Problemi është si të paguhen qytetarët, jo si të paguhet Basha!

12 Nëntor 2018, 18:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Projekti i Bashës, shpronësimet e Bashës, tenderin e merr njeriu i Bashës, hallet qeveria.

Prisja që Lulzim Basha sot të përsëriste skenën e dy muajve më parë, ku shpalli disa “oligarkë” të padëshiruar për PD, duke u vendosur gjoba për të reflektuar. Dhe disa reflektuan. Sot vendosi të shpallte kush janë oligarkët që do të ndërtojnë Unazën e Tiranës, dhe mendova se do ta përsëriste lojën.

Por nuk ndodhi ashtu. Lulzim Basha rreshtoi dy kompanitë që kanë fituar garën, në segmente të tjera të Unazës, dhe nuk lexoi emrin e kompanisë e cila e ka fituar tenderin në negociata me qeverinë, përmes Lulzim Bashës, nën garancitë se PD nuk do mbështeste protesta për prishjen e shtëpive.

Bëhet fjalë për “Viktoria Invest”, aq shumë e identifikuar me Luzim Bashën, se e ka dhe kumbar të vajzës vet, e cila ka dhe emrin e kompanisë në fjalë. Kush është kompania, mund të shfletoni buletinin e prokurimeve publike të shikoni se ajo ka vjelur shumicën e buxhetit të Tiranës kur e drejtonte Basha dhe më tej, kudo ku ka pasur ai para në dorë.

Personi që aksidentoi turistin në Himarë, biznesmen i fuqishëm dhe sponsor i PD

Por mendova se sot, ka rënë dakod me të, t’ia përmendte dhe atij emrin si gjithë të tjerëve, dhe të vazhdonte me hipokrizi, sikur nuk kishte thënë gjë.

Por nuk guxoi ta bëjë as këtë, pasi kompania është aq e identifikuar me Bashën, sa vështirë se do ta mbante seriozitetin dhe spikerja e PD që lexon deklaratat.

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Unaza e Tiranës është projekti i Ministrisë së Transporteve të kohës së Lulzim Bashës, vazhduar më pas nga Olldashi. Është një projekt serioz, jetik për të ardhmen e zhvillimit të Tiranës, që nuk mund të shmanget.

Më pas, Lulzim Basha si kryetar i Bashkisë së Tiranës, është hartues i listës së shpronësimeve që prek Unaza. Aty ka ndërtime pa leje dhe ndërtime të modifikuara për banim, të cilat duhet të prishen me çdo çmim.

Është tjetër gjë si e zgjidh qeveria çështjen e kompensimit për ta, por vendimi i prishjes nuk mund të vihet në dyshim.

Pika e tretë ka qenë më e nxehta. Ishte fjala për tenderin.

Vikctoria Invest fituese e lotit per ndertimit e unazes se re

Siç dihet, rilindasit nuk janë elastikë për pazare. Pazari u bë që lotin më problematik t’ia jepnin kompanisë së lidhur me Lulzim Bashën, pra “Viktoria Invest”. Nën garancitë e saj, se kishte folur me Bashën dhe nuk do kishte reagim, qeveria i ka dhënë me vetëdije thuajse pa garë, tenderin.

Tani që procesi mbaroi, tani që Basha ka bërë dhe projektin dhe listen, ka marrë dhe tenderin, del e lexon një listë oligarkësh që do ndërtojnë Unazën (në fakt e ndërton qeveria) dhe fsheh oligarkun që ka futur si gjobë në këtë proces. Është aq e pacipë historia, sa Basha ulet, takon dhe protestesit, u bën thirrje të rezistojnë që Unaza të mos ndërtohet. Me sa duket do ketë pasur ndonjë keqkuptim me Gjiknurin, pasi do t’i ketë kërkuar të treja lotet, dhe ai i ka dhënë vetëm 1.

Kjo është një histori e turpshme që duhet të marrë fund, dhe për të cilën janë përgjegjës vetë drejtuesit e qeverisë, të cilët mendojnë se problemet sociale të prodhuara nga ndërtimi  i infrastrukturës, mund të zgjidhen duke bërë pazare me Bashën dhe duke i dhënë atij pjesën e gjobës që kërkon.

Dhe nuk e kuptoj pse Basha i çon njerëzit tek Bashkia e Erion Veliajt, pasi Bashkia është e vetmja që nuk ka lidhje fare me këtë histori. Aq sa detyra ka Bashkia në këtë shpronësim, i ka bërë Basha më 2013. Tenderi është i ARRSH dhe qeverisë, por Basha nuk i çon dot aty, se i del pazari, dhe i çon në Bashki.

Banorët e Unazës së Madhe nuk kanë hall a ka marrë ndonjë lekë Basha apo jo, nga tenderat e Unazës. Ata duan lekët e tyre.

Ata më të kënaqur janë sikur të marrin aq lekë sa ka marrë Basha nga prishja e pallatit, por nuk kanë punë sa lekë ka marrë Basha nga tenderi i Unazës. E vetmja gjë që vlen nga kjo histori për banorët, është që ata të mos shkojnë pas një njeriu që përdori flakën e protestës së Kalimashit, për të marrë pjesën kunati i vet.

Dhe qeveria të mos shkojë me shpresë se duke paguar gjobaxhinjtë e opozitës, mund të zgjidhë problemin pa u përballur me të. Problemi është si të paguajmë qytetarët e dëmtuar, jo si të paguajmë Lulzim Bashën, për të mos protestuar. Se Basha proteston për të vënë gjoba, qytetarët protestojnë për mbijetesë.

8 komente në “Problemi është si të paguhen qytetarët, jo si të paguhet Basha!”

  1. Djalli Rama dhe kelyshet e Meros says:

    Po te futem mik te zagaret police te temes qe nuk me lejojne asnje koment se nuk i pelqen atyre…apo i ke mesuar me mesimet e partise…
    nga 20 komente sot nuk shikoj asnje…late nam o ndyrsirat e komunizmit…

    1. Felliqesire Berishiane says:

      Shko ore thyej qafen psikopat. Na plasi bytha ne se nuk te postojne idiotesite ty. Posto emrin dhe mbiemrin e vertete tend ketu e te shohim se cfare ndyresire je ti. Felliqesire.

      1. Qwerty says:

        Kurse ti paske dale me emer e mbiemer. Te shkon me thene te drejten. Je nje felliqesire e vertete. Mbiemri ska shume rendesi. Berishiana a ramiste aty aty jane.

    2. ben says:

      1) Nese eshte e vertete sa shkruan Mero sot
      I bie qe prokuroria duhet te arestoje gjithe rilindasit nga ata qe bene tenderin deri te ata qe bene pazaret.
      Sepse qe po grabisin kete nuk ka nevoje ta thote mero ,13 milione euro per 1 km nuk ben autostrada as ne itali as ne gjermani
      2) ose mero po tall trapin rendshem prape me rilindasit
      3) ose mero nuk ka mare pjesen
      Sido qe te jete e verteta ky popull eshte populli me I mbaruar ne bote!!!!!!

  2. katarakti says:

    Nuk ke çfare te shtosh. Ka nevoje qe t’i bihet edhe pushtetit te tanishem qe me duket se eshte i papergjegjshem dhe jo i vetdijshem per kushtet ne te cilat jetojne njerezit. Se pari eshte ekonomia, – ka thene Klinton. Ku eshte rritje e GDP-se, shtimi i eksporteve, ulja e borxhit etj etj?! Me keto te merret qeveria dhe jo me heqjen apo venien e nje steme shqiponje! Qeveria duhet te demshperbleje lek me lek te gjithe ata qe po u prishen shtepite, te legalizuara apo jo. A nuk jane te “palegalizuara” te gjitha supervilat qe kane ndertuar pushtetaret e djeshem dhe te sotem kudo ne Shqiperi dhe jashte kufijve te saj?! Me çfare i ndertuan keto supervila ata qe dikur na çane trapin duke na treguar “Bllokun”. Ndersa tani ia kane kaluar 1000 here ne pasuri “Bllokut” te famshem! Sa ka para sot Shkerdheni, “Blloku” nuk ka pasur as te njemijten ne kohen e tij! Nexhmija ndofta i ka te lyera duart me gjak te pafajshem. Por nuk i ka vjedhur nje qindarke arkes se shtetit. Prandaj jetonte si nje varfanjake te pularia. Ndersa keta qe jane sot, si Like Floriri, Berisha, Basha, Rama etj etj i kane futur duart deri te brryle duke vjedhur pasurite e shqiptareve.

  3. rroku says:

    Z. Mero, ja hoqe breket Lulit por keti i ka plasur cipa nuk i ben pershtypje, Luli vodhi 250 mil. euro ne nje dore, vrau 4 te pa fajshem, vodhi ne bashki me te dy duart dhe per keto merita Sali krimineli e beri kryetar dhe dihet pse, ato qe vjedh i ndajne bashke. Kjo eshte banda kriminale e PD dhe kur keta kapo te marin ate qe i takon do shpetoi kjo parti.

  4. salianji pederast says:

    Te gazeta panorama nje gazetar i bene pyetje Lulzim Qazim Mulletit se ju mund te fitoni zgjedhjet ne Tiranen e Qazim Mulletit dhe prototipi i Qazimit pa i dredhur qerpiku i veshit, ne do te fitojme edhe pse jemi fashista dhe pjell e Qazim Mulletit.Ky njeri,ky prototip i quajtur Lulzim Qazim Mulleti eshte kryetar partie,por per Qazimin,ky njeri as per krimbat e hales nuk bene dhe te gjithe fashistat e tije ku jane e ku nuk jane as te leshi i bythes nuk i afrohen dot ERION VELIaJ e degjove o djali i Qazim Mulletit,rri i qete dhe mos i tund qerpiket e veshit.

  5. Brahoo says:

    Mero,”boll ” me keto shkrime se ja nxore bojen si opozites dhe pozites. Po ben armiq me thase se po ju nxjer sekretin e pazareve.
    Bravo per kurajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje