FOTOT/ Brenda fisit që ka mbetur në “epokën e gurit” dhe ku vizita është vdekjeprurëse (dhe rasti i misionarit amerikan, që e vranë)

23 Nëntor 2018, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT/ Brenda fisit që ka mbetur në “epokën e gurit”

Sentineli është një ishull në Indi, i vetmi në botë që nuk është vizituar ende nga njerëzit.

Shkaku? Aty jeton një fis i egër prej mijëra vjetësh, që nuk mirëpret askënd.

Ata qëllojnë këdo që afrohet, me shigjeta të helmuara, shigjeta dhe hanxhar.

Rasti më i fundit ishte ai i misionarit 26-vjeçar amerikan, John Allen Chau, që vendosi të shkojë tek ky fis për t’iu folur për Krishtin.

Pavarësisht se ai e dinte rrezikun, Chau tha se e ndjente si thirrje që duhej t’u fliste atyre për krishtërimin, dhe pavarësisht shigjetave në drejtim të tij, ai vendosi të shkonte para.

Dhe nuk u kthye më, pasi për banorët e këtij ishulli, ka vetëm një ligj: Të mos afrohet askush, ndryshe vdes.

Banorët e këtij ishulli nuk kanë asnjë kontakt me njerëzimin dhe qeveria e Indisë e ka shpallur të paligjshme shkuarjen atje.

Kjo, jo vetëm se ata të vrasin, por edhe se mund të preken shumë lehtë nga sëmundjet e njerëzve “normalë”, si gripi, i ftohti, apo fruthi, që do ta zhduknin komplet si fis, pasi ata nuk janë rezistentë ndaj tyre.

Fisi misterioz

Sentinelezët ishin një nga fiset më misterioze në botë, para se të vrisnin misionarin amerikan John Allen Chau, që po përpiqej t’i kontaktonte dhe përhapte fenë e tij të krishterë.

Por shumë pak dihet për fisin e izoluar, pasi ata vrasin e gjuajnë me shigjeta këdo që afrohet aty me anije. Madje përpiqen të sulmojnë edhe aeroplanët që fluturojnë ulët ose helikopterë në misionet e zbulimit.

Ata jetojnë në izolim të plotë dhe mendohet të kenë emigruar aty rreth 50.000 vite më parë.

Sentinelezët, që konsiderohen pjesë e fisit të fundit para neolitit, kanë hedhur poshtë civilizimin modern dhe nuk kanë kontakt me botën e jashtme.

Ekzistojnë pak fotografi ose video, dhe as nuk dihet se si e quajnë veten.

Megjithatë, një gjë është e sigurt. Reputacioni i tyre është i frikshëm.

Ata kanë vrarë çdo të jashtëm që iu është afruar ishullit indian. Në vitin 2006, fisi vrau dy burra që peshkonin ilegalisht në ujërat e Gjirit të Bengalit.

Sentinelezët përdorin shtiza, harqe dhe shigjeta për të gjuajtur kafshët në ishullin e vogël të pyllëzuar dhe mbledhin bimë e pemë për të ngrënë dhe ndërtuar shtëpi.

Fqinjët e tyre më të afërt jetojnë më shumë se 50 kilometra larg.

“Sentinelezët duan të qëndrojnë vetëm,” tha antropologu Anup Kapur.

Dijetarët besojnë se ata emigruan nga Afrika afërsisht 50.000 vjet më parë, por shumica e detajeve të jetës së tyre mbeten plotësisht të panjohura.

“Ne as që e dimë se sa banorë ndodhen atje,”-tha Anvita Abbi, e cila ka kaluar dekada duke studiuar gjuhët fisnore të ishujve Andamane dhe Nicobar të Indisë.

Nuk e dimë se çfarë gjuhe flasin, sa e vjetër është gjuha e tyre. Askush nuk ka qasje në këtë informacion. Pse duhet të shqetësojmë një fis që ka jetuar vetëm për dhjetra mijëra vjet.”

India ka ndaluar me ligj çdo njeri që ti afrohet ishullit.

Çdo kontakt me fisin e izoluar mund të jetë i rrezikshme, thonë dijetarët, pasi banorët e ishullin nuk kanë rezistencë ndaj sëmundjeve që kanë të huajt.

(TemA)

8 komente në “FOTOT/ Brenda fisit që ka mbetur në “epokën e gurit” dhe ku vizita është vdekjeprurëse (dhe rasti i misionarit amerikan, që e vranë)”

  1. Indigjeni says:

    Pas disa vjetesh ne ishull do ndertohet nje kishe per nder te Shenjtit-misionar dhe banoret e ishullit do te shkojne ne kishe , ku do te mesojne per “bamiresite” e “mbrekullite” qe beri shenjti dhe keshtu do te mesojne per “historine” e tyre. “Histori” te tilla gatuajne me qejf dhe fqinjet tane jugore , qe te na thone me pas sipas tyre historine tone. Per fat te mire e dime mire historine tone, pamvaresisht perrallave qe gatuajne .

  2. Illyrian says:

    Pse nuk shkon hiresia e tij, Anastas Janullatos, të marri një vete karofagosin, Dulen, Klimax, e ca helaqë të tjerë, dhe të përhapin orthodhoxinë!? Ti vërë këta njerëz në rrugën e zotit.

    1. Hm says:

      O ilirislam o dyber i muhamutit. Gëlltit ndonjë kar dhe mbytu

  3. Kollodoku says:

    Oooo chau, to cau ujku te cau.
    Car pidhin e satom deshe atje? S’te pelqente America, as po skishe car te deje me ne Amerika. Kar me zile

  4. VERI says:

    .. NUK KA MUNDESI QE “NATO ” ME NE KRYE ..! AMERIKANET TE MOS KETE DIJENI PER JETEN QE BEJNE KETA NJEREZ NE ISHULL ..!

  5. Hm says:

    Kur flasin dhe dylberat e muhamutit…

  6. Ikarus says:

    Hm , po na skermit dhembet se gjithmone ju dylberat Kozmait e keni pasur mire me dylberet e muhametit kur behet fjale per ti bere keq ketij vendi por te verteten nuk e shtremberoni dot , shqiptaret tre gjera te rendesishme i bashkojne atdheu, gjuha dhe historia e te pareve te tyre ,kete ta dini mire . si zhbeni dot kurre si komb.

  7. HM ha mut rrac e perdhunume nga pedofilat e varileshi……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje