Zlatan Ibrahimovic nuk e fsheh dëshirën për të riveshur sërish fanellën me ngjyrat kuqezi.
Në një deklaratë të fundit bomberi suedez ka konfirmuar se nuk është më një sekret rikthimi i tij tek Milani ku ka kaluar një periudhë mjaft të mirë pas largimit nga skuadra e Barcelonës.
“Dëshira për Milanin nuk është më një sekret. Për një rikthim të mundshëm unë nuk them jo, por do të shohim . Ata më trajtuan mirë, kur erdha pas një trishtimi nga Barcelona duke më rikthyer përsëri buzëqeshjen.
Arritëm që të fitonim trofe dhe une u shpalla golashënuesi më i mirë. Ishte një klub i madh me një atmosferë fantastike. Aty ishte ende garda e vjetër, lojtarë të pabesueshëm me të cilët kam pasur fatin për të luajtur dhe të fitojë.
Kam kaluar dy vite shumë të bukura, nuk do të doja të ikjaj, por pastaj përfundova tek Paris Saint Germain”, deklaroi Ibrahimoviç. (TemA)