Kushtetuta, sipas axhendës së zgjedhjeve në PD

19 Nëntor 2018, 19:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias ka dërguar një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, për të verifikuar ligjshmërinë e kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me aplikimin e standardit të Vettingut që përdoret për gjyqtarë e prokurorë, edhe për politikanë.

Raporti i Komisionit të Venecias mund të dalë në muajt në vazhdim, ndërsa Partia Demokratike po e përdor këtë kohë për të forcuar pozitat e grupit të Bashës brenda PD, për të lënë në hije kritikët e tij, dhe për të përgatitur skenën për spastrimet e reja brenda PD, që i takon fosileve që kanë mbetur nga PD e vjetër.

Nën presionin e një bojkoti parlamentar të tillë, tre vjet më parë Basha shmangu hallet brenda PD, dhe në fund miratoi një ligj për dekriminalizimin e politikës, i cili është një ligj hipokrit, pasi në pamje të parë është ndër ligjet më të ashpra në botë, që shkel në thelb të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, por realisht është një ligj që mbron çdo deputet që ishte në sallë atë ditë, që u miratua ligji.

Ai është një ligj që bën të fortin me të dobëtit dhe u hap rrugën të fortëve që janë ndërkohë në politikë.

Ligji jonë i dekriminalizimit, është i vetmi ligj, i cili në ndryshimet kushtetuese të bëra për ta mbështetur atë, i heq të drejtën një kategorie qytetarësh për të votuar.

Bëhet fjalë për një kategori të dënuarish, të cilët nuk kanë të drejtë të votojnë. Në pikën 3 të nenit 45 të Kushtetutës parashikohet që ligji mund të kufizojë të drejtën për të zgjedhur, të shtetasve që vuajnë dënime me heqje lirie, çka në fakt përbën një skandal, pasi ky ligj u nis për politikanët, dhe jo për të dënuarit ordinerë.

Edhe në kohë të komunizmit, të drejtën e votës ta hiqnin me dënim plotësues, por jo me Kushtetutë. Fjala vjen, të internonin apo dëbonin, dhe të hiqnin dhe të drejtën e votës. Të drejtën e votës me Kushtetutë, e ka hequr ky ligj dhe vetëm kjo Kushtetutë, në mbështetje të këtij ligji.

Ligji që tregohet i ashpër me ata që do vijnë në politikë, bënë kujdes mos të prekë asnjë nga këta që janë në politikë, asnjë politikan si Luzlim Basha, që ka mbyllur procese gjyqësore me procedurë, asnjë ish- ministër të Brendshëm apo Kryeministër që kanë vrarë protestues, asnjë politikan që ka mbyllur gjyqin me imunitet si Mediu etj, por merret me disa të burgosur që nuk duhet të votojnë, për t’u dukur i ashpër, dhe mbron çdo politikan të parlamentit shqiptar, që ka pas në atë kohë një histori kriminale.

Ky detaj në fakt i është mbajtur fshehur Komisionit të Venecias në atë kohë, pasi Kuvendi i ka çuar për interpretim Komisionit, opinionin për ligjin e dekriminalizimit, dhe jo ndryshimet kushtetuese që lidhen me ligjin e dekriminalizimit.

Ndryshimet që i janë bërë  Kushtetutës, në funksion të ligjit, janë në kundërshtim me parimet e së drejtës së votimit, e cila garantohet po nga Kushtetuta.

Dhe tani është mirë që Komisioni të shikojë dhe këtë dispozitë kushtetuese, e cila në fakt ka bërë qesharake Kushtetutën e Shqipërisë, në funksion të halleve që Lulzim Basha ka në PD dhe që përdor presionet për ndryshime kushtetuese, në funksion të axhendës së tij politike.

E njëjta gjë duhet të kihet parasysh dhe me përpjekjen e sforcuar për të krahasuar Vettingun e drejtësisë me Vettingun e politikës. Përveçse është një përpjekje tinzare për të bllokuar reformën në drejtësi dhe për ta dubluar punën e nesërme të SPAK apo Byrosë së Hetimit, përpjekja për t’i krahasuar dy proceset, është banale.

Vettingu i drejtësisë është i justifikuar, pasi të filtruarit nga Vettingu do shërbejnë gjithë jetën në drejtësi pa afat dhe do të kenë në duar një sistem i cili duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Politikanët nuk janë njerëz të përjetshëm, por me mandate 4- vjeçarë. Ata zgjidhen çdo katër vjet dhe mandati i tyre është i kufizuar në kohë.

Institucionet e reja që do ngrihen, si SPAK apo Byroja e Hetimit, janë të mjaftueshme për të hetuar një politikan në veprimtarinë e tij.

Produkti i parë i bojkotit të opozitës dhe përkujdesja për ta kthyer opozitën në Kuvend me çdo çmim, në fakt ka rezultuar me një gjymtim të Kushtetutës dhe hipokrizi në raportin e politikanëve me krimin, edhe pse në dukje është një ligj i ashpër.

Bojkoti i dytë i opozitës dhe përpjekja për të gjetur një alibi të re, nuk duhet të imitojë herën e parë, që në vend që të ndëshkonin politikanët, ruajtën ata që janë, dhe në finale u kanë hequr të drejtën e votës ca të burgosurve.

Herën e parë i gjithë procesi i nxituar dhe aspak i ndershëm, u bë nga presioni që Basha ushtronte me bojkot, pasi kishte frikë Topallin, Patozin, Boden, Imamin etj.

Tani është jo serioze të gjymtojmë Kushtetutën, se Basha do të heqë Nokën, Ristanin, Palokën, dhe fosile të mbetura në PD.

Se boll jo serioz e kemi shtetin, por është tepër që dhe Kushtetutën ta vëmë në dispozicion të halleve të Lulzim Bashës brenda PD.

8 komente në “Kushtetuta, sipas axhendës së zgjedhjeve në PD”

  1. KL says:

    Parimisht jam dakort me Vetingun ne politike sepse korrupsioni ne politike eshte me i madh se ne drejtesi. Nqs ai do jete proces i shendoshe, do i hapi rrugen regjenerimit te politike. Seshte cudi qe PD ePS te shkermoqen dhe ne vend te tyre te kemi partite e rilindura PS dhe PD. Asgje te keqe ka, zoti Mero qe partite te spastrohen nga garda e vjeter qe treguan se nuk po bejne Shqiperi. Edhe ideollogjikisht PS apo PD nuk perfaqesojne te majten apo te djathten klasike. Tipik eshte Edi qe kohet e fundit doli I djathte, ndersa Basha apo Sala te majte ne mbrojtja te rrumpalle “proletariatit”. Problemi gjithmone eshte ne detaje. Djajte e Shqiperise veprojne jo per te miren e Shqiperise por per klasen e tyre te Partise Fitimprurese, pa ngjyra ideje apo klase. Eshte mire qe po hane koken e njeri tjetrit si qente per kocka se kjo ua lehteson punen ustallareve te vjeter te Perendimit per ti bere ata shembull njelloj si dhe ne te shkuaren qe na bene shembull te varferise. Ne kete valle mjere populli se per dallkauket shqiptare fundi do jete tragjiko-komik. Per anallogji do jete me i keq se i udheheqesve komunist shqiptar edhe per nje arsye te thjeshte. Borgjezia me shume respekton armikun e saj se dallkauket qe hiqen si perendimor sepse ndjehet e ofenduar nga fakti qe palacua tallet me ta.

    1. xhemal says:

      vetingu ne politike eshte nje veprim abuziv.politikes ja bejne kontrollin e seleksinimin qytetaret me vote ndersa drejtesia ka njerez profesioniste sic ka polizia ushtria.tek.edhe ligji i dekriminalizimit bie ndodh me te d rejtat e njeriut

  2. ce says:

    Propozoj qe ne komisionin e vetingut te politikes te jete antar dhe monstra e Gramshit Elmaz Hamuti se ai eshte fytyra me e ndyre ne Shqipëri,

  3. ALBAN DEGA says:

    PAK E SAK

    A MUND TE QEVERISIN KETA HORA QE :

    1- NUK JANE NE GJENDJE TE ZGJEDHIN DEPUTETET E KESHILLTARET E VET !?

    2- VJEDHIN ME ZE E ME FIGURE VOTAT E FAMILJES SE VET POLITIKE !?

    3-MOREN TITUJT ME TE TURPSHEM BOTEROR “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE “… KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT !?

    4- PER 13 VJET EKZEKUTUAN DYFISHIN E VIKTIMAVE TE ISH- DIKTATURES KOMUNISTE PER 46 VJET !?

    5- QE VODHEN 25 MILIARDE EURO DJERSEN E FJAK TE PASTER SHQIPTARESH BRENDA E JASHTE SHQIPERISE PER 10 VJET !?

    6- NE EMER TE KOMBIT VODHEN E PLACKITEN 600 MILIONE EURO TE AUTOSTRADES SE KUSARISE SE KOMBIT, 650 MILIONE EURO TE CEZ-IT E 700 MILIONE EURO TE ARMO-S, 850 MILIONE EURO BORXHE TE BIZNESMEVE KRYESISHT TE RRUGEVE QE I LANE NE MES TE RRUGES E PA PAGUAR FARE, 250 MILIONE TE RAPISCANIT….E I BENE RRUSH KUMBULLA, BOTIKA, SARAJE E DUGAJA, LALEZA E FARKA, KUNE E RAZMA…DUBAI E MALIBU ….!!!

    7- ZHBENE 13 HERE NE 13 VJET SHTETIN SHQIPTAR SI ASNJE BARBAR E PUSHTUES I SHQIPERISE …. !!!???

  4. tafa says:

    Z Mero analiza juaj ne kete shkrim eshte mjafte domethenese,por kam nje verejtje per ju personalisht si pene kritike dhe objektive.Sinqerisht nuk pres nga asnje gazetar tjeter qe te beje tribunin per keto shqetesime e te verteta qe ju deklaroni ne kete shkrim qe ne fakt jane uleritese.Ju vete pse nuk e merrni inisiativen dhe njoftoni komisionin e venecias per keto hile e mashtrime qe bejne politikanet tane me ligjet.Ju lutem trajtoni dhe temen e ligjit per referendumet pasi ne popullin na kane ne vend te bagetive,nuk pyetemi per asnje ligj madhor te vendit.Respekte.

  5. te flasim si njerez says:

    BRAVO tafa! Ne populli ne kete demokraci jemi vetem numur. Edhe kushtetuten qe votuam dikur, e ndryshuan Saliu, Edi e Lulezimi me Ilirin si u deshi qejfi. Tani kane filluar e tallen dhe me ato qe kane shkruajtur vete. Po ç’do te beht, keshtu do te vazhdohet ne Shqiperi? pergjigjen e jep vetem liria, po ku ta gjejme.

  6. marku says:

    Dy persona i bejne listat e te zgjedhurve politike,Rama dhe Basha ! Tani PD-ja kerkon qe te ndryshoje kushtetuten vetem per Ramen ?

  7. edvin qameti says:

    o rob kurve 365 dite kundra PD? te qifshin robt banoret e galaktikes sone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje