Akuzat ndaj Sergio Ramos, vjen reagimi i Real Madrid

23 Nëntor 2018, 22:20Sport TEMA

Real Madrid ka reaguar me një komunikatë zyrtare për shtyp pas lajmit të publikuar nga “Der Spiegel” se Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv pas testit anti-doping të zhvilluar para finales së Champions League të 2017-ës, të fituar nga madrilenët kundër Juventus.

Në komunikatën e kampionëve në fuqi të Europës sqarohet në 3 pika se:

1 – Sergio Ramos nuk ka shkelur kurrë asnjë rregull të anti-doping.

2 – UEFA ka kërkuar informacion dhe e ka mbyllur çështjen menjëherë, siç ndodh zakonisht në raste të tilla pas verifikimit të bërë nga ekspertët e WADA-s (Agjencia Ndërkombëtare Anti Doping) dhe ata të UEFA-s.

3 – Për sa i takon pjesës tjetër të informacionit të publikuar në lidhje me këtë çështje, klubi i konsideron pa asnjë bazë vërtetësie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje