Plagosi policen, rrëfehet i riu: Nuk e bëra unë, kisha veç tre kapsolla që i hodha tek llamarinat dhe asnjë send të kundraligjshëm

24 Nëntor 2018, 12:49Kronika TEMA

18 vjeçari Daniel Dobra që u arrestua dje si personi që  hedhi kapsollën drejt polices Ina Nuka, ka mohuar kategorikisht se fshihet pas ngjarjes duke thënë se nuk kishte asnjë send të kundraligjshëm por vetëm tre kapsolla.

Sipas “BalkanWeb” ai tha se kishte marrë pjesë në protestën që u zhvillua dy ditë më parë tek Kuvendit, ndërsa pohoi se nuk kishte përdorur sende të kundraligjshme.

U njoha me të drejtat procedurale që më jep ligji dhe jam dakord me mbrojtësin ligjor të zgjedhur nga ana ime avokatit Alfred Duka.

 Jam banor i Astirit në një banesë private e cila është ndërtuar në vitin 2004 kur unë kam qenë 4 vjeç dhe jam rritur në atë banesë. 

Duke qenë se në derën e banesës time është vendosur një shenjë me kryqe të kuqe i jam bashkuar të gjithë personave të cilët kanë protestuar për mënyrën e prishjes së banesës time dhe kemi qenë në protestën e datës 22.11.2018 para parlamentit. Theksoj se nuk kam pasur dhe nuk kam përdorur sende të kundraligjshme gjatë protestës.

Theksoj se kam pasur vetëm tre kapsolla të cilat i kam ndezur dhe i kam hedhur në drejtim të llamarinave që rrethojnë namazjan që po ndërtohet. 

Ka pasur një moment që disa punonjës të policisë kanë dashur të më ndalonin në protestën e mësipërme dhe unë nuk kam pranuar të më fusnin në makinë duke e konsideruar veprimin e tyre të padrejtë. 

Ndërkohë mes nesh kanë ndërhyrë disa persona të tjerë dhe vetëm e kam gjendur veten në turmë dhe kam ikur me vrap. 

Rreth orës 19:30 të datës 23.11.2018 ka ardhur babai im, shtetasi Viktor Drobaj dhe pasi ka biseduar me avokatin jemi nisur për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr.3, sa jam larguar nga banesa që unë kisha qëndruar, kanë ardhur forcat e policisë më kanë vënë pistoletën në kokë duke m’u prezantuar si punonjës policie pasi më kanë futur në makinë kanë ushtruar dhunë ndaj meje në të gjitha format dhe duke më sharë gjatë gjithë rrugës deri kur kemi përfunduar në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Në ambientet e Drejtorisë Tiranë sjelljet kanë qenë korrekte dhe nuk është ushtruar asnjë dhunë”, tha ai.(TemA)

9 komente në “Plagosi policen, rrëfehet i riu: Nuk e bëra unë, kisha veç tre kapsolla që i hodha tek llamarinat dhe asnjë send të kundraligjshëm”

  1. ?? says:

    Të mendohen mirë në të arrdhmen prindërit e adoleshentëve. Po të ishte vrarë me përleshje nga forcat e rendit, do ishte dram internationale.

  2. Selek says:

    Je i ri dhe ke rene viktime e bandave antishqiptare ne politike. Rezikove jeten e vajzes qe kryente detyren. Shtepia jote do behet prape edhe ne u prishte por gishtat e vajzes jo.Falendero zotin qe nuk i morre jeten dhe mblidh mend e kokes ,trego kush ti shiti kapsollet dhe kush te ushqeu me urrejtje e te nderseu si kafshe mbi njerzit e ligjit.Ti duhet te mbrosh te ardhmen tende, te mbrosh shtetin e ligjit dhe jo rumpallen e banditeve qe te futen ne qorsokak e krim

  3. zaho says:

    Jan treguar me edukat se pistoleten duhet ta kishin vene ne nje vend tjeter

  4. Pol Lici says:

    Cfare kishe ti o pis!? 3 kapsolla?! Dhe s’kishe asgje te paligjshme e?!
    Kalbu ne burg ta mesosh se c’eshte e paligjshmja.

  5. Polic i vjeter says:

    Kapsollen e hodhen vete forcat e FNSH drejt demostruesve. Gabim ishte i polices qe e kapi ne ajer. Danjeli ska faj. SHÇBA te hetoje me pa anesi dhe profesionalizem. Filmimet flasin vete. Policia eshte e p trejnuar.

    1. Jep says:

      Ti o polic I vjeter, me siguri je trajnuar dhe si ti devijosh plumbit, apo dhe ta kapesh Kur bie ne toke.

  6. Mario says:

    Pak te kan bo shkerdhat.Kot me te pyt,a i shajte prap ato qe te paskon von pistoleten ke koka,se cub I modh ti.Ty duhet me ta shtyp koken buce,si te miut.Rraca jote bohet cub kur jon grumbull si gabelt,po ndryshe ta hani pa dal akoma.Shko tani e ishalla ta shkelyjn sumen atje mrena.

  7. drino says:

    E mor malok i ndyre rrac muti ju shofte Zoti mor plera.

  8. salianji pederast says:

    Ti more fundrine ti more fashist,ti more ti more zogist me komentin tende fashist me emerin “POLIC I VJETER,cfare flete more zagar i ndyre more pisanjos, more fundrine tyja do qire nenen dhe baban ku i ke.Ik more fundrine i ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje