Shefi i agjencisë ushtarake të Rusisë, GRU, e cila është akuzuar nga Perëndimi për sulme të ndryshme, ka vdekur pas një “sëmundjeje”, bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
Igor Korobov, 62 vjeç, e ka drejtuar agjencinë e inteligjencës ushtarake që nga viti 2016. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citon ministrinë , sipas të cilës Korobov është bërë hero i Rusisë për shërbimin e tij në detyrë.
GRU është agjencia që Britania akuzoi për përpjekjen për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij me një agjent nervor në qytetin Salisbury, në verën e këtij viti.
Holanda gjithashtu e ka akuzuar të njëjtën agjenci se është përpjekur të hakerojë organizatën mbikqyrës të armëve globale, me seli në Hagë.
Agjencitë inteligjente amerikane kanë akuzuar gjithashtu se agjencia e drejtuar nga Korobov është përpjekut të hakerojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Por Rusia i ka mohuar të gjitha akuzat.
Korobov ishte veteran ushtarak sovjetik, i cili ka shërbyer në forcën ajrore dhe sipas biografisë së tij zyrtare, ka nisur të punojë për GRU në vitin 1985.
GRU, e themeluar fillimisht si drejtori e regjistrimit në vitin 1918 pas revolucionit bolshevik, është një nga tri agjencitë kryesore të inteligjencës të Rusisë, së bashku me Shërbimin Federal të Sigurisë dhe Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme SVR. (TemA TV)
Politika ka pasoja nëse nuhaten parregullsi.
stil i vjeter orthodox0-oriental, te perdorin pastaj te eliminojne per te zhdukur cdo gjurme krimi