Gjermania dhe Franca kanë pranuar që të prodhojnë së bashku një avion të ri luftarak europian, deklaroi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.
“Prodhuesit e avionëve, ‘Airbus’ dhe ‘Dassault’ do të punojnë mbi një koncept të përbashkët për një sistem mbrojtjeje ajror në një studim paraprak”, njoftoi Ministria në një deklaratë të publikuar pas takimit të hënën mes ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen dhe homologes së saj franceze, Florence Parly.
Në të kaluarën dy vendet kishin krijuar modele avionësh konkurrentë, ku Franca përdorte avionët “Rafale” të prodhuar nga “Dassault” ndërsa Gjermania modelet “Eurofighter” të Airbus.