Refuzoi kombëtaren për AEK-un, Kola rrezikon vendin e punës

23 Nëntor 2018, 11:10Sport TEMA

Forma që po kalon së fundmi Kombëtarja shqiptare, ka bërë që e ardhmja e Kristian Panuçit të jetë në dyshime të mëdha, madje FSHF ka nisur të kërkojë për trajnerin e ri.

Bledar Kola, ish-mesfushori i Kombëtare dhe zv.trajner te AEK-u ishte një nga alternativat e mundshme për të zënë vendin e trajnerit, madje u raportua se FSHF ka kontaktuar me të, por ky i fundit ka refuzuar duke u shprehur se vëmendjen e ka vetëm te AEK-u.

Megjithatë, vëmendja e tij te AEK duket se nuk do të jetë edhe për shumë kohë, pasi skuadra e Kolës është në një moment të errët.

AEK-u renditet aktualisht në vendin e pestë, duke u shkëputur me 9 pikë nga vendi i parë, gjë e cila konsiderohet si një dështim nga drejtuesit, duke qenë se ata presin të kenë një skuadër të denjë për titullin kampion.

Në kushte të tilla, drejtuesit po shohin alternativa të tjera për t’u bërë trajner i AEK-ut dhe emri i parë në listë është braziliani Fabio Karija, për të cilin mediat e ndryshme shkruajnë se kanë nisur kontaktet e para mes tij dhe klubit.

Trajneri brazilian që aktualisht drejton skuadrën e Al Uehdas, mund të emërohet në krye të stolit të AEK-ut së bashku me stafin e tij, duke larguar nga puna Marinos Ozunidis me të cilin mund të largohet edhe ndihmësi i tij, Bledar Kola.

2 komente në “Refuzoi kombëtaren për AEK-un, Kola rrezikon vendin e punës”

  1. Lani says:

    Me mire keshtu. Perse duhet nje trajner per kombetaren dikush qe nuk ka sukses me ekipin e tij ne Greqi e prandaj mund tia heqin drejtimin e tij?!

  2. Albani says:

    Vetem nje sunit I tredhur gazetar Shqipetar do ta tradhetonte ekipin me te cilin ka kontrate ne kete periudhe te veshtire,dhe per cfare,per nje kombetare cirku ku qe nga doktorri e deri tek Duka jane klloune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje