Beteja e Astirit!

14 Nëntor 2018, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E vetmja ankesë reale që Lulzim Basha ka për projektin e Unazës së Re, është se kumbarit të vajzës së tij, nuk i kanë dhënë lotin më të madh. Me sa duket, në pazarin paraprak të tij me zyrtarët e qeverisë, ai kishte kërkuar “pjesën e luanit” në tender, që të mos merrte pjesë në protestë.

Gjërat nuk kanë funksionuar deri në fund siç ka bërë pazarin dhe ai sot u është bashkuar banorëve që protestojnë për shtëpitë e ndërtuara në gjurmën ku do të kalojë Unaza. Deri këtu e kuptojmë hallin e tij.

Por më tej nuk kuptojmë se çfarë politike mund të bëjë një kryetar opozite i djathtë, me hallin e 300 familjeve që për fat të keq, do përballen me një proces të dhimbshëm shpronësimi.

Llogaria e parë që ai mendon se bën, janë votat e 300 familjeve.

Po e zëmë se ja falim ato vota, por atij nuk i bëjnë punë. Problemi i tij nuk është se gjuan si hiena, vota hallexhinjsh që i mashtron, pse nuk i ka dalë pazari i tij i gjobës, por fakti që ai nuk nxjerr dot në votime demokratët e partisë së tij.

Në zgjedhjet e fundit ai humbi 240 mijë vota nga PD, dhe nuk besoj se i bëjnë punë votat e 300 familjeve që shumica thonë se kanë votuar PS-në.

Mund t’i marrë ato vota, por nuk i hyjnë në punë. Dhe shumë mirë që nuk i hyjnë në punë, se larg qoftë sikur me ato vota të fitonte pushtetin, kumbari i tij do ta vazhdonte tenderin që ka fituar dhe do t’i prishte përsëri ato shtëpitë. Thjesht atij mund t’i jepte dhe një lot më shumë.

“Beteja e Astirit” nuk është betejë mes të majtës e së djathtës, nuk është betejë as kundër natyrës së qeverisjes. Ajo është një vepër publike që po bëhet me paratë e qeverisë.

I vetmi korrupsion në atë histori, është që i është dhënë një lot tenderi kumbarit të Lulzim Bashës, pasi u ka premtuar se Lulzimi, si në çdo rast që paguhet, nuk do protestojë. Për këtë ja vlen të protestohet kundër tendencës korruptive të qeverisë, por jo kundër detyrimit që qeveria ka ndaj kryeqytetit për Unazën, dhe që po realizohet me shumë vonesë.

Çdo qeveri e këtij vendi është e dënuar ta bëjë atë Unazë dhe duhet ta bëjnë një orë e më parë. Kësisoj, “Beteja e Astirit”, që Lulzim Basha, si çdo kauzë që i del rrugës, tenton ta bëjë betejë të vetën, thjeshtë ia shton rastin e betejave të humbura të tij.

Banorët e zones, përveçse do të kompensohen, apo do të marrin qira për një afat tre vjeçar, mund të fitojnë dhe gjëra të tjera nga beteja e tyre, por një gjë është e qartë, që ata nuk mund të bllokojnë ndërtimin e Unazës.

Dhe të kthesh në betejë të opozitës, një betejë, fundi i së cilës është i parashkruar, do të thotë ose të jesh tërësisht pa ide si opozitë, ose të jesh mërzitur shumë që nuk i ke marrë lotet që të janë premtuar.

Nëse kemi parasysh Kalimashin, kjo e dyta ka më shumë mundësi të jetë arsyeja përse Lulzim Basha është aty.

Por mbi të gjitha, “Beteja e Astirit” tregon kaosin e ideve të opozitës dhe sikletin e saj përballë qeverisë. Siç mund ta shikoni, ata përpiqen të bëjnë hero të betejës së tyre Erion Veliajn, i cili është aq i eksituar nga qejfi për këtë, saqë edhe pse nuk ka asgjë në dorë aty, as projektin, as tenderin, as shpronësimet, i del zot duke e kthyer në “kalë beteje”, ngaqë i intereson protagonizmi politik me opozitën.

Në fakt, Lulzimi edhe pse është në betejën e gabuar, për aq betejë sa është, duhet ta kishte me qeverinë, por me sa duket ka frikë mos i ka mbetur ndonjë mesazh, ndonjë sekseri, me ministrin për tenderin, dhe po bën hero Erion Veliajn, sikur po e ndërton ky i fundit Unazën.

Ky është i vetmi lider opozite që bën çdo gjë gabim dhe nuk e bën se është budalla, por se është i kapur.

Deri tani “Astiri” ishte i njohur si një vend ku bëheshin bojrat, kurse tani e tutje do mbahet mend si një vend ku do t’i dalë boja opozitës së Bashës, për atë që po përpiqet të bëjë.

17 komente në “Beteja e Astirit!”

  1. Drini says:

    BASHA , po ja nxjerr bojën vetes dhe të tijëve, me këto qendrime.
    Kjo s’është opozitë.
    Ky është palaçollëk që do ta marr përgjigjen në zghedhjet lokale. ?

  2. kozmo says:

    ASTIRI ISHTE SI SHTET ME VETE , ME VILA 8 KATESHE DHE NJE KATRAHURE SI NE AFGANISTAN . KJO QEVERI NUK DUHET TI PAGUAJ ASNJE GROSH ATYRE ZAPTUESEVE TE TOKAVE .

  3. Bl1 says:

    E ua mori votat per legalizim tani le ti paguaj leket per shpronesim!
    Cfar mut beteje politike ka ketu!
    I ka gjete keto fukarenje te shkret ti hudhe ne rruge si lecka sepse vjeherrit te Lulit qe ia rrenoi pallatin i pagoi nga taksat e shqiptareve cdo qindarke nepermjet Strasburgut!

  4. sit back and relaks says:

    Mero, cinizmi yt ne shkrim nuk godet Bashen dhe as vetem ata 300 banore por kedo qytetar te republikes se shqiperise qe neser mund ti bjere lapsi qeveritar mbi gjurma interesash klienteliste te pushtetit. Duke u perpjekur te damkosesh dhe kompleksosh protesten dhe hallin e atyre banoreve me emrin e Lul Trapit nuk eshte se qeteson apo ul efektin e protestes tek pjesa tjeter e qytetareve te tiranes apo shqiperise qe per momentin nuk ju kalojne “gjurma” siper apo poshte banesave. Ato shtepi jane ndertuar me gjak dhe me djerse, me leje apo pa leje ato kane 18 vjet atje dhe nqs dikush nuk eshte kujtuar ti legalizoje apo shembi keto 18-20 vjet faji nuk eshte i banoreve por i pushtetareve. Pronen cdokush ka te drejte ta mbroje qofte dhe me jete dhe qeveria duhet te gjeje zgjidhjen me optimale si per ata qe e kane me leje si per ata pa leje e jo tju thote do ju paguajme qerane 3 vjet, po pas tre vjetesh kur nuk i dihet kush eshte ne pushtet si do veje halli i tyre, apo ngecja dopio gjashten tjetrit qe vjen mbrapa pa vari leshte qytetareve dhe hallexhinjve.

    1. Sinqeritet says:

      Karagjoz!Shqiptaret e vertete nuk morren mijra dyqane dhe prona ME TAPI dhe ti kerkon te ligjerosh ndertesa PA LEJE dhe ta besh TIRONEN KATRAURE
      NEVER,kurre ,Tirona eshte Europe jo vendi juaj katundare-shpellare.LIGJI ESHTE LIGJ.
      SHqiptaret e duan Tironen si gjithe kryeqytetet e Europes dhe jo GENJESHTRAT DHE INTERESAT TENDE PERSONALE PREJ UZURPATORI.

  5. sit back and relaks says:

    Mero, cinizmi yt ne shkrim nuk godet Bashen dhe as vetem ata 300 banore por kedo qytetar te republikes se shqiperise qe neser mund ti bjere lapsi qeveritar mbi gjurma interesash klienteliste te pushtetit, por gjithe qytetaret e shqiperise. Duke u perpjekur te damkosesh dhe kompleksosh protesten dhe hallin e atyre banoreve me emrin e Lul Trapit nuk eshte se qeteson apo ul efektin e protestes tek pjesa tjeter e qytetareve te tiranes apo shqiperise qe per momentin nuk ju kalojne “gjurma” siper apo poshte banesave. Ato shtepi jane ndertuar me gjak dhe me djerse, me leje apo pa leje ato kane 18 vjet atje dhe nqs dikush nuk eshte kujtuar ti legalizoje apo shembi keto 18-20 vjet faji nuk eshte i banoreve por i pushtetareve. Pronen cdokush ka te drejte ta mbroje qofte dhe me jete dhe qeveria duhet te gjeje zgjidhjen me optimale si per ata qe e kane me leje si per ata pa leje e jo tju thote do ju paguajme qerane 3 vjet, po pas tre vjetesh kur nuk i dihet kush eshte ne pushtet si do veje halli i tyre, apo ngecja dopio gjashten tjetrit qe vjen mbrapa pa vari leshte qytetareve dhe hallexhinjve. .

  6. h says:

    Shpërblim vetëm pronarëve të vërtetë.
    Zaptuesit dhe shtëpitë pa leje të nxirren jashtë që ta kuptojnë
    të gjithë mësimin e ligjeve të shtetit dhe pronës private.
    Nuk ekziston fakti se po zaptove një tokë 20 vjet,bëhet prona jote.
    Sipas kësaj llogjike gjithe shqiperia i perket shtetit sepse e ka patur
    në zoterim per 45 vjet (1945-1990).

  7. Mersin says:

    Zoti Mero nga i nxirrni keto shifra per elektoratin e PD. Paska humbur 240 mije vota?.! Jeni ne vete. PD kete here ka marre tamam votat e elektoratit te vet, te tjerat kane qene te vjedhura ose te manipuluara. Beni ne retrospektive ngjarjet e ndodhura ne keto 28 vjet dhe analizoni zgjefhje pas zgjedhjesh per te konluduar nevte verteten.

  8. drino says:

    Je i madh Mero vetem nje vrejtje kam, LULIT I KA DALE BOJA QYSH KUR VODHI 250 MIL EURO DHE VRAU 4 TE PA FAJSHEM NE BULEVARD PRANDAJ SKA CTI DALI ME VETEM DUHET TE DALI VET.

  9. Qytetari i thjeshte says:

    Thirrini mendjes o te uruar, e kuptoni ku ka shkuar puna:
    Zaptuesit e prones private apo shteterore ne ate zone kane ndertuar pa leje, kane bere legalizimet dhe do te shpronesohen.
    Po per pronaret e ligjshem pse nuk protestohet..
    E dyta ata qe kane ndertuar pa leje dhe nuk kane bere legalizimet do te marrin qerane per 3 vitet e ardheshme.
    E treta Unaza do te ndertohet dhe ka edhe ajo kostot e veta.
    Ironia eshte se keto para paguahen nga taksat e qytetareve shqiptare, tre here per te njejten gje..
    Per Zaptuesti e pronave
    Per Pronaret e ligjshem
    Dhe per ndertimin e Unazes.
    Kostot jane ato qe jane e paguajme ne me taksat tona, me falni vetem ata qe paguajne taksa.
    Rrofte rrumpalla historike e tranzicionit…

  10. Levend Frroku says:

    Ky “sit”-a, mos eshte jurist i plepave.

  11. Kola says:

    Zoti Baze, Beteja e Astirit eshte nje kazus se si e trajton sheti problemin e prones. Nuk duhet te emertohet beteje luftarake e per me teper qe kerkon ndalimin e realizimit te projektit publik. Shtetave, familjeve te tyre duhet tu garantohet strehimi. Por duhet tu krijohen edhe mundesi punesimi. Ne fund te fundit perse e kemi shtetin, qrverine?! Sipas meje, e ke nisur gabim editorialin… Nuk dihet ti shtohet pesha percapjeve te opozites, ajo ben punen e vet. Qytetari eshte zgjidhja, prona dhe gjithe te drejtat e tij.

  12. Saimir says:

    Askush nuk thote pse duhen harxhuar 40 miljon euro? A e kemi luxin per keto harxhime? Shume shum mund te mderhyhej me 4 miljon euro. A rregullohet/lirohet trafiku, kur valvula e bllokimit eshte tek spitali Hygeja ? I vetmi problem kush e mori pse e mori. Kaq!! Thirrni mendjes se edhe derrin e bate fizarmonike

  13. Ardi says:

    ZAPTUESIT E PRONES DUHET TE TRAJTOHEN SI ZAPTUES. SI SHKELES TE LIGJIT DHE JO TE DEMSHPERBLEHEN QOFTE DHE DUKE JU PAGUAR QIRATE PER TRE VITE ME PARATE E QYTETAREVE TE NDERSHEM QE NE RESPEKT TE LIGJIT QENDRUAN KORREJT DHE NUK ZAPTUAN ASGJE. ÇFARE EDUKATE JEP SHTETI ME RASTIN E PAGIMIT TE DENSHPERBLIMIT PER ZAPTUESIT E PRONES: JU GRABISNI PRONEN NE JU PAGUAJME. TURP DHE FAQE E ZEZE. PER ATE QE BEN GRABITESIT DUHET TE NDESHKOHEN.PROTESTAT DHE KERCENIMET JANE TURP. INSTITUCIONET E SHTETIT DUHET TE VEPROJNE PA ASNJE HEZITIM DHE JO TE BEJNE SEHIR E TI LEJOJNE GRABITESIT TE DJEGIN E PERVELOJNE INSTITUCIONET SI VEPRUAN SOT ME BASHKINE.

  14. Ledio says:

    Asnje cope mut nuk do ti u jepja , kujdo qe ka ndertuar pa leje, kurse atyre qe e kane me leje sipas cmimit te tregut +lehtesira te tjera. Si mund te shperblesh njerezit qe thyejne ligjin edhe sillen si cuba? Nga do dalin keto leke? Atehere duke i shperblyer shteti krijon nje precedent edhe per raste/veprime te tjera jo ne perputhje me ligjin. Te vegjlit ne mence , te tjeret te ngrohen ne Diell..:)

  15. A says:

    Mos njohja e qellimshe e prones private ne funksion in te pasurimit te pa ligjshem te politikes majtas djathtas,nuk mund te lejoj funksionimin e shtetit duke e kthyer ne shtet te dhunes dhe urrejtjes.Arkitekti I kaosit ,antishqiptari Berisha percau shqiptaret per ti sunduar me mire ata. Pergjegjesia kryesore eshte e tij,ai duhet ta paguaj me pasurine e tij te paligjshme e sipas radhes te gjithe ata qe paralizuan proceset demokratike te vendit. . Nuk duhet krijuar nje atmofsere toksike perreth Bashkise,por duhet kompromis e dialog me njerzit.Nuk ka qenje njerezore inferiore ,Jane kushtet e jeteses qe krijojne iluzioni e gabuar te rraces superiore kur ndonjeri ka kushte me te mira jetes ! Njerzit duhen trajtuar te barabarte si lloj dhe te barabarte kundrejt ligjit.Z.Baze I di sh.mire arsyet ,nuk e kuptoj pse i vjen anash problemit,kur ndihmesa e tij do te ishte sh.vlefshme per te ardhmen e vendit.

  16. Kopshtari says:

    Eshte e domosdoshme te ndertohet nje unaze per mjetet e renda dhe per te lehtesuar levizjen e automjeteve ne Tirane, por ajo qe çdo njeri pret nga nje qeveri socialiste, eshte qe te sillet njerezisht me njerzit dhe te mos i hyj popullit te thjesht ne hak. Pazaret e opozites i din mire shqiptaret dhe nuk genjehen nga tubimet e nuk friksohen nga zjarret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje