Pse opozita e ka lënë Presidentin, në dorë të idiotëve?

7 Nëntor 2018, 21:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Partia Demokratike i ka bërë bisht përballjes zyrtare me debatin rreth mos-dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti Ilir Meta. I ka bërë bisht zyrtarisht Lulzim Basha, si kryetar i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër, i ka bërë bisht në mënyrë direkte Sali Berisha, i cili është mjaftuar të bëjë gallatë se “kush ja dhjeu njëri- tjetrit” në takimin Rama- Meta, i kanë bërë bisht gjithë kryetarët e partive opozitare, të cilët kanë kursyer dhe Nard Ndokën të marrë pjesë në këtë debat.

Ajo që është interesante, është se në këtë debat është lejuar me vetëdije të angazhohen ose figura qesharake, ose njerëz të cilët kanë dëshmi të forta që nuk kanë respekt për veten e tyre.

Nëse u hedh një sy debateve televizive të së hënës, e kupton qartë këtë panoramë, që nga ata që shikojnë horoskopin me Enin, e deri tek debati Noka- Fevziu.

Nga figurat politike që janë përfshirë në debat për të mbrojtur dekretin e Presidentit, bie në sy vetëm Flamur Noka dhe Petrit Vasili.

Ky i fundit në fakt nuk është se mbron ndonjë gjë, por bën stërvitje duke sharë Ramën.

Interesant është fakti që PD, të vetmin politikan që hodhi në këtë betejë, ishte Flamur Noka. Ky gjest ilustron më së miri gjithë filozofinë e qëndrimit të PD, që për betejën që ajo shpreson se mund ta sjellë në pushtet, pra për betejën institucionale President-Kryeministër, ajo angazhon dikë që përveçse budalla, ka një konsesus kombëtar me vete, që të mos merret seriozisht për çdo budallallëk që thotë. Pra, në një farë mënyre, PD më shumë se sa pjesëmarrje, paraqitjen me Flamur Nokën në këtë debat, e ka alibi për mos-pjesëmarrje.

Biles ajo ka sakrifikuar aq shumë në këtë pikë, sa del të kundërshtojë emërimin e një njeriu të shkolluar në Gjermani dhe SHBA, me katër gjuhë të huaja, pa asnjë defekt në CV-në e tij, me dikë që e ka fjalorin me katër fjalë, nga të cilat tre i ka banale, dhe që fatkeqësisht ka qenë paraardhës i Sandër Lleshaj në vitin 2013.

Do mjaftonte ky krahasim mes dy figurave, që Flamur Nokën PD ta fshinte dhe nga Facebooku në këtë debat, por Lulzim Basha në fakt e nxori në “shesh të mejdanit”, vetëm për t’u dukur sikur merr pjesë në këtë debat, por ama me Flamurin.

Vetë ka ikur nëpër Europë dhe bën selfie me kë i del para.

Dhe nesër kur të përballet me pasojat e kësaj krize institucionale, të vetmen alibi që ka, është se nuk ka folur ndonjë njeri serioz nga PD, përveç Flamurit.

Kriza institucionale mes Presidentit dhe qeverisë, përmes refuzimit të Sandër Lleshit si ministër, nëse do t’i hapet rrugë, do ta bëjë Shqipërinë të paqeverisshme, edhe sikur të ndodhë t’ia lësh në tavolinë pushtetin Lulzim Bashës.

Kjo krizë do të jetë e rendë jo vetëm kur Presidenti është i një partie kundërshtare si tani, por akoma më keq, kur është i partisë tënde, pasi mund t’i ngjallen orekse të marrë drejtimin e partisë, duke diktuar ministrat që do ai. Kaq e kupton edhe Lulzim Basha, sado mungesë inteligjence të ketë.

Dhe pikërisht për këtë shkak, po sillet sikur nuk e ka mendjen çfarë po ndodh dhe ka nxjerrë në betejë budallenjtë.

Kjo është në fakt një keqpërdorim që opozita i bën Ilir Metës, të cilin e ka motivuar të hidhet në betetë, dhe i ka dhënë “hua” si ushtarë në këtë betejë, të gjithë ata që të prishin punë t’i kesh me vete.

Është një përpjekje për të nxjerrë gështenjat me duart e ilir Metës, dhe për peshqirë të përdorë Çimat, Fahrirat, Mulët dhe gjithë “nulët” e opozitës.

Dhe nëse ka një të drejtë Blendi Fevziu të nxehet, nuk është pse Flamuri thotë gomarllëqe, se ai i shkreti aq mundësi ka, por pse për një betejë kaq të madhe saç shpresojnë të jetë kriza Meta- Rama, opozita ka në dispozicion të emisonit vetëm budallenjtë.

Se ata, janë të vetmit që mund t’ia dalin!

9 komente në “Pse opozita e ka lënë Presidentin, në dorë të idiotëve?”

  1. JK says:

    Ilir Floriri ne kete mesele i ngjan gomarit qe veshi lekuren e luanit dhe u hoq si mbreti i pyllit. Sapo gomari pelliti, kafshet e kuptuan dhe vazhdimi dihet…IlirFloriri hiqet si trim, bile me trim se ne kohen kur arestoi Salen, sepse si i pagedhendur qe eshte mendon se politika behet me trimeri. Ai nuk e kupton rolin e Presidentit sipas kushtetutes por me mendjen e tij idjote mendon se si Komandant i FA mund te japi urdhera personale, si kryetar i KL mund te influencoje ne kete organ. Haron qe roli i tij eshte kortezi dhe duke veshur lekuren e gomarit mendon se eshte kryetari i shtetit. Haron qe eshte caktuar ne ate deyre dhe nuk eshte zgjedhur me votim direkt. Istoria mund te zgjatet shume por e rendesishme eshte qe te thuhet eshte se edhe opozita e kupton qe nuk mund te behet kauze me nje idjot qe hiqet si mbret. Ky eshte nje lajm i mire sepse tregon se opozita eshte me e zgjuar se Iliri dhe nuk do te rrezikoje me budallalleqet etij.

  2. shqiptari i ilirise says:

    Sa kam qeshur o Mero!
    Rrofsh se isha gjithë ditën i mërzitur!

  3. Qytetar says:

    PD nuk ka morale,se bashku me LSI,per te kerkuar siguri dhe rende !
    Energjit e tyre konsumohen vetem per pushtet partiak,per baltosjen e cdo figure politke,te emeruar nga Rama.
    Deri tani Rama,nuk la gabuar ne emerimet,ne pikat kryesore te pushtetit,qendror che lokal.
    Ai ka lene ne stol shume figura politike te majta,vetem per te qeverisur me nivel maksimal .
    Presidenti dhe ish Presidenti,kerkojne te emerojne Ministri e Brendeshem,simbas parimeve te tyre krahinoro-partiake dhe fetare.

  4. Rema says:

    Bravo Mero edhe ti i censuron komentet tona qe shkruhen per Lleshin sa qe sot doli shkrimi per urdherin e pare te tij per kafenete,ju e hoqet menjehere se po i nxirrej boja ketij Lleshit!
    Duket hapur se edhe ti Mero je bere pale me qeverine kunder kritikave konkrete!
    Se kur vjen puna qe komentuesit shajne me liber shtepije ju nuk i censuroni,ndersa ato me fakte reale i hiqni!
    Keshtu bete edhe me shkrimin e analizes se vitit te pare te mandatit te dyte te qeverise,qe e hoqet brenda dites se u shkruan komente kritike!
    Edhe kete koment jam i sigurte qe do ta censuroni!
    Mos e hiqni veten pra se jeni gazetre e pa varur!

  5. tahipi says:

    hahahahahahahah ha ha ha….. hahahahahahaha SUPER!!!!!!

  6. Kuq e zi says:

    I nderuar mere
    Nuk jam 1 vjec qe te marr per te qene propaganden tende
    Kur meta u votua president pd leshoi kuvendin ky eshte fakt
    Pra zotrote nqs don te mbrosh kryeministrin fillo e shpjego dhe justifiko pse ps votoi meten president…
    se mos me ngaterro kush qe jam fan i s.b. por ky president eshte i ps-s jo i pd-s

  7. Vjosa.al says:

    Zoti Mero,

    Ky editorial yt per “krizen” midis Presidentit dhe maxhrances, eshte si nje tallje e vogel per publikun, sepse nuk ka pike rendesie kush vete te Fevziu per te mbajtur fjalime poilitike, a shkon Muli apo vete Luli, sepse qe te dy, per nga niveli, fjalori e llogjika e fjalimit, jane krejt njelloj: Muli bytha e Berishes dhe tjetri, Luli, gryka e Berishes.

    Por, dicka shume me e madhe dhe e rende se sa nje krize institucionale ne skenen komike te politikes sone, sic eshte kjo midis Metes e Rames, po ndodh qe prej me se nje jave dhe po arrin kulmin e saj sot, ne Bularat, ne kufirin e Vorio Epirit te shenjuar me varreza greke nga agresioni grek kunder Shqiperise dhe te miratuar nga kreret e politikes se te dy kraheve te saj, perfshire Meten e Ramen, pa folur per Berishen dhe Bashen.

    Bularati sot nuk eshte teritor i Republikes se Shqiperise, por eshte teritor grek i pushtuar nga ekstremizmi dhe organizatat te tipit Mavi e Agimi i Arte, ku valojne vetem flamuret e Greqise dhe ku politika greke dhe minoritare, po shenjterojne terroristin grek Kacifa, qe vdiq per ata flamure dhe per Vorio Epirin.

    Per kete tragjedi te Shqiperise, te shkaktuar teresisht nga kapitullimi i lidershipit shqiptar para agresionit grek vetem per te siguruar karriket dhe favoret e tyre pushtetare, duhej te ishte editoriali yt zoti Mero.

    Editorialet e tua, sot-neser-pasneser e ne vijim duhet te jete per kete shitje qe po i behet integritetit teritorial te Shqiperise dhe te vazhdojne deri athere kur, ne publik dhe ne Parlament, te filloje debati i madh:

    “Pse dhe kush po e shet Shqiperine dhe si duhet ta mbrojme ate nga tradhetia”

    Te jesh i sigurte Mero, se kete pret publiku nga ty, se ky eshte imperativi kombetar tani, tani, tani!

  8. salianji pederast says:

    Partia socialiste,deputetet e saj injorant dhe faqezinje nuk e meritojne te jene deputet,nuk u falet qe keta deputet me copi, copi votojne te gjithe dhe zgjedhin president nje coban bagetish i quajtur ILIR META,nuk ka turp me te madh ne kete bote ku jetojme.Pse e zgjodhen kete pacaure burr,i degjoni pordhet e ketije zagari,vazhdoni ti degjoni cdo dite dhe mire ju behet. E keni katandisur shqipetine,si asnje here tjeter ne historine e saj,si mund te durohet ulurimat dhe sokllimat nga nje grup njerzish ne bularat te gjirokastres,kush jane keta ndyresira,kush jane keta nazista dhe fashista,pse i lejuat fashistat Grek te hyjne ne shqiperi te ulurijne per te vrare e prere shqipetaret kudo qe jane.Kush jane keta fashista a ka zot shqiperia, por nuk ndihen dhe i degjon, Fashistat,nazistat,Grek Grek turp,turp. Atyre ju lumte qe ne shqiperi nuk ka zot,
    qe tu tregonte vendin fashistave dhe mercenareve Grek.Le te shkojne ta provojne ne Turqi se cfare mund te ndodhi???.

  9. Sinqeritet says:

    Mjerr PD dhe mjerr ne qe votojme per te.Mbas vrasjes te atyre qe mund te kontribonin per PD nga S.B. ,ky i fundit vuri kukllen Lul Balla ,jointeligjent por tejet servil dhe besnik i S.B.
    “Mjerre Shqiperia ne c’duar ka mbetur”,kjo eshte thenia e nje prej mjekeve me te mire te Shqiperise para dekadash.Qe vertetohet cdo dite.
    “I ZOTI E MERR VESH I FUNDIT” Nuk di si ta kuptoj kete,PD nuk ka force te shkeputet nga S.B. sepse ky i ka bere shtetrrethim,apo vertet s’e kupton?
    Sa te jete Sali Berisha ne PD,kjo parti s’fiton kurre.Ai ka qene gjithmon i rrjedhur,mafioz qe minoi Shqiperine dhe PD.,njeriu me negativ ne Shqiperi gjate gjithe kohrave.Budallalleqet ,gafat e tij populli shqiptar si harron dhe nuk ja fal kurre.
    Negativ eshte dhe presidenti i Shqiperise.
    SI DO TE SHKOJE KJO PUNE ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje