Diskriminimi pozitiv i kriminelëve të PD!

11 Nëntor 2018, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Policia shqiptare ka arrestuar për llogari të drejtësisë italiane një drejtues të Departamentit Ekonomik të Partisë Demokratike në opozitë dhe një nga drejtuesit e saj në njësinë nr. 5 në Tiranë. 

Ndryshe nga shumë figura të njohura të botës së krimit, që identifikohen me PD e vjetër, i cili ka qenë përditë në krah të Lulzim Bashës gjatë çadrës politike vitin e kaluar nuk i përket PD traditcionale. Ai është një prurje e Lulzim Bashës në PD.

Rasti hyn tek njerëzit e afërt të Lulzim Bashës që ai ka afruar vetë në PD. Pra është lidhje personale e tij.

Kohët e fundit janë shtuar shumë shfaqjet e fotografive të Lulzim Bashës me njerëz të dënuar për drogë dhe njerëz të botës së krimit. Që nga pronari i Toyatës “Yaris”, me të cilin ishte fotografuar në zyrë dhe e ka pasur roje tek “çadra” e PD, e deri tek ky i djeshmi, Basha ka së paku 4 raste flagrante të fotografuara me njerëz në kërkim apo të dënuar për drogë.

Nuk them që ata duhen përmendur me libër shtëpie, pse janë trafikantë, pasi ata po e kryejnë dënimin për llogari të drejtësisë, por kjo  përpjekja për të vendosur dy standarde në shtypin shqiptar dhe opinionin publik, po na prodhon dy rraca trafikantësh. Trafikantët që përflasin në telefon ndonjë politikan apo zyrtar të PS që shpallen kryekriminelë dhe politikanët ikin nga politika dhe disa shkojnë dhe në burg. Kurse trafikantët që dalin me vetëdije në fotografi me Lulzim Bashën, si sponsorë të tij, dhe akoma më keq drejtues të lartë politikë të sjellë në PD nga Lulzim Basha,  as që nuk përmenden në shtyp.

Përfytyroni të arrestohej dje një Drejtues i Departamentit Ekonomik të PS, si i dënuar për drogë, siç doli ky trafikanti që ka çuar Lulzim Basha në PD?

Mendoni gjithë emisionet televizive që do hapeshin me këtë temë, shkopin kërcënues të Fevziut dhe zmadhimin e bebeve të syrit të Enit, dhe për një javë të tërë do t’i shkohej deri tek biografia e gjyshes, dhe do përflitej çdo njeri që ai ka njohur në jetë, që nga shitësja e lagjes ku ka blerë bukën e deri tek roja i punës që e ka përshëndetur çdo mëngjes.

Për këtë trafikantin, i cili është drejtues i lartë i PD, i afruar në PD nga vetë Basha, me kriterin se si shtypi sillet ndaj PS në raste shumë më të largëta se kaq, duhet jo vetëm t’i kërkohej dorëheqje Bashës, por dhe ndjekje penale pasi ka dashur të fshehë nën teserën e PD, një të kërkuar për drogë.

Ky diskriminim pozitiv që i bëhet kriminelëve të lidhur me PD, në fakt nuk tregon vetëm faktin se sa joseriozisht e ka PD betejën e dekriminalizimit.

Tregon më shumë dhe më keq se sa kaq. Tregon se ata e shikojnë betejën për rrotacion si një ofertë bandash. Lulzim Basha me këtë sjellje politike ndaj krimit, me faktin që nuk ka kërkuar ende falje së paku në PD, për gjithë ato foto që ka dalë me të kërkuar për trafik droge, por mbi të gjitha me heshtjen e tij, për të arrestuarin e djeshëm që është një trafikant i dënuar në Itali. Këtë trafikant PD e ka peshqesh nga Lulzim Basha.

Ndërsa PS dhe Edi Rama, për çdo emër të përfolur mban qëndrim dhe pastron partinë, çon zyrtarë të lartë të saj e deputetë në gjykatë dhe bën thirrje për gjykim të drejtë të tyre, Lulzim Basha për çdo emër që i faktohet si kriminel, dhe që ka gjithnjë një foto me Bashën, jo vetëm që hesht, por i mbron duke i konsoliduar si pengje të PD, që nuk kanë ku të shkojnë.

Është sjellje tipike e një njeriu, që ashtu siç u vë gjobë biznesmenëve, që i quan me PS dhe që detyrohen pastaj, ti paguajnë haraç Kunatit të tij, edhe njerëzit me probleme, i përflet dhe sulmon, që pastaj të bëhen miqë të tij.

Dhe si garanci që ata nuk i prek njeri, po të ishin me Bashën, ka shembullin se si ai nuk distancohet nga kriminelët që Interpoli i arreston në zyrat e tij.

Nuk i shet si Edi Rama që ia dorëzon drejtësisë. Ai është në betejë për t’i mbledhur të gjithë në PD, duke treguar se vetëm po të jenë me Bashën nuk i përflet njeri. Dhe po ja del t’i “diskriminojë” pozitivisht.

14 komente në “Diskriminimi pozitiv i kriminelëve të PD!”

  1. Priska* says:

    Shume bukur e ke thene Mero.

  2. tafa says:

    Si gjithmone me kembe ne toke zoti Baze,Nuk e di a mblidhet ndonjehere unioni i gazetareve a e shohin me sy realist punen e peshtire qe bejne shume gazetare dhe a kerkohet profesionalizem e dinjitet pos bythlepirjes.

  3. Priska* says:

    Po perse nuk del komenti?

  4. emer says:

    ec e gjeje pse gjithe gazetat kryesore e qepin gojen kur vjen fjala per Bashen.
    Pyetja eshte, pse shtypi shqiptar nuk ka piken e pretendimit ne drejtim te PD-se dhe opozites?
    Pse shtypi shqiptar e prezumon te paqortueshme kte force politike duke ia anashkaluar thelle, me kthesa 180 gradshe, secilin mekat te zinxhirit te gjate te tyre ne historine e egzistences se PD-se.
    Pergjigja eshte enigme e vertete, shtypi shqiptar ka per detyre te sqaroje pse perdor dy standarte ne qendrimet ndaj seciles nga dy forcat kryesore ne politiken tone.

  5. prizem says:

    Fol Zigur Qarri apo sojsorollopi Sikar Qorri me co, fol….apo po e ben keta PeDe-rat e SHQUP-it nuk ka problem.

  6. eli-tiv says:

    ..pd nuk ka merak as drogen e aq me teper kiminelet..ata jane perfaqesuesit e tyre..POR..ajo qe atyre u lejohet, nuk i lejohet PS. saliu e ka bere te qarte qe ishte politika e tij…por kjo se ndalon te nxjerri fusha me kanabis te mbjella diku e ti quaj te vendit e teanatemoje ps..Ata vrane ne mes te bulevardit 4 shqiptare normale me gjak te ftohte..e kjo e ben saliun e bashen kriminele te mirefillte…saliu po e po por edhe basha vret me po aq kollajllek ashtu sic i dergon ne burg me listen ditore qe pregatit..ai qe vret njehere e kalon pragun e te qene njeri normal…eshte kriminel..Te gjitha keto dihen…e aq me teper media..qe nuk ka merak te jete perball krimit e droges..por te luftojne Edi Ramen me cdo mjet…bile ata nuk kane besim e ndonje vleresim per pd-ne (feziu ja tha kete mulit ne opinion) por kane turr-vrapin..Shkurt Edi Rama ju ka prishur rehatin e te “qenurit” parane…perfituaes direkt e indirekt te botes se krimit..Ky eshte lajm shume i mire..Diskriminimi pozitiv eshte vetem renja e tyre e lire e gropes qe kane hapur..Andi bushati e tha hapur… ‘nuk duroj dot me’

  7. ?? says:

    E vërteta e hidhur .! ???

  8. Zoti Mero! Ju lutem botoni komentet e mija! Me thenien per Enin e ke “qare fare”! Kokerdhoket, por me se shumti mediokriteti dhe venia ne sherbim te Saliut, jane shume domethenese per median shqiptare! Ne vendin tone te bekuar, qe te jesh politikan apo gazetar duhet te jesh tip me 100 fytyra! Po s’qe budalla luaj rolin e tij! Po s’qe servil beju! Po qe i ndershem beju hajdut! Etj. Por mdian e ka mbytur mercenarizmi! Blendi,Eni, hajduti Ylli me Tosin dhe Andin, si dy perfaqsues te denje komuniste me karakter inatcor, qe ju pelqen vetja dhe paguhen nga Saliu! Poshtersia e ketyre njerezve eshte epokale! Keshtu kane qene prinderit qe u bene me vone te persekutuar! Mero je gazetari me i mire, jo vetem ne Shqiperi, por edhe me gjere! Mos lexo se cfare thone disa gjysem analfabete berishiane injorante!

  9. kris 1 says:

    Nuk ja nevoje Basha ti veje gjobe biznesmeneve se I jep Rama nga buxheti aq Sa do dhe kur I do

  10. ce says:

    Pritni pak kur te dale ideollogu i pd-se Klevis Kërriçi. Dhe Albeaj apo Paloqja dhe te marin ne mbrojtje kete profesor kriminel qe maskon pamjen prej rrugaçi me fjalën pedagog,

  11. roza says:

    Dihet qe ne PD Luli vetem trafikante e kriminel ka mbledhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje