Serbia tenton të ulë tensionet, Vuçiç iu përgjërohet shqiptarëve: Ju lutem, hiqni masat kundër nesh

22 Nëntor 2018, 11:05Rajoni TEMA

Autoritetet e Kosovës kanë ashpërsuar masat kundër mallrave të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në Beograd mendohet se këto masa do të dëmtojnë më shumë Kosovën se ekonominë e Serbisë.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ngritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100% është komentuar në Beograd si një kundërpërgjigje ndaj dështimit për anëtarësim në Interpol dhe një hakmarrje për këtë dështim diplomatik. Beogradi e sheh këtë hap si një masë politike që nuk ka lidhje me ekonominë. Ndaj ka kërkuar reagime shumë të ashpra të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit.

Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 440 milionë euro, ndërsa importon mallra në vlerë prej rreth 21 milionë në vit. Ky çekuilibrim po zgjat me vite të tëra, ndaj shtrohet pyetja pse ky vendim në këtë moment, kur dihet se me ngritjen e taksave do të ngrihen edhe çmimet e mallrave në Kosovë dhe mund të bie standardi i jetës? Në Serbi thuhet se këto masa janë një rast precedent në ekonomi dhe nuk kanë logjikë ekonomike.

Pa masa reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar menjëherë pas vendimit me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë, ata të vendeve të kuintit – Gjermani, SHBA, Francë, Britani e Madhe dhe Itali, si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Njëkohësisht ai ka organizuar edhe takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas të cilit tha se Serbia nuk do të përgjigjet me kundërmasa ndaj Kosovës. Por ajo është “tepër e shqetësuar për pozitën e serbëve në Kosovë si dhe për sigurinë në rajon”.
Presidenti Vuçiq tha se këto masa “e bllokojnë praktikisht tregtinë mes Serbisë dhe Kosovës“ dhe se “Prishtina ka për qëllim të dëbojë serbët dhe të detyrojë Beogradin të kapitulojë“. Presidenti i Serbisë i dërgoi lutje shqiptarëve të Kosovës që të tërheqin këtë vendim. “Ju lus sikur Zotin, që të tërhiqni këto masa”, tha ai me shpjegimin se “të gjithë kemi nevojë për paqe”.

Hakmarrja për shkak të Interpolit 

Autoritetet serbe thonë se këto masa nuk janë hakmarrje për mospranimin e Kosovës në Interpol. Por koha e marrjes së vendimit përputhet me këtë vendim, sepse masat janë ndërmarrë vetëm një ditë pas hedhjes poshtë të kërkesës së Kosovës për anëtarësim.

Drejtori i Institutit për Çështje Evropiane, Naim Leo Beshiri thotë se Serbia ka festuar humbjen diplomatike të Kosovës në Interpol, ndërsa disponimi në Kosovë ka qenë krejt ndryshe. „Autoritetet e Kosovës kanë dashur me këtë vendim populist që të tërheqin vëmendjen nga dështimi i Ministrisë së Jashtme për anëtarësimin në Interpol. Ndaj kanë vendosur që t’i kundërpërgjigjen Serbisë me masat e mundur dhe të ngrejnë taksat 100%”, thotë Beshiri.

Reagimet ndërkombëtare

Autoritetet në Beograd janë të mendimit se ky vendim  është një provokim shumë i madh i Prishtinës. Ndaj presin nga BE që të dëshmojë kredibilitetin e saj. Krerët e BE, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, kanë kërkuar nga Prishtina që menjëherë t’i anulojë këto masa. Por Beogradi mbetet skeptik dhe mendohet se ndoshta nuk do të ketë kurfarë suksesi ky presion ndaj Prishtinës – pa një presion aktiv nga SHBA.

Ambasada amerikane në Beograd ka shprehur shqetësim për këtë masë me shpjegimin se gjërat e tilla cënojnë stabilitetin afatgjatë në rajon. Në Beograd mendohet se ky është një test shumë serioz për BE-në.
Ministri i Tregtisë, Rasim Ljajiq thotë se “BE deri tani ka ushtruar presion jo atje ku duhet, por atje ku mundet“. Naim Leo Beshiri mendon se kjo masë e qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me dy marrëveshje – atë të CEFTA dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociim-it.

Presion ndaj Serbisë dhe Perëndimit

Ngritja e taksave kuptohet në Beograd edhe si një masë presioni ndaj Perëndimit dhe Serbisë, me mesazhin se gjërat e tilla do të ndodhin përderisa nuk arrihen qëllimet politike të Kosovës. Nëse shikohen qëllimet afatshkurtëra të Prishtinës, ata duan të fitojnë liberalizimin e vizave. Ndërsa në plane më afatgjata është synimi për rrumbullakësimin e pavarësisë, një projekt i cili kohët e fundit është futur në qorrsokak.

Në Beograd dëgjohen edhe disa tone më dramatike, të cilat masat e fundit të Prishtinës i shohin si një lloj shpallje lufte me tendencë ushtrimin e presionit ndaj serbëve në Kosovë. Disa analistë nënvizojnë se skena politike në Kosovë është në kaos dhe se ata janë të frustruar, që mund të cënojë sigurinë në rajon.

Por Naim Leo Beshiri megjithatë është optimist. Ai beson se masat do të tërhiqen. “Besoj se masat do të tërhiqen brenda disa orësh apo ditësh, e jo javësh apo muajsh. Vendimi më shumë do të dëmtojë interesat e Kosovës, sesa ekonominë e Serbisë. Shkelja e MSA-së do të thotë që Kosova nuk mund të përfitojë liberalizimin e vizave, që është interesi numër një i qytetarëve të Kosovës. Nuk ka pra asnjë shkak që këto masa të zgjasin”, pohon ai.

9 komente në “Serbia tenton të ulë tensionet, Vuçiç iu përgjërohet shqiptarëve: Ju lutem, hiqni masat kundër nesh”

  1. BR says:

    Serbia dhe cetniku Vucic nuk po tentojn qe ti ulin tensionet, o shyqiperi inferiore e jo rrall vazale! Vucici e serbia lakmojn lekun e kosovarve. Na duan vetem si kafsh nen sundim e tyre. Duan te na shesin mallera si shtave pa tru.

    1. Seni says:

      Cfare kompleksi paske mer burr??? papapapa

      po servet kane mbush kosoven me kurva dhe prostituta serve, mos harro, keshtu qe harroje ate termin e ” sundimit”

  2. ????? says:

    Sërbia vazhdon politikën Kore e Veriut&Kore e Jugut duke u bërë e padurueshme me të njejtin avaz që prej kur Lituanie i dha statusin për ne BE.

  3. vang says:

    Te kundraligjeshme qenkan masat e qeverise se Kosobes por blokaden qe i ben Serbija perse e lejon BE? Qeveria e Kosoves te kujdeset qe mos te marri here tjeter mallra serbe qe ata te fitojne dhe KOSVA te kete nje fitim 22 here me pak.

  4. mik says:

    Na Shqiptaret, nuk kena unitet, nuk kena dashni per njeri tjetrin. Na jena te gjith kunder te gjitheve.
    Gjithmone do jemi fundi i Evropes.

  5. Kuq e zi says:

    Ky duhej te ishte akti i pare i kosoves pas pamvarsise
    Sepse ata po me fitimet tona kane bete lobing kunder kosoves
    Ckuptim ka pamvarsia nga serbia kur nuk i preket asnje qindarke nga fitimi i tregut ne kosove?
    Bile eshte me mire se para luftes sepse tani korr vetem fitim dhe zero pergjegjsi
    Si balancim kosova dhe shqiperia duhet te bejne nul tarifat doganore perndryshe ka te drejte vucic qe kosova do e pesoi pasi cmimet do rriten po nuk u zevendesuan mallrat serbe me mallra te vendeve te treta

  6. BRSS says:

    BRAVO RAMUSH MOS I TOLERONI ASNJE FIJE FLOKU SKAN ÇA BEJN TJU RRUAJN KARIN EDHE KETYRE SHKERDHATAVE TE BRUKSELI QE LOZIN ME DY PORTA ROBT QIJANI MERI VENDIM PER BASHKIM TE TROJE SHQIPERI KOSOVE DHE SERBI DHE EUROPA TE NA RRUAJ KARIN

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Po pse kush humbet me shume ai qe eksporton 440 miljon ne vit apo 21 miljon?!?! E di cfare presjoni ke kur ste leviz malli dhe te kalbet?!?! U hodhen pikerisht tek pakicat e tyre qe ata do vuajn.. Sikur kosovaret I ka bere lopa.. Maqedonia sja blen dot gjith ate mall, Kroacia e shef me perbuzje, Hungarezi sblen mall te skaduar dhe te dobet.. Kurse Kosova ka pozicjon gjeografik te gjej market te ri.. Une si kuptoj serbet, ju lutem sikur Zotin thote, dhe ngrejne dolli qe ta pengojne ate. Te cuditshem.. Jo, jo vazhdoni hembargon, se ashtu eshte..

  8. Ledio says:

    Nqs Kosoves i behet presion , aplikoni bojkot to plote te mallrave Serbe qe po i vrasin shqiptaret dite per dite edhe avash -avash me produkte kanceroze . Sa kohe ju duhet ju politikaneve moter .. qe te kuptoni qe Serbi na do pa ushtri, polici, ekonomi, spitale, struktura te tjera mbrojtje, me nje fjale na do te vdekur. Shkoni edhe bleni 1kg miell qe vjen nga Serbia edhe bejini analizat, shkoni beni analizat e ilaceve qe ju japin qe nga Tom Dishi e me rradhe e do kuptoni qe na duan te vdekur qe te gjitheve pa dalkim feje , krahine edhe ideje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje