Rama thirrje banorëve: Mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, Kadri Vasilit, Falmur Saliut bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut. Ata duan sherr, zhurmë, rrumpallë e kandahari

23 Nëntor 2018, 16:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, i ka bërë thirrje banorëve të Astirit që të mos bën mish për topat e Lul Kadriut dhe ata që e rrethojnë.

Teksa i është përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.

Kur unë erdha në krye të Bashkisë, PD e kishte drejtuar kryeqytetin për 10 vite si makina pa duar. Më në fund mundëm ta kthenim Tiranën aty ku duhej, ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë,

Tek Unaza e Re nuk protestojnë hallexhinjtë, por politikanët që kanë qëllim komplet tjetër nga ai i banorëve. Protestonë fanatikë të mbledhur andej këtej, që i përgjigjen thirrjeve të Lul Kadriut. 134 banesa aty janë të paligjshme.

Nga ata, pa dokumenta që kanë aty shtëpinë, Bashkia merr aplikimet për bonusin 3-vjeçar të qirasë. 

Përtej propagandës, shumica e njerëzve të zakonshëm të asaj lufte politike të stisur në kazanin mediatik-politik dhe i janë kthyer procedurave ligjore, mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, se këta hedhin benzinë e ikin, ama zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa. 

Pse mo budallenj ishin Robert Ndrenika dhe protestuesit që pranuan projektin për Teatrin. Mos u bëni palë me ata që duan sherr e zhurmë.

Në këtë shfaqje kaq agresive anti-shtetit, kërkohet diçka që ligji nuk e ka, ndërkohë shumë familje e kanë humbur investimin e gabuar aty ky ligji e ndalon kategorikisht ndërtimin. 

Kurrë s’kanë marrë flamurin amerikan dhe t’i drejtohen parlamentit. Lul Kadriut nuk i ha qoshja për ju, por kanë frikën e humbjes së rradhës. Po kush ia ka fajin kësaj partie pa ide, pa program,” tha Rama. (TemA)

3 komente në “Rama thirrje banorëve: Mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, Kadri Vasilit, Falmur Saliut bashkë me Ervinin e Lulit dhe djalin e Fahriut. Ata duan sherr, zhurmë, rrumpallë e kandahari”

  1. ????? says:

    Ajo që thotë Kryeministri,nënkuptohet që mos shkatroni të arrdhmen tuaj ne padrejtësi ,por përvishni krahët për diçka më solide.

  2. Sit back and relaks●▪ says:

    Je palaco plako. Je shume palaco, po nqs ka zot do e gjesh prej tij ate qe meriton. Turp te tallesh me njerezit. 3 vjet qera thote, po pas 3 vjetesh do ju japesh cadra falas? Cila eshte perspektiva e ketyre pas 3 vjetesh? Taktika eshte e qarte, pjeses qe po ju jep demshperblim te plote po ju thua ju po i merrni leket ca ju duhet protesta, pra kerkon ti ndash ne dy grupe, pjeses qe nuk i kane te legalizuara po ju thua do ju paguaj qerane 3 vjet e nqs ata pranojne do shperndahen secili ne hall te tyre e pas tre vjetesh askush nuk do kujtohet me se ku do e fusin koken kur qeveria mos tju paguaje me qerane, per me teper duke qene te shperndare nuk do kene me mundesine te behen bashke si tani per te kerkuar te drejten e tyre. Nqs duan te marrin maksimumin ata duhet ta marrin tani e mos pranojne pazar me qeverine per 3 vjet qera e cila eshte skandaloze. Prona e tyre duhet trajtuar njesoj si ato e jane legalizuar e te demshperblehen njesoj. Nqs qeveria nuk ka leke, t’ja u marri atyre qe kishin per detyre mos te lejonin ndertimet pa leje, mos penalizoje hallexhinjte e gjeten shesh e ben pershesh. Qeveria e Rames duhet te pergjigjet perse keto 5 vjet mbledhur taksa prone, ka furnizuar me uje e drita prona te paligjeshme, perse nuk ua preu ujin dhe dritat gjate fushates qe ndermorri per nderprerjen e lidhjeve te paligjeshme, perse ka pranuar te lidhi e rilidhi kontrata sherbimi me objekte te paligjeruara? Apo kur vjen puna per te vjele taksa ato nuk konsiderohen te paligjeshme e kur vjen puna per ti demshperblyer dalin te paligjeshme.

  3. timo says:

    Robert Ndrenika mirë ka bërë që u këthye andej nga duhej. Sigurisht nuk është budalla por pak fare sharlatan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje