Java e 12-të në Bundesligën gjermane ka qenë e çmendur, me një numër shumë të madh golash dhe me rezultate shumë surprizë.
Dortmundi vazhdon serinë e fitoreve dhe skuadra e mbushur me talente të rinj kryesojnë të vetëm Bundesligën gjermane.
Verdhezinjtë kanë fituar me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të Maincit. Golat nga Alkaser dhe veterani Pizhek i kanë dhënë Dortmundit tri pikë të arta.
Bajerni i Mynihut është ende në krizë. Në “Allianz Arena”, të besuarit e Niko Kovaç nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 3-3 kundër modestëve të Duseldorf, që janë në vend të parafundit.
Ky rezultat mund të konsiderohet si humbje për Bajernin, pasi deri në 12 minutat e fundit po kryesonte 3-1.
Bundesliga, java e 12-të
Mainc – B. Dortmund 1-2
Kuason 70’ / Alkaser 66’, Pizhek 76’
B. Mynih – Duseldorf 3-3
Shyle 17’, Myler 20’ 58’ / Lukebakio 44’ 78’ 90’
Ausburg – E. Frankfurt 1-3
Kordova 90’ / de Guzman 1’, Haller 47’, Rebiç 68’
H. Berlin – Hofenhaim 3-3
Ibiseviç 12’, Leki 71’, Lazaro 87’ / Demirbaj 1’, Kramariç 10’, Biçakiç 55’
Volfsburg – Lajpcig 1-0
Ruzilon 50’
Permbjedhja e ndeshjes Bayern-Dysseldorf
Permbledhja e ndeshjes Mainz-Dortmund
Forza Eintracht Frankfurt.
Es gibt nur eine, nur die SGE.