Lulzim Basha ka urdhëruar zgjedhjen e kryetarëve të PD dhe zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në datën 15 dhjetor.
Sipas një agjende të vendosur nga ai personalisht, nga nesër fillojnë zgjedhjet në shumë degë, të cilat mund të quhen gara të paravendosura, ose procese formale rimandatimi.
Kështu ka ndodhur edhe në qarkun e Durrësit ku në garë do të jetë kryetari i komanduar Ferdinand Xhaferraj i cili pritet të ketë përballë Sokol Kapedanin, një rival fiktiv.
Mos ndryshimi ose më mirë marrja sërish e postit të kreut të PD për Durrësin nga ana e Ferdinand Xhaferrit ka sjellë pakënaqësi në anëtarësinë e Partisë Demokratike në këtë qark .
Ka qenë kryetarja e FRPD Durrës Lorisa Ylli e cila ka reaguar në një status në facebook ku me ironi shkruan se nga nesër dielli do të shkëlqejë më fort dhe me më cilësi të mirë
“I uroj suksese kryetarit të ri të PD dega Durrës që përzgjidhet sot me 20% të anëtarësisë.
Nga nesër dielli do të shkëlqejë dhe më fort dhe më me cilësi të mirë”- shkruan me ironi kryetarja e FRPD Durrës Lorisa Ylli.
Kujtojmë se në vitin 2011, kur Ferdinand Xhaferri kandidonte për Bashkinë e Durrësit. gjatë fushatës u premtoi banorëve se do përmirësonte cilësinë e diellit dhe të rërës.(TemA)
Sa mire! Tani duhet te njoftojme NASAn dhe National Geographic se dielli do te kete shkelqim me te forte dhe Ismail Qemali do te rrivarroset edhe nje here ne Vlore. Cilesine e reres e kemi siguruar ne vend. Trurit te ketij palles nuk kemi cfare ti bejme. Ai eshte debilosur me shume se vitin e kaluar.
Lorisa prandaj qe neser pa gdhire zini vend afer pedanes se kryetaritqe te ju mbajeme cilesi dhe rrezatim te forte se mos i iken xilesiadhe rrezatimi i dielli
Jam Socialist dhe urrej PD por para Dakos Votoj kte tjetrin, jam i sigurt qe do jete shum here mut me i mire se Dako.
Na plasi bytha se voton xhaferrin dhe jo dakon
Po c’keni o te uruar, po me te mire ku do gjeje Luli , pastaj ky vjen nga vendet e ulta dhe ka nevoje per diell,
dhe kete vetem Xhaferi ja permireson .
Vertete nje yll i ri do te ndrije ne Durres, me cilesi me te larte te ngrohjes diellore me nje rere cilesore ,por nuk nuk dime gje ne se Ferdi Xhaferraj e ka mesuar se eshtrat e Ismail Qemalit prehen prej kohesh ne SHQIPERI !!!???