Me sytë nga Gruevski!

15 Nëntor 2018, 20:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski i ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre. Arratisja e tij, ka shokuar Maqedoninë dhe ka zhgënjyer shumë mbështetës të cilët e shikonin atë, si një njeri të fortë, që nuk do të dorëzohej lehtë. Vetë Gruevski e ka arsyetuar arratisjen me pasigurinë fizike në Maqedoni, por vendi ku ai është dorëzuar, flet më shumë se sa ajo që ai ka bërë.

Kryeministri hungarez Orban, i cili e ka futur në shtëpi, ka qenë për një kohë të gjatë modeli dhe shpresa e çdo autokrati të korruptuar në ish vendet komuniste dhe shpresa për të relativizuar standardet e një shoqërie Perëndimore, sidomos demokracinë, lirinë e shtypit dhe betejën kundër korrupsionit. Ai u bë në një farë mënyre Kreu i “Internacionales së Autokratëve”.

Gruevski, i cili nga ana e vet, kishte shpikur rrënjët e një “kombi maqedon” dhe po prodhonte statuja për të ilustruar krijimtarinë e tij populiste, ja doli të fitonte tre mandate si një lider nacionalist, duke eleminuar kundërshtarët e vet politikë si njerëz “pa atdhe”, dhe duke përdorur shqiptarët e korruptuar, si patericë për pushtetin e tij.

Por fati i Gruevskit ndiqet me ankth në Tiranë nga aleatët e tij për disa arsye.

E para është besimi që të dy palët kishin se, do ta dështonin Reformën në Drejtësi dhe ndërhyrjen e Perëndimit për të kontrolluar drejtësinë e të dy vendeve.

Ndërkohë që në Shqipëri nisi të ndërtohej Reforma në Drejtësi, kundërshtarët e reformës, filluan të shikojnë Gruevskin si model suksesi. Kundërshtimet e tij ndaj Perëndimit, shikoheshin si shpresë dhe fakti që ai po ja dilte të fitonte politikisht edhe pse kishte Perëndimin kundër, ishte një shpresë edhe më e madhe. Falë kësaj, dy vitet e fundit, dy diplomatët më të sulmuar në Shqipëri janë ambasadori amerikan dhe ai i BE, me fyerje dhe epitete nga më të rëndat, në emër të kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë trajtuar, jo si përfaqësues të Perëndimit, por si agjentë të Perëndimit, nën shembullin që Gruevski luftonte Perëndimin dhe i bënte rezistencë krijimit të Prokurorisë Speciale.

Në të dy vendet filluan të flisnin njësoj kundër bezdisë nga prania ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë. Në Shqipëri kjo përkthehej me luftë kundër “Reformës në Drejtësi” me akuza se ambasadori amerikan dhe ajo e BE janë të korruptuar dhe blerë nga SOROS, ndërsa në Maqedoni kundër përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar për të nxitur hetime përmes Prokurorisë Speciale.

Të dy palët filluan të merrnin të njëjtën kompani lobimi në Uashington, të paguanin të nëjtin vend në “Uashington Times” dhe të përdornin të njëjtat teza shabllone ballkanike, të tipit, “Ambasadori amerikan në Shqipëri është i emëruar nga Sorosi”, apo “Reforma në Drejtësi është kundër interesave të vërteta amerikane, pasi kontrollohet nga Sorosi”. E gjitha kjo, me shpresë se do të tërhiqnin vemendjen e administrates së re të Presidentit Trump, në inagurimin e të cilit u lagën në shi me plastmas në kokë që të dukeshin sikur u erdhi ora, ndërsa lideri jonë i opozitës shkoi dhe më tej duke paguar para ruse për të siguruar një foto me të në hotel. Një skenë tipike ballkanike dhe banale.

Arsyeja e dytë përse ndiqet me makth fati i Gruevskit nga aleatët e tij në Tiranë është arsyeja përse ai është dënuar. Për të gjtihë ata që nuk e dinë, Gruevski po shkon në burg, pasi ka firmosur blerjen e një makine të shtrenjtë për shërbimet qeveritare, nga ato gjëra që qeveritarët në Tiranë, u vjen dhe turp t’i zënë në gojë si ndere. Për ta ky lloj dënimi është i qëllimshëm, për ta poshtëruar dhe i lehtë për t’ia bërë kujtdo që ke vendosur ta dënosh. Dhe kjo e çon tensionin në maksimum, aq më tepër kur rastet analoge me Benzin e blinduar të Berishës janë si dy pika ujë. Gruevski mund të dënohet dhe për krime që akoma nuk janë bërë publike, por në Tiranë mjafton ky lloj dënimi për të futur në antkh çdo kënd që ka qenë në pushtet.

Arsyeja e tretë është fati politik i Gruevskit. Gruevski ja doli të dilte i pari në zgjedhje, por falë ndërhyjes së Tiranës zyrtare në unfikimin e faktorit shqiptar, u arrit një koalicion opozitar në pushtet.

Aleatët e Gruevskit në Tiranë, e kundërshtuan koalicionin, dhe zyra e Lulzim Bashës shpalli e gëzuar në një moment lajmin se qeveria e re po bëhet me Gruevskin, duke tradhëtuar shpresat e tyre.
Tani që loja duket se mbaroi, pasi shumica e re në Maqedoni veproi shpejt për të nxjerrë para drejtësisë fajtorët e së djeshmes, Gruevski po përballet me një krizë reale jo vetëm në opinionin publik, por dhe në partinë e tij. Edhe pse kundërshtoi formalisht referendumin për ndryshimet kushtetuese, 7 deputetë të partisë së tij, kontrolluar nga njeriu i tij më i afërt, djali i dajës, që ka drejtuar shërbimin sekret maqedonas, bashkuan votat me shumicën dhe ligjëruan ndryshimet kushtetuese.

Vetëm tani është e lehtë të kuptosh përse Sali Berisha nuk ikën nga selia e PD, përse e mban PD nën kontroll dhe është gati ta shkatërrojë dhe përdhunojë vetëm të mos i ikë atij nga duart. Arsyeja është ky momenti i Gruevskit, momenti kur nëse hidhen prangat mbi duart e tij, të të lërë në baltë Lulzim Basha, pse jo dhe Flamur Noka.

Gruevski që ishte një lider i padiskuteshëm, kur turmat i thërrisnin “Baba” dhe dukej se nuk do shkulej nga pushteti, sot është I tradhëtuar dhe nga kushërinjtë e tij dhe bashkëpunëtorët më të afërt në parti.

“Gruevskët” dhe “ivanovët” tanë, nuk i tremb urdhëri i arrestit për Gruevskin, por mungesa e rezistencës ndaj saj, arratisja poshtëruese dhe tradhëtia që i bënë të vetët në Maqedoni atij. Ky është ankthi i tyre real, që i bën të rrinë me sy e veshë, nga fati i Gruevskit.

16 komente në “Me sytë nga Gruevski!”

  1. Gazmendi says:

    Cdo gje qe shkruani zoti Mero qendron. Ngjashmeria e Gruevskit me Salen eshte si dy pika uji. Sidoqofte, analiza jote perfshin 50 perqind te spektrit. A do jete Rama konsekuent deri ne fund si Zaevski, apo do levizi sa majtas djathtas, sic po shohim kohet e fundit, kjo mbetet per tu pare. Uroj qe Rama te jete konsekuent per te miren e Shqiperise. Sikur Rama te luaj me dy porta, ve bast se fundi i te keqes ne Shqiperi do jete shembullor. Perendimi do ta beje Shqiperine shembull qe ne te arthmen pushtat politike te rajonit te mendohen mire kur te vjedhin, vrasin apo tallen me vendin e tyre.

    1. 77 says:

      Ku dreqin ngjajnë Sala me Gruevskin se na çuditet?! Gruevski nazionalist sllav, Greqisë ja vuri kufirin tek thana, edhe pse gjysmën e popullse i ka shqiptarë ja doli ti nënshtrojë dhe të mos e humbë kurrë kontrollin, ndërsa Sala nuk ka asgjë prej nazionalisti eshte një fshatar grykës dhe haxhiqamilist që gjithçka e ben per karrike jo për flamur! Sa herë e ka djegur Shqipërinë?! Ishte armiku më i madh i UCKse dhe Rambujesë. Asnje pedeist i vetëm nuk hodhi një pushkë për mbrojtjen e Kosoves. Shqipërinë me 99% shqiptare e hodhi në humnerën e 1997, me keq se Jugosllavia me 100 rraca. Ishte kthyer në një lavire të sodomizuar sa të Millosheviçit aq edhe të grekut që i firmoste gjithçka bies edhe shitjen e territorit shqiptar. Shqiptarët i masakronte si derra para zyrës së tij dhe grekëve ju lepite pandoflat. Ushtrinë, urbanistikën, industrinë, pronat, financat, drejtësinë , të gjitha i hodhi në erë, i shqeu.
      Por kërma të tillë pa dinjitet e pa iman por vetëm me gojën shqyer, ju duhen të gjithë armiqve të shqiptarëve për t’i nënshtruar, prandaj Sali Berisha pas gjithë atyre krimeve te perbindshme qe ka bërë, vazhdon e kërcënon i paprekshem Shqipërinë me djegie per se gjalli, nga vilat dhe luksi ku shëmbëllohet se bashku me fëmijët e tij hajdutë dhe kriminelë.

    2. Nexhat says:

      Po Rama duhet te jete i pari per tu burgosure, sepse nuk tregone ku e blene kokainen qe mbush hundet. Se te tjeret per nje cigare mariuane e çojne ne burge pa lere me per mbjelljen dhe trafikimin e droges nepermjet ministrave trafikante.

  2. Kosina says:

    Vlen per Meten, se Berisha ka halle me te medha se burgu, ka gjakesit dhe ne vend qe ta arrestojne per bencin e blinduar, mjafton ti arrestojne Xenin per Gerdecin me 30 te vdekur.
    Por kam frike se Amerika eshte kumbari i Berishes dhe nuk e prek. Krimet Saliu ja beri Shqiperise, jo Amerikes. Amerikes ai i sherbeu si vasal dhe per Ameriken horrat qe i sherbejne Jane te paprekshem.

  3. Kuq e zi says:

    Dakort me sa thua per gruevskin e fyromit dhe gruevskat tane
    Por te ndalemi pak te keta te tjeret qe jane kunder gruevskave …
    Kush mban pergjegjsi ne shqiperi per tranzitin e gruevskit opozita apo qeveria
    Pse gruevski duhej te bente rrugen maqedoni-shqiperi- mal i zi-serbi-hungari
    Kur fare lehte ishte maqedoni-serbi-hungari
    Pra qeveria jone e ndihmoi apo e luftoi arratisjen e tij?

  4. Politikanet tane jane trima te dhjere.
    Saliun nuk e leshon amerika megjithe krimet dhe akuzat qe rendojne mbi te…..
    Ilirfloriri deklaroi se nuk ka iku ne 92 shin si trim me flete qe ka edhe vidion me te famshme,po kur donte te rrihte edhe jozefinen ky lloj trimi….
    Monika hedh cizmen perpjet….
    Dhe drejtesia rri e ben sehir trimat tane sy pa trembur.
    Orbani Hungaris eshte kunder emigracionit dhe ngre gardhe nga ana tjeter pranon kriminelet e denuar.
    Do zoti te na i mare edhe keta tanet qe na e neveriten vendin

  5. Luli says:

    Do kemi ngjarje kete dimer. Sapo ndoqa Meten ne tv, ishte bere pleh. Nuk u pergjigj asnje pyetje, asnje sqarim. Heshti kur i cituan fjalet e Rames: “president qesharak”. Perseriste vetem fjalen kushtetute, mbroj kushtetuten, nuk shkel kushtetuten.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    I jap shume kredi Maqedonise qe mund te jete nje shtet I ri dhe I dobet, por zbaton ligjin. Ke te drejte Mero qe ai ishte si “Babai” I Maqedonise dhe shife si arratiset nga ligji.. E admiroj drejtesine Maqedonase qe brenda 2 vjetesh I ndeshkon me ligj keta ish kryeministra qe kujtojn se turmat e tyre do djegin shtetin ne qoftese ata penalizohen. Ku jane turmat ?? ORE, QUHEM SALI BERISHA UNE ORE !! ME KE FLISNI JU ?!?! Eshte pikerisht ky mentalitet qe ky person kujton se eshte I paprekshem dhe Prokuroria ndryset sikur gjithe keto institucjone varen nga bandat e ketij.. Del presidenti dhe deklaron se I ka provuar te gjitha kabinetet shteterore dhe e njeh ligjin.. Ja dhe nje mentalitet tjeter qe ka pushtuar politiken dhe shoqerine per dekata me rradhe..

  7. KOLI says:

    C’NA DUHET GRUEVSKI NEVE,,,TE SHIKOJME HALLET TONA.,./////

  8. Alda says:

    Gruevskët tanë , po lagen nga frika.??
    Thjesht, përpiqen të vonojnë fundin e tyre të sigurt.

  9. ermal says:

    GRUEVSKI BERI NGJARJEN NE KUMANOVE KUBDRA SHQIPTAREVE DHE I KA PERSEKUTUAR NE VITET E QEVERISJES DHE QEVERIA JONE E LE TE KALOJ NEPERMJET SHQIPERISE TE SHKOJ NGA QAFTHANA NE HAN RE HOTIT KY ESHTE RAMA DHE RILINDJA QE NE VEND TA DOREZOJNE TE MAQEDONIA E NDIHMOJN

  10. Bjeshka says:

    Vajti shume ky muhabeti i krimeve te pandeshkueshme te Berishes! Gruevski eshte diletant para krimeve qe ka bere Berisha.
    E prit se do arrestohej per 97! Hic
    E prit se do arrestohej per grushtin e shtetit! Hic.
    E prit se do arrestohej per Piramidat! Hic.
    E prit se do arrestohej per Embargon! Hic
    E prit se do arrestohej per urdherat per bombardime me LHL! Hic
    E prit se do arrestohej per Gerdecin! Hic.
    E prit se do arrestohej per Cez! Hic.
    E prit se do arrestohej per 21 janarin! Hic.
    E prit se do arrestohej per nepotizem familjar, me te cilin milte shtetin! Hic.
    Kam frike se me vete ne arkivol do te marre ne hale dhe reputazionin e Amerikes, qe eshte mbrojtesi NR1 i krimeve te Sali Berishes, i riciklimit te tij dhe i nderzimit te tij ndaj nesh.

  11. Follow says:

    Me sytë nga Gruevski?!!!!!!!!!!!!!!!
    Po këtu në Albanistan drejtësinë e re ja kanë lënë në dorë Sali Berishës. Pa voten e partise sé tij familjare nuk zgjidhen as gjykatësit, as institucionet e drejtesise, as Spak, as Prokuroria speciale, as leshi e prreshi. Ai po’ vazhdon duke tallur lesht te bojkotje parlamentin, vazhdim i refrenit të cadres.
    Ne vend qe Sali Berisha të ishte arrestuar menjëherë me ata gjykatësit e tij talebane, që marrin vesh vetëm gjuhën e dhunes, i hodhën çelësat e Reformës në drejtësi në dorë vetë Saliu. Po pse kaq budalla është sa të arrestojë veten?! Po ata që ja varen këto çelësa në qafë, me Lulunë në krye, kaq budallenj ishin sa nuk e dinin?!
    Po nuk e deshën Reformën për Saliun, ashtu siç mendojme ne budallenjtë që plasëm nga krimet e Saliut! E deshën t’a kishin drejtësinë vegël të tyren dhe të na mbajnë prej koqesh.
    Sali Berishës me mire t’ja japim vetë përgjigjen ashtu siç e meriton në mes të Tiranës ! Si Musolini.

  12. Taqi says:

    Une them ta nisim nga Shkelzeni…

  13. Qorri says:

    Syte nga Gruevski i kena vetem ne te perrmjerret e Ballkanit, kur shofim car shteti k… kemi. Se Sala, Shkerdheni, Meta, Kriemadhi,Gita, syte i kane tek miljardat qe kane vjedhur, tek vilat, tek pushimet rreth e qark botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje