Nga Mero Baze
Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër do të jetë Dashamir Aliko. Përkundër reaksionit që shkakton emri i tij në publik, pasi ka qenë për vite të tëra kryetar i Komunës së Lazaratit, kur hashashi kultivohej dhe përpunohej në mënyrë industriale, ka një reaksion më të keq brenda PD. Janë ata që reagojnë me heshtje dhe mospërfillje ndaj këtij degradimi të PD.
Në qytetin e Gjirokastrës, duket se nuk ka më njerëz që shpresojnë tek PD, dhe vetë PD është rikthyer 20 vite më pas, tek Dashamir Aliko.
Dmth, nëse ka një problem PD, nuk është pse ka përfunduar tek Dashamir Aliko, por tek shpërbërja reale që i ka ndodhur në Gjirokastër, ku dhe ata pak intelektualë të qytetit, të cilët kanë tentuar disa herë ta përfaqësojnë PD, kanë mbyll telefonin dhe nuk kanë dalë nga shtëpia, duke e lënë PD në rënie të lirë. Kështu që Aliko nuk është zgjedhur aty si shpresë, por si një njeri që i ka mbetur PD në dorë.
Në Lushnjë, Lulzim Basha ka tentuar të mos zgjedhë Myslym Murrizin si kryetar të degës së qytetit të Lushnjës. Por një ditë para zgjedhjeve, ka ndodhur diçka dhe më e pangjarë.
Myslym Murrizi ka shpallur shkrirjen e degës së PD në Lushnjë, kthimin e saj në nëndegë, së bashku me PD e rrethit, dhe ka garuar si kryetar i PD së gjithë rrethit të Lushnjës, një strukturë që nuk ekziston në statutin e PD. Dhe nuk ka lejuar as kandidatë përballë.
Lulzim Basha është detyruar ta pranojë këtë puç stukturor. Arsyeja është se Myslm Murrizi është përdorur nga Basha kohë më parë për historitë e spastrimeve në PD dhe ka histori që Lulzim Basha nuk ka dëshirë të bëhen publike, si e ka arritur këtë.
Duke ditur që Murrizi nuk e mban dot gjatë sekretin, ka pranuar që të përdhunohet prej tij dhe statuti i PD dhe meqë nuk e donte për kryetar të qytetit, tani e pranon kryetar të gjithë rrethit, edhe pse një strukturë e tillë nuk ekziston.
Në Durrës, është zgjedhur kryetar Ferdinand Xhaferaj. Si i tillë ky është zgjedhur për herë të parë në vitin 1995. Më pas ka ikur nga PD më 1998, ka formuar parti tjetër, ka sulmuar PD, është rikthyer në PD pas 2005 është bërë ministër qesharak, pastaj kandidat qesharak bashkie, ka humbur thellë dhe tani është zgjedhur kryetar i PD.
Nuk është se Lulzim Basha është i lumtur për këtë, por është i pafuqishëm të ndalë degradimin PD. E vërteta është se PD reale ka ikur në shtëpi dhe kryetar mund të bëhet ai që ka një palë çelsa zyre dhe që ka ende vullnet të shkojë të ndezë herë pas here dritat e zyrës.
Durrësi, i cili është qyteti me potencialin më të madh për të qenë me të djathtën, në fakt është aq i painteresuar për PD e Bashës, saqë ajo i ka mbetur në dorë Ferdinandit.
Në Kamëz, është zgjedhur kryetar i PD Xhelal Mziu, me 99 për qind të votave, vetëm me ngritje dore. Një njeri i arrestuar nën akuza për korrupsion, dhe i ballafaquar me dhunë seksuale ndaj punonjëseve të veta, të cilat janë detyruar të arratisen nga dhuna seksuale, një simbol I vulgaritetit dhe keqqeverisjes, tani i ka dalë zot “tokës së xanun”, edhe si kryetar i PD.
Shembuj të tillë mund të marrësh në çdo qytet të Shqipërisë.
Zhvillimet dramatike brenda PD ditët e fundit, janë një shenjë e qartë e pafuqisë së Lulzim Bashës për t’u përballur me elementë të cilët shpërfillin autoritetin e tij dhe diktojnë vetëzgjedhjet në degët lokale.
Ai tentoi të marrë kontrollin në PD duke përdorur elementë të tillë dhe tani që PD po bie në “rënie të lirë”, ata shpërfillin çdo gjë dhe vendosin vetë se çfarë duhet të bëhen.
Lulzim Basha nuk është i lirë t’i diktojë zgjedhjet, as t’i kontrollojë duke futur elementë të ri. Ai ka ngjallur një klimë dëshpëruese në PD, saqë, kushdo që ka një alternativë tjetër, qoftë dhe ofertë nga qeveria, ikën e shikon punën e vet.
Arsyeja është se Lulzim Basha, ka vrarë nervin politik të PD, ka vrarë dëshirën për të luftuar politikisht brenda PD, duke e kthyer çdo gjë në pazar, dhe tani pazarxhinjtë po marrin në natyrë atë që prisnin të merrnin, nëse Basha do bëhej ndonjë herë kryetar.
Ata janë një çetë e shthurur, ku secili rrëmben atë që mund dhe atë që do, dhe Lulzim Basha është i detyruar t’i pranojë.
Pafuqia e tij për ta ndalur rrënimin, buron tek filozofia e tij për të marrë kontrollin e PD përmes pazareve të pista, përmes vrasjes së zgjedhjeve që në garën e parë me Sokol Olldashin, përmes mjedisit ordiner, përmes njerëzve me lekë dhe atyre që bëjnë të fortin brenda PD. Dhe kur një lider nuk ka më fuqi të ndahet nga simbole të tilla si droga, harbutllëku, manjakët seksualë dhe budallallëku, nuk mund ti bindë shqiptarët se, nëse vjen në pushtet do të luftojë këto fenomene.
Ky proces, i cili po zhvillohet thuajse pa pikën e interesit për gjithë shoqërinë, tregon se PD është më keq se në vitin 1997, kur së paku në zyrat e saj trokiste ndonjë idealist .
Tani zyrat e PD, thjesht i zapton kujt t’i teket. Nga ata që Lulzim Basha nuk guxon as t’u bëjë telefon, se i përmendin çfarë bënë për të, që të bëhej kryetar.
Lulzim Basha nuk bën dot më zgjedhje në PD.
PD nuk zgjedh dot më!
Partinë Demokratike, e zgjedhin tashmë si strehë të tyre, simbolet më të këqija të shoqërisë. Dhe Basha është i dënuar të rrijë e të vështrojë.
MERO ! C’TE MBJELLESH DO KORRESH — THOTE P;OPULLI. AQ I TAKON.
Me mire ska ku shkon keshtu sic po ndodh, njerizit e ligj nje dite e marrin denimin, dhe kjo po ndodh tani me PD dhe Bashe e Berishe bashke, nuk ja vlen te merresh me keto plehra te shoqerise, poshte e me poshte i pafshim,
“Dhe yjet rrine e veshtrojne”!?
Tamam. Gjetja me e bukur. Basha, ky yll ne ngjitje, u ngjit kaq shumë, sa tani nuk zbret dot me. Dhe rri e veshtron.
Per sa kohë qe me PD-ne bashkohen debila biblikë si ai komentuesi Edkari, e ka marre ferra uraten, thotë populli.
Njerezit me nivel me te ulet mendor bashkohen me PD-ne, dhe kjo eshte fatkeqesi historike per Shqipërinë, sepse intelektualet që nuk mund të bashkohen me kete PD idiote, por nuk duan te bashkohen kurresesi me PS-ne, rrine te paangazhuar, dhe ketu qendron fati i Edi Ramës.
Intelektualet e paangazhuar nuk kandidojne dot dhe nuk konkurojne dot pa nje mbeshtetje partiake.
Por partine e ka zene perfyti Sali Voldermort Katunari me trimat e tij trushkulur që me duket se te tere e quajne veten Edkari. Ne fakt emrin e kane gjetur tamam, sepse aq tru kane.
Nuk eshte i denuar Mero jo – po gelltit ate c’fare ka gatuar, bashke me mentorin e vet, nxenesin me te mire te Ramiz Alise..
PD-kaput !! E dhjeu fare ky trapi.
O PATOZIIIIIIII!!!! NDIHMËËËË !!!!!!!!???
Ka kohe qe PD ka mbaruar .: eshte shndruar ne nje Oborr i Familjes se MortjeMadhit dhe te Kunatit te Lul-Hajdutit.
Imagjino sa I papjekur eshte: kapet ne opozite peng. Ky kapet peng edhe me kembet e tija.. Eshte qesharak.. C’fare eshte me e rendesishme Mero eshte qe po konsumohet si figure personale partiake. Del direkt pas Rames dhe ne vend qe te le kalamajve repliken (o prit s’ka asnje figure te re, nje Salianj, nje djal Balliu, Palokra, Nokra dhe kaq) del vete ti kujtoj dita dites shoqerise qe une jam ketu.. Por e kunderta po ndodh. Dua te dal edhe ne nje teme tjeter.. Thone qe Rama po lodhet nga lidershipi.. Gabim.. Rinia ka nderruarr mentalitet sonte. Nuk behet me politike sic ben ky njeri. S’ka asnje person rreth tij te vjeter ta ndihmoj dhe nuk ka asnje FEMER te marre nga Freshi I PD-se qe ti japi ide, energji. Konsulent Financash nje plak matuf. Konsulent per rendin nje person qe ben shurren midis shkurreve. Ky s’ka asnje konsulent te hajrit. Ky I ka debuar te gjithe sepse eshte ashtu tamam sic e ke shkrojtur ti: Ky e ka kthyer ate parti ne nje biznes. Ky s’ka asnje slogan. Asnje vizjon. Rilindasit dolen me program. Pika 1, pika 2 etj etj.. Ky s’ka pika. Pune tjeter eshte a I realizoi keto pika Rilindja apo jo.. Por kishte fletore.. Ky s’ka gje.. Zbret nga arropllani I Hollandes ne fillim te javes, ben zhurmusin, droga, krimi, droga, krimi, I fut dhe nje te vjedhur taksapaguesve shqiptar me pallat pa leje te ndertuar ne breg te detit (gje qe as ndertohet dot ne vende te treta te botes) dhe ne fundjave, arropllanin e mbrapa ne Hollande. Ky s’ka ide. Ketij si intereson Shqiperia fare.. Kur them fare, ah s’po e egzagjeroj fare.. Ky e shef Shqiperine si lope ta mjeli Mero. Ky s’rri ne Shqiperi. Me pri koken mua qe kur ta heqin nga partia si udheheqes, ky ne Hollande do jetoj. Do iki ne Hollande se s’di te bej asgje. Nuk e perballon jeten shqiptare ky parazit. Vec kafeneve, gallatave e hangjeve te rradhes. Eshte kapur peng duke thyer ligjin sepse s’duronte dot Ramen te mbaronte ciklin qeverrises. Ka thyer ligjin me keta te tjeret dhe ka ngelur peng I saj qe mos ta shesin.. Kaq e thjeshte..
Nuk ka sesi te kete shpetim per vrasesit, mashtruesit, shashkaxhinjve, nxitesve te dhunes dhe urrejtjes mifis shqiptareve. Mjaft më. Mire komenton dikush ‘kjo PD kaput’.
MERO BAZE TA NDRIÇON MENDJEN!
Kazani i Edi Rames hesapi! Rama i thote pleh kazani te gjitheve, dhe ata e pranojne me qejf te madh!
E drejte si konstatim po i pandryeshueshem sepse ky eshte kallep standart i te gjitha forcave politike, ndoshta me perjashtim te Dash Shehut qe i skuqet faqja kur mendon se ka paraardhes
Ndaheni me krahina dhe beheni shqiperia federale se mbase do punoje per ju. qe nuk keni hequr dore nga biografia, nga maruana qe bota po e ben te lire .. Drogen e kane krijuar gjithmone te fuqishmit per te mbledhur parane dhe per te pasur te drejte me ligj te shtypin popullin qe mundohet te jetoje dhe prodhon cfare kerkon tregu., PERPARA ISHTE DUHANI , ,ALKOHOLI . Kontrabande quhej dhe ka egzistuar ne te gjitha kohrat se ju ka interesuar klases (grupit) ne fuqi. Por intelektualet shqipetare vashdojne me biografine se nuk duan te shkruajne per cfare ,po jetohet ne shqiperi sot… Nuk kini mjaft parti … Mos votoni per partite .Votoni djemte te rinj qe nuk jane te indikuar nga fryma socialiste fashuste e demokratike e se vjetres. . Votoni ate qe i preu gishtat polices se edit se ai do ju udheheqi me mire se te gjithe. .. E mira e shqiperise eshte si shendeti qe mbahet nga trupi vete,nga brenda. mjekesia vetem se shtYn kanacen me tutje sta heq te keqen…. Hapni syte te ecni se po rezoheni, dhe do ju hane sorat..Intelektualet shqiptare kane qene gjithmone e keqja e vendit. Ngrini ne fuqi fshataret, qe prodhojne .nuk ka nevoje per kollare qe ti terheqin nga qafa si qente..