Kualifikueset e UEFA Nations League na mësuan shumë gjëra për Shqipërinë dhe trajnerin Christian Panucci. Kuptuam se kemi një trajner “kokëfortë” që bën çfarë do dhe eksperimenton si të dojë me skemat, ftesat e futbollistëve dhe inatet personale.
Kaluam nga një Gianni de Biasi, popullor dhe i dashur me lojtarët, te një italian tjetër antipatik dhe jo i kuptueshëm me lojtarët madje duke mbajtur mëri të pakuptimta.
Rasti i sulmuesit Sokol Cikalleshi, kur karriera e tij ishte në një moment delikat dhe numri një i stolit shqetësohej shumë se mund të vinte 1 ditë me vonesë se sa për faktin se po nënshkruante me një klub të ri.
Ndeshjet kundër Izraelit dhe Skocisë na mësuan se ekipi ynë dështoi.
Nuk prodhon lojë dhe nuk të ngroh aspak. Eksperiemente të dështuara duke dashur të ndërtonte një modul loje sulmues, por pësuam shumë mbrapa dhe shënuam me pikatore.
Ndryshimi i gjeneratave ngeci dhe nuk shkoi ashtu si dëshiroi trajneri italian, mesfusha Ramadani-Ndoji-Qaka ishte e ekzagjeruar.
Asnjëri nuk është më titullar, ndërsa futbollisti i Politehnica Iași-t duhet të rritet, sipas Panuccit. Humbja me Skocinë me rezultatin 0-4 na ktheu mbrapa, shumë mbrapa, në ato kohë që Shqipëria kishte një nivel mediokër dhe Rumania vinte na shënonte 6 gola.
Eliminatoret e UEFA Nations League na mësuan se Panucci nuk është trajneri i duhur për ne, në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, italiani humbi bastin e tij me këtë profesion.
Për 3 ditë, situatat ndryshojnë shumë dhe miqësorja e fituar me Uellsin na njeh me paragrafin e parë të kapitullit të ri. Trajneri Christian Panucci zmbrapset dhe pranon këshillat e lojtarëve.
Shqipëria u rreshtua në mbrojtje dhe priti të dilte me kundërsulm përpara, ose më saktë të dilte diçka.
Lojtarët me deklaratat e tyre pas ndeshjes me Uellsin ishin në unisong: “U kthyem në identitet. Duke mos pësuar dhe duke pritur të dalë diçka para“.
E thanë të gjithë senatorët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lila apo dhe Basha.
Me pak fjalë, tekniku i kishte dëgjuar kritikat e lojtarëve.
Ndërsa nga takimi i shumëpritur me Dukën, ku mori besimin për të ecur përpara, u kuptua se kishte hequr dorë nga disa prej parimeve të tij.
Me pak fjalë në eliminatoret e “Euro 2020” do të njohim një Panucci të ri, më të kontrollueshëm…
A po, fitorja ndaj Uellsit pa yjet nga minuta e parë dhe me një gjyqtar shumë dashamirës ndaj nesh i shpëtoi karriken atij, Panuccit të ri!(Telesport)
Me kete trainer nuk shikohet më kombetarja. Nje loje duke ecur, pasime pa kuptim te shumta ne mbrojtje, sapo kerkohet te dilet para topi humbet. Nuk shikon nje sulm te organizuar, nje skeme te mirefillte, por vetem spontanitet.
E vetmja gje e mire e ketyre ndeshjeve te fundit ishte qe kuptuam kush ishte traineri yne i kombetares dhe qe me siguri do te shkarkohej. Por Duka e mbajti perseri. Kjo tregon se me kete trainer Duka ndjehet me rehat e komod me punet e tij te bisnesit. Nuk ka spiegim tjeter.
Kot e keni. Panuçit nuk i mungon kapelja dhe tja blejme. Atij i mungon koka.
Ndeshja e pare qe do te boje prap dajak di hai
Nuk ke nje lojtar tamam, nje talent. Cfare panuci thoni ju.