregullatore të pranuar ndërkombëtarisht, është regjistruar një rritje e CFC-11, një substancë e fuqishme me efekt serrë, përgjegjëse për dëmtimin e shtresës së ozonit.

“Dritarja e mundësisë për veprim pothuajse është mbyllur”, paralajmëron Taalas duke shtuar se “herën e fundit që Toka përjetoi një përqendrim të dioksidit të karbonit (CO2) në nivele të tilla ishte 3-5 milionë vjet më parë”. (TemA TV)

1 komente në “Alarmi i OBM: Emetimi i gazeve serrë në nivele rekord, nuk ka më mundësi për veprim”

  1. ???? says:

    India dhe Kina ndosin atmosferën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje