Nga Mero Baze
Propozimi i presidentit Ilir Meta për të emëruar gjyqtaren kushtetuese Vitore Tusha, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, më shumë se sa një kujdes për të emëruar në kohë, kreun e këtij institucioni, ngjan të jetë një përpjekje për të bllokuar në kohë, punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), pasi boshllëku që ajo krijon është vendimtar.
Gjykata Kushtetuese duhet të kishte në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED) dy anëtarë jo zëvendësues, dhe një anëtar zëvendësues.
Altina Xhoxhaj, e cila ishte kandidate për anëtare të rregullt, u skualifikua nga Vettingu, ndërsa Besnik Ymeraj dha dorëheqje. E vetmja që kaloi Vetingun është zonja Tusha, e cila është si anëtare zëvendësuese.
Nëse ajo largohet, ky institucion bllokon veprimtarinë e tij, dhe kësisoj vazhdon bllokimi i gjithë emërimeve në institucionet e reja të drejtësisë, përfshi dhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Që të plotësohen vendet në KED, duhet të jenë të paktën dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njëra është zonja Tusha, tjetri mund të jetë Bashkim Dedja.
Nëse ikën zonja Tusha, nuk ka më asnjë shans të fillojë punë KED dhe që të fillojë punë Gjykata Kushtetuese, duhet më parë të fillojë punë KED. Pra, njëri institucion mban peng tjetrin, dhe hyjmë në rreth vicioz.
Tërheqja e zonjës Tusha për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, e kthen situatën në pikën zero.
Tusha, e cila është në prag të pensionit, duhet të lërë përgjysëm mandatin e saj si anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe kjo për presidentin Meta dhe krerët e opozitës, duket se është një prioritet më i madh se sa një kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, apo poste të tjera.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucion kyç në formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.
Ndërsa Presidenti ka bllokuar emërimin e ministrit të Brendshëm dhe gjithë betejën kundër qeverisë, e bën se mungon Gjykata Kushtetuese, tërheqja e zonjës Tusha nga KED, është një shkelm përfundimtar për reformën në këto momente, dhe një shtyrje në kohë e mundësisë së formimit të kuorumit të nevojshëm për Gjykatën e re Kushtetuese.
Largimi i mundshëm i zonjës Tusha nga KED, e bën më të rëndë situatën, pasi nëse deri më sot, duhej ende edhe një anëtar i rregullt nga Gjykata Kushteuese, pasi anëtarja zëvendësuese ishte, tani duhen dy anëtarë të rregullt dhe anëtarja zëvendësuese, në vend të zonjës Tusha, duke thelluar krizën e mundësisë së plotësimit të institucioneve të reja që dalin nga reforma në drejtësi.
Në betejën politike mes shumicës, që po mundohet të shtyjë para procesin e formimit të institucioneve, dhe ashpërsinë me të cilën opozita po përpiqet të bllokojë procesin e krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, propozimi për zonjën Tusha është më shumë një përpjekje për ta bllokuar reformën në drejtësi, se sa një përpjekje për të shpejtuar zëvendësimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk është për shembull aq urgjent sa ministri i Brendshëm.
Kandidatura e saj ishte e papërfolur më parë dhe nuk bën pjesë tek njerëzit që kanë aplikuar për atë post zyrtarisht, por duket se është një kandidaturë e kërkuar për të krijuar bllokim të KED, e cila zgjat pa fund ëndrrën që të mos kemi Gjykatë Kushtetuese, për të gjykuar aktin e Ilir Metës me bllokimin e ministrit të Brendshëm.
Afërsia e zonjës Tusha me rrethin e afërt të presidentit Meta dhe siguria se shkon në një detyrë afatgjatë 7- vjeçare, mund ta kenë bindur atë të ofrohet për këtë post, edhe pse shumica e shikon me dyshim formimin e asaj profesional, sa i takon përvojës si audit financiar dhe moshës në prag pensioni.
Por duket se presidenti Meta, nuk ka vrapuar të gjejë një kryekontrollore për financat publike, por të heqë një gur vendimtar, në ngrehinën e re të Reformës në Drejtësi, që vonon së paku, atë që ai shpreson të bëhet sa më vonë, Gjykatën Kushtetuese, dhe më pas SPAK dhe institucione të tjera të Reformës.
Kjo është dhe beteja reale. Këto të tjerat janë pasoja.
Nuk ka njerez te pazevendesueshem dhe nuk ka problem te pazgjidhshem,,,
qofte ne vijimin e punes se KED,qofte ne perzgjedhjen e titullarit te ri te KLSH-se.
Boll me kete terror ngaterrestaresh,,,qe valorizohen mediatkisht
si pengmarres te shtetit te shqiptareve.
Boll.
O Lora me vjen keq sa lehte i merr keto peshat e renda.Problemi qe ngre z Baze eshte jetik jo vetem per drejtesine por per vete ecurine e vendit tone me serbin e rusin sipas sales e metes apo me europen ku duam te gjithe antaret e cdo partie.Mos bej shejtan budallain e revoltum se vete emeri i partise tende meme LSI eshte perkthyer nga i madhi Nano si levizja e skraparllinjve te inatosur
Merooooo,pse keni hequr portalin e komenteve tek artikulli i Janulles!?
Thenë me pak fjale Mafja (Sali-Meta-Lulushi-Monabaxhella) po punon fort te shkaterroje strukturat shtetformuse!
Mafja kerkon pushtetin p o l i t i k. . . !!!
Ke goditur atje ku goditet Luani, Mero Tepelena!
Shumë e qartë.!
VETINGU , në politikë, shpresa e vetme!
????. SHPRESA JONË !??
Kush e propozoi dhe e votoi Meten president? Edi Rama dhe partia socialiste. Na vune ne krye te shtetit nje kryehadjdut qe tani ka marre peng gjithe drejtesine . Bravo Edi Rama,bravo socialista.
Mero vetëm ti , i zë MAT , këta plehrat .
Rrofsh, që na ndriçon pamjen .
… Atehere si do beje SHQIPERIA dhe populli shqiptar me kete kembe shtrember kete ” kriminel – politik” ?
Pse duhet te vuajne per DREJTESI shqiptaret ?
Cfare duhet te beje populli qe te denoje dhe shporre kete “hajdut me cizme grash” i lidhur me krye-kriminelin historik Berisha ?
Populli duhet t’a detyroje me dhune qe keto familje- mafiozesh politikanesh te japin llogari … ndrekohe qe qellimisht kane bllokuar Institucionet e Drejtesise dhe VETINGUN ?
CFARE DUHET TE BEJE POPULLI ?
E lexova,por te them te verteten me lodhe me keto,ked,det,edk,dkr,ubd,ze’y’she’…e vari kene.
Nga momenti qe sot presidendi pranoje ate te shikut,do te thote qe tusha eshte defakto ne nje post te larte…cili?! Nuk e di,por nqs e ka me te vertete propozimin met,ajo do jete drejtuesja.
Rama gam gam ben kot.I shet e i ble vendet…njelloj si meta.
Shume efikas Z.Mero .! Po nuk mjaftojne te gjitha keto Prapesira per te nisur urgjentisht Procesin e Perzenies nga Presidenca e Kulufit te Floririt qe kerkon te destabilizoje Vendin ?????Keto perpjekje Ai po i ben ,vetem e vetem qe te ruaje Statukuone e Pasurive te grabitura per Vete dhe per Sali Gerdecin.
Bravo Mero! Ja dogje planet Metes & Co qe s’po lene gur pa levizur per te sabotuar reformen ne drejtesi. Kuvendi dhe Qeveria duhet ti kene syte hapur per te parandaluar keto tentativa ogurzeza.
Kuvendi thotë fjalën e fundit. Kushtetuta, neni 162 poka 2 thotë: kryetari i KLSh zgjidhet dhe shkarkohrt nga Kuvendi me propozim të presidentit. Të presim e të shohim sesi do të veprojë në këtë rast Kuvendi (Rama). Nga do peshojë kandari, nga ministri i Brendshëm, KED dmth zbatimi i reformës në drejtësi apo KLSh. Për mua nga KED pra drejtësia, sepse këtu fillon dhe mbaron loja. Për këtë bëhet gjithë lufta politike. Të pengohen e çdo çmim organet e reja të drejtësisë. U ka hyrë lepurinë bark zullumqarëve.
Shqiperia mbetet si simbol i shtetit të degjeneruar dhe degraduar në çdo qelizë.
Dhe kështu do të jetë në përjetësi.
Kush mendon se Reforma ne Drejtesi ka ngelur ne doren e nje pensjonisteje Mero, is deadly mistaken…
Me keqardheje , vem re se, presidenti Ilir Meta, po vepron jo si president, mbi palet dhe garat i kusjhtetutes, por, si funksjonar politik sikur te ishte kryetar iLSI.
parlamenti, duhet tja kethej sa me par nese paska vendosur te propozoi nje kandidatur qe minon rreformen ne drejetsi
Nese lajthiti me mosdekretimin e gjeneral lleshit si minister i brendeshem i propozuar nga kryeministri Rama, sduhet lehuar te thej akoma me shum , lajthitjet apo , qellimdashjen, per te penguar rreformen ne drejtesi.
Mero je I modh.
Mero si zakonisht ke kapur dashin nga bolet.Po kujt ja thua spjegoja qe ta mare vesh Edi Rama e te mos beje decken e radhes.Votimin e Vitorese per KLSH.Te PERKEDHELET Grida Duma me pamjen.e saj mundet edhe te durohet.Por te perkedhelet Ilir Metam me pamjen.e ti.Nje Zot.e.di.
JANE TE GJITHE POLITIKANET KUNDER KED , KUNDER SPK , KJO ESHTE NJE MARRVESHJE E NDYRE , QE ISHTE I PARASHIKUAR ME KOHE ,POR VETEM PER ANALISTIN MERO ,ERDHI SHUME PAPRITMAS . ?
Konstatim shum i sakte. Eshte pa dyshim nje nga qindra mijra veprime kunder shqptareve e shqipnise te modelit leshelist “qe baba gishtat”
Pra Meta s’ka problem me katoliket, por me litarin qe po i ngushtohet dita-dites rrotull qafes.
Mero, po eshte keshtu, parlamenti e ka te thjeshte fare. Ne piken “b” te kushtetutes per emrimin thuhet se duhet te jete financiere. Nuk ka asnje shenim tjeter dhe parlamenti s’duhet ta mbeshtese kete propozim. Ne qoftese e mbeshtet, i ben vete gropen asaj qe thua ti. Hulusi Manja ti rrije bythes siper.
Gabim! Kushtetuta nuk e parashikon fare këtë që the. Kryetari i klsh mund të ketë edhe formim në drejtësi.
Problemi me Meten, Salen , etj. qendron ne faktin se ata jane te akuzuar dhe diskretituar aqe rende ne syte e njerezve sa edhe nese ne ndonje rast kane te drejte, askush nuk i beson! Kjo eshte lehtesohte e verifikueshme, ne kafene, ne rrruge, autobuza etj i quajne te mbaruar!
C’ te beshe keshtu e ka jeta! Kjo eshte rezultante popullore, por mjafte ndikuese!
SI GJITHMONE MERO I SAKTE…..
I VERTETE
I PA ANSHEM…..
XHUXHI ËSHTË TINZAR I POSHTER.SIGURISHT QË AI ËSHTË DE FACTO EDHE KRYEK*R I LSI.PRA AI PUNON NE UNISON ME saliun NE MENYRE QË TA PENGOJË REFORMEN NE DREJTESI,POR SADO QË KETA DY LEGENA TE MANIVROJNE SI DY SKILE,I PRET BURGU.