Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se është falenderues për “ndryshimin e jashtëzakonshëm” që ka arritur të bëjë në vendin e vet.
Në Ditën e Falënderimeve, e cila festohet nga amerikanët të enjten e katërt të nëntorit, kur të gjithë falënderojnë Zotin për gjithçka kanë arritur, Trump tha se falenderimi më i madh është ai për familjen dhe për punën që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë.
Trump i bëri këto komente pas një telefonate me trupat ushtarake amerikane. Ai e krahasoi karvanin e emigrantëve nga Meksika me luftën kundër terrorizmit në Afganistan.
Trump gjithashtu foli edhe për rastin “Khashoggi”, duke mohuar që CIA të ketë arritur në konkluzionin se princi i kurorës, Mohammed bin Salman, është përgjegjës për vrasjen e gazetarit saudit. “Princi i kurorës e urren atë krim më shumë seç e urrej unë”, është shprehur Trump. (TemA TV)
Cfare ndryshimi ke bere ti ,une e ndjej te gazi qe bleje per makinen e gjete me $ 1”69 cent kur erdhe ne presidence e e mbas dy muajve e cove $ 2”80 deri edhe ne 3”20 per cent