Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur një adoleshent sulmohet brutalisht nga dy të rinj, para se ta godisnin për vdekje me thikë.
Ozell Pemberton, 16-vjeç, i godet disa herë sulmuesit derisa mundohej të mbrohej nga dyshja që e sulmuan në stacionin e autobusëve në Sutton Coldfield në Birmingham.
Gjatë kësaj përleshje njërit nga sulmuesit i bie në tokë thika, por ai nuk dorëzohet dhe e merr e ia ngul në gjoks Pembertonit.
Pas këtij veprimi adoleshenti mundohet të ikë duke shpresuar se dikush do ta ndihmojë, por dyshja i vihen pas dhe pas dhjetëra metrave rrëzohet në tokë dhe mbetet i vdekur në vend.
Oscar Ingram, 21-vjeç, dhe Mohammed Amir Hussain, 17, janë shpallur fajtorë për vrasjen e Ozell Pemberton. (TemA)