SHBA fushatë te aleatët: Mos përdorni pajisjet Huawei, na spinuojnë

23 Nëntor 2018, 14:46Bota TEMA

Qeveria e SHBA ka nisur një fushatë sensibilizimi te vendet aleate, përfshirë Italinë, për të bindur kompanitë e telefonisë mobile të mos përdorin pajisjet e rrjetit të prodhuara nga gjiganti kinez, Huawei. Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, e cila u referohet disa burimeve që kanë dijeni për këtë lëvizje.

Zyrtarët amerikanë i kanë informuar për rreziqet e sigurisë kibernetike, homologët e tyre qeveritarë dhe drejtuesit e kompanive të telegomunikacionit në vendet mike, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë, ku produktet Huaëei tashmë përdoren gjerësisht.

E menjëhershme është përgjigjja nga Huawei, e cila është shprehur e befasuar nga sjellja e qeverisë amerikane, e përshkruar në artikullin e Wall Street Journal.

“Nëse sjellja e qeverisë shtrihet përtej juridiksionit të saj – thotë një zëdhënës i Huaëei – ky aktivitet nuk duhet të mbështetet”. “Produktet e Huawei-t përdoren gjerësisht në mbi 170 vende të botës, duke u shërbyer 46 prej 50 operatorëve kryesorë globalë, kompanive të “Fortune 500” dhe qindra miliona konsumatorëve. Ata na kanë zgjedhur sepse na besojnë plotësisht”.

“Shtetet e Bashkuara – shkruan Wall Street Journal – po vlerësojnë rritjen e ndihmës financiare për zhvillimin e telekomunikacionit në vendet që shmangin pajisje të prodhuara në Kinë, të cilat mund t’i ekspozojnë ndaj rreziqeve të spiunazhit kibernetik. Mes shqetësimeve kryesore të SHBA-ve është përdorimi i produkteve kineze të telekomunikacionit në vendet ku ndodhen bazat ushtarake amerikane. Departamenti i Mbrojtjes ka satelitët e vet dhe rrjet të veçantë telekomunikacioni, por shumica e komunikimit në shumë baza ushtarake kalon përmes rrjeteve tregtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje