"Perëndia na ruajt"...

17 Nëntor 2018, 18:46Editorial TEMA
"Perëndia na ruajt"...

 

Nga Gazmend Kapllani

Ne Shqiperi po perhapet lajmi i intervistes se ish-ministrit te Jashtem grek Nikos Kotzias (pardje ne nje stacion radiofonik) sipas te cilit ka forca ne Greqi – duke perfshire edhe ushtrine greke – qe nuk njohin kufijte shteterore te Shqiperise.

Meqenese njoh shume mire njerez qe kane punuar me Kotzias po i lejoj vetes te them publikisht se Kotzias shquhet ne pergjithesi per perceptimet e tij paranojake dhe komplotiste.

Ne rastin konkret sidoqofte nuk thote asgje te re; plus thote nje genjeshter. Nuk thote ndonje gje te re sepse ata qe e njohin Greqine e dine se eshte nje shtet me nje para-shtet shume kercenues (me baza te forta ne kishen greke, policine, sherbimet sekrete dhe ushtrine greke). Pjese e ketij para-shteti jane edhe nazistet e Agimit te Arte.

Para-shteti ne Greqi, i formuar kryesisht pas Luftes Civile greke ne vitin 1949, ekziston ende, paralelisht me shtetin dhe ndonjehere edhe brenda tij. Per kete arsye Greqia paraqet shpesh sjellje qe jane te veshtira per t’u kuptuar per nje shtet Europian normal.

Shteti nuk guxon te ndeshet me para-shtetin edhe pse e mban nen kontroll ate, ngaqe kjo mund te shpinte ne nje lloj lufte civile te hapur apo te heshtur. Nuk ndeshet gjithashtu sepse shteti “ndan” me para-shtetin, ne nje mase te madhe, dogmen e nacionalizmit supremacist.

Kotzias thote megjithate nje genjeshter te madhe per ushtrine greke. Greqia nuk eshte junte ushtarake qe te bej ligjin ushtria. Ne se dikush i hedh nje sy hartave zyrtare te ushtrise greke aty duket qarte qe kufijte shteterore te Shqiperise njihen shume mire.

Per me shume, ne se ushtria greke nuk do njihjte kufijte e Shqiperise nuk mund te jepte voten e saj per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Me pak fjale Kotzias thote dokrra. Shigjetat e tij ishin drejtuar kryesisht kunder Ministrit te Mbrojtes, Panos Kamenos. Qe te dy e urrejne tashme per vdekje njeri-tjetrin.

Por mes dokrrave Kotzias mund te thote nje te vertete shqetesuese. Domethene le te nenkuptohet qe para-shteti ne Greqi po del jashte kontrollit te shtetit dhe po pergatit axhenden e tij.

Askush nuk kerkoi shpjegime nga Kotzias per deklaratat e tij.

As ministri i Mbrojtes, as ministri i Jashtem Aleksis Tsipras dolen t’a pergenjshtrojne.

Nje qeveri mish-mash qe funksionon si mulli ere ne shumicen e rasteve eshte lajm shume i keq per Greqine – vendi mund te zhytet ne amulli nga casti ne cast.

Eshte lajm i keq edhe per Shqiperine, sepse iniciativen per politiken e jashtme te Greqise po e merr ne menyre informale para-shteti, nazistet e Agimit te Arte dhe segmentet me te erreta te Kishes Greke.

Eshte nje nga ato momentet qe dikush, edhe pse s’beson tek Zoti, duhet te thote “Perendia na ruajt.”…

45 komente në ““Perëndia na ruajt”…”

  1. kozmo says:

    PRETENDIMET E CMENDURA TE GREQISE ,TASHME I NJEH GJITHE EUROPA DHE AMERIKA . NUK KA ASPAK RENDESI SE CFARE NUK NJOHIN ATA . RENDESI KA QE KUFINJTE TANE, JANE TE NJOHUR NDERKOMTARISHT. Greqia ushqehet me luge te zbrazur .
    TURQIA JA KA DHENE ULTIMATUMIN , NQS PREKET SHQIPERIA , GREQIA DO TE NDESHET ME NE .

    1. Flm says:

      Sa ju pelqen PERALLA … “po e preke, ke te besh me mua”. Perse o Zot te jeni kaq debila.
      ###
      Turqia shet nje “perall” per dicka qe ka shans 99.98% te ndodhi, dhe ju si Turko-shak qe jeni “fluturoni” me presh.
      ###
      Per sa i perket kufinjve, vet Kapllani (qe nuk cilesohet si fillo-Grek), ju a dha pergjigjen. E gjith kjo eshte nje genjeshter, Greqia eshte shtet Demokrat i BE-se nuk qeveriset nga ushtarak.
      ###
      Nje pyetje kisha per Kapllanin “torollakun”, si ka mundesi ne Greqi te jete nje “shtet paralel” i forte Nacionalist i Agimit te Arte, i kishes dhe i sigurimit dhe te lejonte qeverin e SYRIZA …
      1- te shiste emrin e Mqedonis,
      2- te lejonte te ndahej Kisha nga shteti,
      3- te ndalonte hetimin mbi vrasjen e K.Kacifas (nje skandal, qe sic dihet nuk u lejuan ekspert Grek per nje qytetar edhe Grek sic ishte K.K.)
      ###
      Prandaj “i dashur” Kapllan, dy gjera ndodhin, o thua genjeshtra, ose nuk ke lidhje me realitetin Grek. Qe te dyja te bejne fajtor dhe te pa afte te shkruash.

      1. AC\DC says:

        Gazo ,ne atdheun tend i thone dardha nen dardhe bie ose gjaku nuk behet uje. Keshtu edhe ti s’ke nga shkon te therret gjaku sunit, si per menyren e te shkruarit ku kudo sheh komplote,grindje,puce,armiqesira,etj,etj,por me kryesorja eshte mirnjohja per nje vend qe te strehoi, te shkolloi dhe te dha buke per me teper se 20 vjet.Sic ka bere me mbi 800-900 mije patriotet e tu. Dhe mirenjohja jote? Sharje ofendime,deshira per ti pare sa me keq. Proptotip shqipo-turko-sunit. Dhe mos thuaj perndia na ruajt, thuaj allahu me ruajt.Te shkon me shume

  2. Llazi says:

    Eshte per te ardhur keq qe deklarata e Niko Koçias eshte marre anapolla dhe jo si thirrje qe i bene shtetit shqipetar per te mos fjetur mbi dafina se nje kryefashist si Pano Kameno se bashku me Agimin e Arte jane komanduesit e ushtrise Greke ku per pasoje eresimi i tyre mund te perserisi nje Peshkepi te dyte!Ndaj z.Kapllani duhet ta analizoje mire thenien ndoshta diplomatike te z.Koçia lidhur me deklaraten e tij si alarm per pergatitjen qe bejne forcat e ereta te shovinizmit Grek!Pare ne kete aspekt ndoshta i jam mirenjohes deklarates qe bene z.Koçia qe nuk e kuptoj perse u shkon pershtat e e quani z.Kotzias kur dihet se ne greqishte mungon germa (ç) !

    1. Zigur Qarri says:

      Ndoshta u vjen per mbare ta quajn Koçia,se arvanitazojn.Mund ti thonin edhe Kotsia,por ofendojn.
      Vetem ne themi Turqi dhe Greqi!!!

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    o Zot,kush flet per Zot!? nje i tredhur[atheos] …………..!

    1. Zigur Qarri says:

      Ti je ndermjetesuesi me dinjitoz i perversitetit te Kishes greke,jashqitjes se njerezimit.
      Futu ne kolibe zagar!

  4. SSH says:

    Uroj qe një delirant dhe idiot si Lubonja ta lexojë, por kam frikës masturbohet vetëm me gomarrleqet që tjerr me mendjen e tij të semure! Uroj gjithashtu që edhe politika shqiptare te kuptoje nevojën e formimit të ushtrisë, që e kemi katandisur në një zyrë komunaleje për pastrime plazhesh dhe haleshe te NATOs.
    Ky problem i Greqisë ka egzistuar gjithmonë dhe do vazhdojë të egzistojë, duke qenë nje rrezik konstant i vete egzistencës se shtetit grek, por mbi të gjitha i ne fqinjëve të këputur. Praktikisht shteti paralel, ekstremizmi i klerit, histeria militare, mentaliteti destabilizues oriental, janë të njëjtat sëmundje që manifeston se bashku me Turqinë. Dy vendet janë tmerresisht te ngjashem, që praktikisht do të vazhdonin sot e kësaj ditë të ishin i njëjti shtet, po të mos ishte për nevojën e dëshpëruar të Europës për te pasur një pikë servisi të tyren ne Mesdhe.
    Por shteti paralel tashmë funksionon edhe në Shqipëri. Është një amagame destabilizuese në duart e amerikanëve, grekëve, italianeve dhe serbëve deri dje, që përfshin segmente terroriste ne PD, oligarkëve që kanibalizuan sektorët strategjikë, pjesë të massmedias, gazetarë, oficerë dhe ish oficere të shërbime sekrete, prokurorë dhe gjykatës, grupe mafioze dhe padyshim i gjithë kleri.
    Kjo dore e zezë sherben si një instrument që paralizon tërësisht aftësinë e shqiptarëve për t’u vetë qeverisur, duke ja dorëzuar defacto sovranitetin në duar te tjerëve. Në fakt do jemi nje vend që na kontrollojnë me ane humneres së borxhit të frikshëm, kërcënimit të vazhdueshëm për destabilizim, oligarkëve, politikanëve te diskretituar, gazetave dhe televizioneve. Sot Shqipërisë i kanë hequr të drejtën të kete nje ushtri, i dominojne tërësisht organet e shërbimeve sekrete, financat, drejtësinë.
    Kjo strategji tensioni dhe terrori kam frike se i ka rrënjët tek ata aleate qe venerojme. Ajo që po ndodh sot këtu në Itali der dje, bënte gjemen me Strategjinë e Tensionit të drejtuar nga CIA apo ” Gladion”, e cila la pas qindra të vdekur.

  5. Al paci says:

    Ne shqiperi nuk kane kuptuare akoma se ca fqinje eshte greqia(politikanet shqiptare) krekrit kan nje mendje si cobani ne male dhe kryeministri ne parlamente, per grekrit ne nje perqindje 95 perqinde i vrari ne bularate te shqiprise eshte heroi i pare i tyre qe liftoi me arem pushtusit e voreopirit, e din shum mire se si u vra dhe kushe e pergatiti qe te shkonte si qeni ne vreshtit. Po grekve kho u interesonte qe te kishin nje te vrare ta benin hero. Mendja e grekreve eshte metevertet per te ardhur keqe po kane fuqi ushtarake dhe politikanet tane duhet ta kuptojn se shqiperise nuk i vjen asnje gje e keqe nga asnje vende tjeter pervece greqise qe ka pretendime direkte teritoriale ndaj shqiperise.

  6. salianji pederast says:

    Ik more Grekofon muti,ik more fashist muti ik ti ore arap muti.Ti je mut-muti,je nje zagar i ndyre ore “arabin”mut stermuti,ik ore krimb i halese,ik more. Pacure haleje,ik more fytyre i ndyre.

  7. kastriot says:

    pö ty te erdhi keq per koxhiane

  8. Millosh kopiliqi says:

    Ore gazi mos u merr me këto gjëra. Ju e keni për obligim zyrtarizimin e gjuhës shqipe në greqi, formimin e një partie politike shqipfolëse, kthimin e identitetit arvanit……..

  9. Klimax says:

    Mire qe e kuptove, Gazmend, qe deklarata e Kotzias kishte te bente me perplasjen e koheve te fundit te tij me Kamenon dhe aspak nese Greqia (apo ushtria) njeh apo jo kufirin me Shqiperine. Marveshjet e Parisit, Firences e Helsinkit jane fakte te padiskutueshme qe Greqia njeh kufijte verior te saj.
    Keto dite po festohet 45 vjetori i qendreses studentore ne Politeknio ne vitin 1973 ndaj diktatures ushtarake. Besoj se i ndiqni lajmet se cfare po ndodh ne Athine. A e pat forcen e rinise ne perkujtim te kesaj ngjarje? Guxoi dikush tu thoshte “Stop” nga ata qe ti i deklaron si “para-shteti”? Askush! Perse? Sepse “para-shteti” qe mendon ti eshte nje flluske sapuni!
    Apo mos valle fut edhe ekstremin e majte, anarkistet, komunistet, etj ne ate qe ti e quan “para-shtet”?
    Eshte normale qe nje vend qe ka kaluar lufte civile e diktature ushtarake te ket ne shoqerine e tij ekstreme si nga e majta ashtu dhe nga e djathta dhe ne shtet te ket punonjes si nga njeri krah ashtu dhe nga tjetri.
    Eshte normale qe nje vend ku ortodoksia eshte simbol i elinizmit, kisha te ket nje influence te madhe.
    Eshte normale qe forcat politike per perfitime elektorati te mbajne ekulibra dhe te mos bejne hapa te nxituara per ndryshime kushtetuese (qe sigurisht jane te nevojshme), por te gjitha keto, jo se kontrollohen nga “para-shteti”. Demokracia ne Greqi funksionon dhe eshte e fuqishme.
    Dhe kjo u pa dhe u vertetua me se miri ne kete periudhe 10-vjecare te krizes ne vend.
    Problemi i Greqise eshte vetem nje, agresiviteti i Turqise. Dhe kur ke nje fqinj agresiv, eshte normale qe Greqia te bazohet tek uniteti kombetar, tek traditat dhe kultura greke dhe sigurisht ne forcimin e mbrojtjes.
    Te gjitha keto ty, Gazmend, te duken nacionalizma apo “para-shtet”, por, po te hedhesh syrin ne shtypin e perditshem shqiptar, deklarata te tipit Kotzia, behen me tonelata qe nga perfaqesuesit me te larte te shtetit e deri tek i fundit i fshatit, dhe aq me keq kur eshte deklaruar se kush eshte aleati, miku dhe vellai i te njejtit gjak me ta!

    1. Ylli says:

      Me gjithe respektin o Klimax por ja ke futur kot.
      Se di sa e njeh Greqine.Kam jetuar 15 vjet atje.Nuk besoj se e njoh sa Gaz Kapllani dhe nuk besoj se dhe ju e njihni me mire se z.Kapllani.
      Greqia eshte vend i paradokseve dhe greket jane popull i pashpjegueshem dhe te percaktueshem.
      Kane nje humanizem shoqeror qe te le mbresa dhe kane nje kulture urrejtje ksenofobike ( frike nga i huaji) qe te shokon.
      Po lexoja te Kathimerini nje sandazh evropian me popuj te ndryshem evropian.
      Greket….80 % antiamerikan ,82 % antiizraelit ,78 % antigjerman .Per maqedonas ,shqiptare e turq me mire mos te ti them.A ka mundesi qe mendimi i opinionit publik grek te jete sikur te jene rtitur breza te tere ne diktature.?? Flasim per nje popull qe krenohet deri ne lodhje si shpikesit e Demokracise !! Greket mburren si pasardhes te Greqise se Lashte e ne te njejten kohe si themelues te Ortodoksise ,kur te dyja keto perjashtojne njera -tjetren.
      Greket krenohen me 300 mije te vrare nga Nazizmi dhe paradoksialisht eshte i vetmi popull ne Evrope qe voton Parti Naziste !!!!
      Greket besojne qe kane preardhjen nga alienet por kane 2 milion analfabet te rregjistruar.!!
      Greket jane te bindur qe jane populli me i zgjuar ne bote por 60 % e tyre ngaterrojne 25 marsin me 28 tetorin !!
      Greket besojne dhe jane te bindur se tymi i bardhe qe leshojne avionet ne lartesi ,eshte plan amerikan per sperkatjen e grekerve me gaz paralizues qe te mos reagojne se amerikanet kane frike zgjuarsine greke !!??!!?? Apo nuk e din kete ??
      Paradokset e Greqise nuk kane fund.Te rekomandoj librin e Kaplan “Greqia grua e Lindjes ,dashnore e Perendimit”.
      Greket mburren si evropiane por urrejne Evropen.Greket krenohen se jane te vetmit miq te botes arabe ne Evrope por terbohen kur i krahason me keta popuj.
      Eshte veshtire te nxjerresh nje perfundim.Por kur vjen puna historikisht dhe politikisht ,greket shperfytyrohen dhe kthehen ne talebane te rrezikshem.
      Prandaj thote Gaz Kaplani ,kujdes nga cmenduria greke.
      Rasti i euforise se politikes greke ne Luften me Turqine ne 1922 ,Lufte e cila nfa nje megalomani idiote qesharake ( Greqia do pushtonte Turqine) u kthye ne Katastofen me te madhe te Kombit Grek me 2 milione te shperngulur ,eshte shembulli me i mire qe nga greket mund te presesh gjithçka.
      Kam ngrene buke ne ate vend dhe kam respekt per grekun e thjeshte.Por kjo sme pengon te them qe greket rrojne me genjeshtra dhe prej genjeshtrave.
      E meta me e madhe eshte se greket urrejne te verteten.

      1. Llaman says:

        Per cdo Robert Kaplan ka nje Daniel Larison:
        Kaplan’s descriptions reflect the same sort of selective Western identification with Greek culture: the aspects of Greek antiquity that modern Westerners admire (the innovations of the Age of Perikles) are said to be “Western” and the parts of Greek history that do not fit with the way we see ourselves (Eastern Orthodoxy, Byzantium) are identified as something else. This selective use of Greek history is all the more extraordinary when we consider that the formal doctrinal content of Christianity was set down in the Greek language at ecumenical councils held in the Eastern Roman Empire at the orders of Byzantine emperors in Greek-speaking cities. Inasmuch as European civilization and Western civilization have been formed by the inheritance of the ancient and medieval Christian world, they owe a great debt to the Christianity of eastern Europe and the eastern Mediterranean, which is a significant part of the cultural legacy of Byzantium.
        Perkthimi me shkurtime:
        Pershkrimi i Kaplanit pasqyron nje lloj selektiviteti te identitetit perndimor kundrejt kultures greke. Aspektet e Antikitetit Grek tecilat admiron perendimi quhen si “perendimore”, kurse ajo pjese e historise greke qe nuk perputhet me menyren se si ne konsiderojme veten tone (orthodhoksia lindore, Bizanti) , identifikohet si dicka tjeter. Perdorimi selektiv i historise Greke eshte akoma me radikal kur ne konsiderojme qe permbajtja doktrinale formale e Kristjanizmit ishte shkruar ne gjuhen greke. Ne kete menyre civilizimi europian dhe perndimor eshte formuar nga trashegimia e botes antike dhe mesjetare Kristiane, ai i ka nje borxh te madh Kristianizmit te europes lindore dhe Mesdheut lindor, i cili eshte pjese e rendesishme e trashegimise se Bizantit.

        1. Lee lee says:

          o LIaman je mbret per zotin.

        2. tt says:

          Europa i detyrohet asaj Greqie Antike me gjithe kulturen dhe dijet e saj por asnjehere kesaj Greqie te sotme qe e krijoj vete nga romantizmi apo interesat gjeopilitike kesaj Greqie te sotme problematike ne te gjitha drejtimet cfare mund te marri ose perfitoj Europa nga Geqia e sotme hahahahahaha ore llaman ju ka.mbytur injoranca Kishtare nuk shikoni dot me larg se kufijt e atij vendi fshatarak por qe i kane veshur nje kostum “europian” me borxhe

        3. Ylli says:

          Qe mos ta bejme te lodhshme kot zoteri ?
          Askush ne Perendim nuk mohon ndikimin e Antikitetit ne kulturen evropiane.Lexo NIETZSCHE Z adhuruesin me te madh te Antikitetit.
          Po se cfare lidhje ka Bizanti me Antikitetin …kur jane perjashtues te njeri -tjetrit vetem ndonje grek qe jep mesime filozofie te Tatjana Stefanidhu e di
          Greket e mesjetes nuk e kishin idene e Antikitetit.Greqia nuk perjetoj Rilindje ashtu sikur Evropa e Mesjetes.Ishte Aristokracia angleze dhe franceze qe ne formim e saj kulturor dhe iluminist kishte si kusht ne ndergjegje nje udhetim ne Romen e Lashte dhe Greqine e Lashte.
          Miti i Antikitetit te Greqise se Lashte u injektua ne popullin grek nga te huajt evropiane.
          Per ate Zot…greku nen sundimin turk ishte raja ,i varfer e injorant.,ju thoni Greqia u be shembull civilizimi ne Mesdhe.???
          Greqia eshte produkt i dashamiresise se Evropes per Mitin Grek dhe Antikitetin Grek.
          Kjo si ndalon greket te flasin me perbuzje per evopianet.
          Kjo eshte ajo qe thote Gaz Kaplani….Zoti na ruajt jo nga Greqia e Lashte por nga megalomania e çmendur greke.

          1. Llaman says:

            Po te vazhdoj idene e Larson, do thoshja “zot na rruaj nga seleksionuesit e historise”. Ajo qe bene Europianet eshte se zbuluan madheshtine e filosofise greke. Edhe perendimi ishte po aq mesjetar sa lindja para Rilindjes Europiane dhe sipas Larson kristjanizmi i Europes perndimore eshte trashegimi edhe i kristianizmit lindor.
            Te rrimaresh teorite e Farejmellerit eshte ti thuresh lavdi sofizmeve te kota. Z. Ylli, me cfare do mburrej per trashegimine e shqiptareve te sotem nga e kaluara e njerezve qe jetuan ne kete vend? Sigurisht sipas kesaj filozofie dikush mund te thote: c`lidhje ka Naimi dhe Samiu i para 200 vjeteve me shqiptaret e sotem?
            Nga ana tjeter librat antike greke vazhdojne te rrezatojne ne mendimin njerezor edhe sot, institute arkelogjike te gjithe vendeve te zhvilluara kane qendren e tyre ne Greqi ku kontribojne studjues nga e gjithe bota, pervec vete grekeve, duke e bere Athinen vatren kryesore boterore te Arkeologjise sot.
            Greqia, ashtu si cdo vend nuk mund te shihet e fragmentuar ne histori. Kaq thjesht.

            1. Ylli says:

              Pikerisht me kete llogjike do me pergjigjej nje anetar i Agimit te Arte…..mos e fragmentarizo Greqine por merre nje te tërë ,qe nga “ParaSokratiket” e deri te iluministi Kristo Papas apo ai tjetri Burbushis .Se di si mund ta shpjegonte kete fenomen z.Larson ,apo valle si ndikim grek ne rilndjen e nazizmit ne Evrope !?!?!
              Me duket se ne fillim kam shkruar se Greqia eshte vend i paradoksve te medha e ju me thoni se Athina eshte “qender e arkeologjise botetore” !?!?! Flm per ndriçimin.
              Siç duket shikon shume Liakopulos dhe Gjeorgjadhis e nuk nderhyj dot te shijet e tua informuese.
              Veçse te them se kemi dhe në Shqipèri tipa si këta me lart si p.sh Kastriot Myftaraj por me nje ndryshim te madh.Ky i jone na ben per te qeshur ,kurse ata atje ,ju kalojne ne ekstaze.
              Sa per Fajermajerin te siguroj qe pelqej me shume Greqine e Lord Byron ( Vironas).
              Eshte e habitshme ,por sa here beja debate me greket per keto tema ,kur nuk kishin pergjigje ,i ktheheshin me nervozizem Greqise Antike !!!
              Siç duket e paske marre virusin i nderuar.
              Uroj mos kete qene nga tymi i bardhe qe leshojne avionet se u dogje o mik.
              Per shqiptaret ….greket bij te grekerve antik besojne se tymi o bardhe qe leshojne avionet eshte gaz paralizues qe te mos reagojne ndaj padrejtesive qe u behen.Kuptohet qe eshte veper amerikane.E kur ti u thua qe ne nje fare lartesia gazrat djeges te avionit behen te bardhe nga ndikimi i atmosferes….degjoni pergjigjen. U be bytha e shqiptarit te na mesoje.???!!!!
              Apo genjej o papercaktueshem Llaman ??

              1. Llaman says:

                Pergjigje qe del jashte teme. C` lidhje ka Larison , te cilin e mbeshtes, me Krisi avgine dhe nazizmin? Meqe nuk e e ke kuptuar idene e tij, rekomandoj te lexosh dicka prej tij para se te te shkruar gjera pa lidhje. Natyrisht optika e veshtrimit tuaj varet nga bakroundi historik qe meson dikush ne tekstet shkollore te historise duke mbetur rob i klisheve idelogjike.
                Greqia eshte nje vend kosmopolit , me nje vershim 30 milione turistesh ne vit, pa llogaritur ketu emigrantet e gjithe ngjyrave dhe kontinenteve, vetem kaq mjafton per te kuptuar diapazonin e gjere te jetes greke. Tani desheron te identifikosh Greqine me Gjeorgjiadhin, personalisht nuk shoh ndonje interes te humb kohe me perfytyrime te tilla.
                https://www.theamericanconservative.com/larison/yes-greece-is-obviously-european/

              2. Lee lee says:

                JU kerkoj ndjes qe po futem ne debat ,Ylli ky muhabeti I avionit eshte I 1996 Se fshatarit ne Lamia shpjegimi yt ju duk anormal si mund ta besh lidhjen me tere Greqine,Ketu ke Undrbythen me Zigen ,Te dy I ke pa dhemb po smund te thuash nga qe underbytha eshte bole dhe ziguri eshte bole.

          2. Zigur Qarri says:

            Ylli,
            ekzakt,”Greqia nuk perjetoi Rilindje ashtu si Evropa e mesjetes”,sepse nuk posedonte asnje baze
            te kultures se lashte helene,i kishte humbur lidhjet pergjithmone,per ti zevendesuar me kulturen
            fetare.Ndryshe nga italianet,ku rilindja shpertheu po me ate madheshti si ne Romen antike,sepse
            aristokracia italiane nuk i kishte shkeputur lidhjet nga ajo kulture.Kisha greke subvencionohet akoma
            nga Shteti,ashtu si ne Boten arabe dhe Iran!!!Dhe ky vend kerkon te quhet Europian?!

      2. realisti says:

        Me vler gjithmone komenti i atyre qe kane jetuar per vite ne Greqi respekte . Te tjert hamendesojne nga jasht

      3. kastriot says:

        e megjithketo kotzias ka thene te verteten

  10. Ana says:

    Nga bashkejetesa me Greqine duhet te mbani ne mendje te mirat qe perfituat per ta ta kaluar ndarjen pa hidherim .Greqia ka shtet ,si kudo ekzistojne probleme qe duhen rregulluar.Po cfare duhet menduar per vendin tuaj qe nuk mund te beje dot shtet duke u rrokullisur ne vorbullen e korrupsionit dhe kaosit ? Ne se do te ktheheshit ne Shqiperi nuk do mundeshit te orientoheshit dot,pra perendia na ruajt per ata qe hyjne brenda dhe njekohesisht per ata qe duan te dalin jashte….

    1. Ylli says:

      Ana ….apo Anastasia ,kujt i drejtohesh me “shikoni vendin tuaj” ??? Une shqip po shkruaj dhe shqiptar jam.Por ju,qe me drejtoheni me “shikoni vendin tuaj” nuk e besoj qe jeni greke dhe çuditerisht shkruani shqip.Por dhe po te jeni ska problem.Problem eshte kur mungon llogjika.
      Nese eshte korrupsioni elementi baze per te mos dashur Atdheun ,si greke qe pretendon te jesh ,duhet ta dish greket e quajne vendin e tyre nder me te korruptuarit.Kjo si pengon ta duan Atdheun e tyre.
      Ose jeni e ndjeshme ndaj korrupsionit shqiptar dhe ai grek su ben pershtypje ??
      P.Sh su ben pershtypje qe Zakinthos kishte 1000 banore qe merrnin asistence si invalid te verber dhe qesharakja eshte qe nje pjese prej tyre punonin taksixhinj !!!
      Apo nuk te ben pershtypje Akis Xhokaxhopulos ish – minister i Mbrojtjes qe u.fut ne burg per rryshfete ( mizes) per shuma deti ne 1.2 miliard € !!!
      Sa per shqiptaret qe ikin nga Atdheu i tyre mendoj qe si greke qe pretendon te jesh apo te behesh ,greket jane shembulli me i mire pse njerezit largohen nga vendi i tyre .
      Eshte e vertete qe shoqeria greke eshte me e organizuar me e edukuar dhe me humane se ajo shqiptate.Por çuditerisht kjo si pengon qe nje debil megaloman si Kacifas ta bejne hero.
      Ne Shqiperi me tipa si Kacifas tallen.Ne Greqi i ke ne parlament….p.sh ca tipa te Agimit te Arte qe te ndjellin neveri.
      Te siguroj qe per Greqine kam respekt dhe per greket simpati te madhe…..mjafton qe Atdheun mos ma ngacmojne.
      Jam shqiptar dhe nuk do perpiqesha te isha dikush tjeter edhe po te jetoja 50 vjet ne Greqi.Te jesh dikush tjeter nga ai qe Zoti apo Natyra te beri …..besoj se quhet majmuneri !!

  11. Sokol says:

    Kocia duket qe beri nje deklarate te sinqerte.Ne Greqi gjithmone ekziston nje keqdashje kunder vendit tone si ne nivele politike dhe ne organet e sigurse ushtri e polici.Mos te flasim pastaj per kishen greke qe mban flamurin e antishqiptarizmit.

    1. Niko Shpiragu says:

      Kam te njejtin mendim me ju Sokol . Po,Kocia deshi te ndihmoje vendin tone dhe shumica e shqiptareve nuk e kane kuptuar.

  12. Llaman says:

    Ka nje te vertete ne komentin e Kapllanit rreth zemerimit te Kotzias kunder Kamenos , aq sa ai e kaloi teper kufirin e arsyes. Si ish minister i jashtem qe ka paraqitur politiken realiste te shtetit grek, madje qe ka theksuar qe protokolli i Firences e ka shvleftesuar protokollin e Korfuzit, duke i vene fre ekstremizmave te Krisi avgji, atij nuk do ti lejohej te hidhte te tilla shashka qe veten se i japin ushqim antigreqizmit qe promovohet rregullisht nga shumica e medies shqiptare.
    Por duhet thene se edhe Kapllani e ka nje pikellim qe nuk ju dha leja e qendrimit ne Greqi, dhe megjithe realizmin etij , kjo shfaqet ne tendecen per te pergjithesuar fenomene te vecanta. Shpreh keqeardhjen qe nuk e morri lejen e qendrimit, por i sugjeroj qe te mos bjere pre e nacionalizmit shqiptar si kunderpeshe e pervojes personale, edhe te tjere mund te kene pervoje personale negative, por nuk harrojne kurre se “invaduan” per nje jete me te mire ne Greqi dhe jetuan e punuan shume vite aty. Njefare kohe vazhdonte te shkruante per Altsadiri.gr, dhe kritikat si brendshem i te majtes greke do kishin kuptim. Mandej heshtje, per disa vite u fshi nga aktiviteti gazetaresk ne Greqi. Tani, duke kuptuar qe shtypi shqiptar eshte i etur per tema rreth shoqerise greke te para ne prizmin shqiptar, Kapllani sigurisht ka nje thesar per te shkruajtur.

  13. Foti says:

    I sakte dhe njuhes shum i mire i realitetit grek.

  14. Berti says:

    Zoti eshte mendja e njeriut

  15. AC\DC says:

    Gazo ,ne atdheun tend i thone dardha nen dardhe bie ose gjaku nuk behet uje. Keshtu edhe ti s’ke nga shkon te therret gjaku sunit, si per menyren e te shkruarit ku kudo sheh komplote,grindje,puce,armiqesira,etj,etj,por me kryesorja eshte mirnjohja per nje vend qe te strehoi, te shkolloi dhe te dha buke per me teper se 20 vjet.Sic ka bere me mbi 800-900 mije patriotet e tu. Dhe mirenjohja jote? Sharje ofendime,deshira per ti pare sa me keq. Proptotip shqipo-turko-sunit. Dhe mos thuaj perndia na ruajt, thuaj allahu me ruajt.Te shkon me shume

  16. Nik says:

    Nè analizèn e djeshme e( tè madhit???) F,Lubonja unè personalisht pèrshkruajta situatèn aktuale politike tè greqis dhe si e trajton shqipèrin nè mardhèniet diplomatike ku perceptoja urgjencèn e shqipèris pèr njè armatim tè ushtrisè shqiptare .G,Kapllani anashkalon komplet idiotèsit e F,Lubonjès dhe ngre zèrin me forcè se shqipèria nuk duhet ti besoj pèrrallave greke por faktikisht tè marri masat mbrojtèse nè tè gjitha strukturat ushtarake politike ekonomike,prandaj dhe kujtoja dje nè shkrimin e F,Lubonjès se greqia gjithmon luan rolin e politikès sè jashtme nèpèrmjet dy furrave dmth e djathta dhe e majta ndjekin tè njèjtin qèllim nè parlamentin grek por me gjuhè tè ndryshme.Shqipèris i mungojn pèr fatin e mir forcat regresiste si dhe ato fetare qè ndikojnè nè politikèn e vendit por kjo nuk do tè thotè qè tè flemè mbi dafina sepse nè qindra komente realisht èshtè shkruajtur se greqia ka 100 vjet nèpèrmjet propagandès sè Kishès dhe politikès duke asimiluar provokuar shqipèrin .
    Sa politikè foshnjarake dhe qesharake e Berishès dhe Ramès kundrejt varrezave greke tè cilat po kthehen si pikè referimi pèr ekstremistèt e djathtè prandaj dhe eshtrat e viktimave tè luftès èshtè mir ti marr greqia nè tokèn e vetè .

  17. i moshuari says:

    Kam mbetur pa fjale per komentin e mrekullueshem te “Ylli”-it. Ju lumte .Eshte nje analize realiste dhe e goditur.Respekte “Ylli”!

  18. Saimir says:

    Mos pac hall tjeter. Ktheju ne krah tjeter e futja gjum per 7 pal qefe. Te ishte per qerrevite tona greku e serbi do te kishte kry pune ne ’97. Rrofte turku qe nuk i len as me e mendu. Po pse kot i rrin para mrapa sala rama e iliri Erdoganit??? Kto te tre jane pa din e pa iman. Thjesht jane te pafe

  19. NJESHI says:

    Me gjithe shpirte do te doja qe keta njerez qejetojne sot greqi te ishin ”greket” e vertete pasardhesit e grekeve te lashte,, por verberisht i zhgenjyer shikon se keta edhe ne pamje (no racist) edhe ne shpirt (sidomos keto murgeshat e janulles) jane gjarperinj mongolie, pyes ndonjehere veten seku jane keta greke telashte ,, ” ku i kane varret , ku i kane femijet? ku i kane niperit mbesat , sa banore ka patur greqia elashte dhe kush eishte prijesi apo udheheqesi i tyre ,, neqoftese keta ”greket” e sotem me tevertete jane pasardhes te grekeve te ”lashte” ,, atehere SHQIPETARET jane pasardhesit e JESU KRISHTIT , kesaj turme qe jeton sot neatevend qe quhet greqi nuk i duhej dhene pashaport njeri ,,por certifikate miu ..

  20. NJESHI says:

    Me gjithe shpirte do te doja qe keta njerez qejetojne sot greqi te ishin ”greket” e vertete pasardhesit e grekeve te lashte,, por verberisht i zhgenjyer shikon se keta edhe ne pamje (no racist) edhe ne shpirt (sidomos keto murgeshat e janulles) jane gjarperinj mongolie, pyes ndonjehere veten seku jane keta greke telashte ,, ” ku i kane varret , ku i kane femijet? ku i kane niperit mbesat , sa banore ka patur greqia elashte dhe kush eishte prijesi apo udheheqesi i tyre ,, neqoftese keta ”greket” e sotem me tevertete jane pasardhes te grekeve te ”lashte” ,, atehere SHQIPETARET jane pasardhesit e JESU KRISHTIT , kesaj turme qe jeton sot neatevend qe quhet greqi nuk i duhej dhene pashaport njeri ,,por certifikate miu ..

  21. Faleminderit zoti Kapllani !! says:

    Falenderoj zotin Mero
    qe me ne fund “zbatoi” keshillen time para dy javesh
    qe t’I lere vendin zotit Kapllani ne ndonje kryeartikull
    sepse eshte sot per sot shqiptari qe mund te rrezoje ne shesh te mejdanit
    ( ne cdo lloj studio ne bote) keto shtetare apo analiste te pseudo-shtetit grek

    ….Gazmend Kapllani eshte vlere kombetare.
    . hapini portat e gazeteva per pasuesin e te madhit Aristidh Kola !
    .
    Mendoj se sot nuk egziston komb grek por shtet grek I krijuar dikur nga gjermanet..ruset..francezet dhe me vone anglezet & amerikanet…Mesa kam lexuar te pakten 70-75 % e greqishtfolesve te sotem kane ADN-shqiptare..

    ***********************
    .
    Pse Amerika & BE edhe pse greket jane dukshem antiamerikane…e perkedhelin akoma ne dem te interesave te shqiptareve qe mbahen si me pro-amerikane ?
    .
    Ky document I meposhtem flet vete..behet fjale kur ne 1946 politika amerikane ishte pro grekut dhe nje ish ambassador qe kish sherbyer ne Shqiperi ne vitet 30’ I cjerr masken senatoreve tip “peper”
    …………………
    NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË

    LETRA E PARË

    “Uashington Post” më 1 mars 1946

    I dashur senator Pepper,

    Keni shpallur se do të bëheni mbrojtës i fushatës për drejtësi të Komitetit Grek, i cili lufton për kërkesat greke të reparacioneve kur do të bëhen traktatet e paqes me shtetet e Ballkanit…
    Këtë lëvizje të drejtësisë për Greqinë e polli C. Diamantopulos, ambasadori grek në Uashington, njëherazi kryetari i makinës së propagandës së organizatës imperialiste greke në Shtetet e Bashkuara…
    Unë çuditem, senator Pepper, në qoftë se ju e kuptoni që një pjesë e madhe e kërkesës së reparacioneve greke është e drejtuar Italisë, për të cilën qeveritë në Uashington dhe në Londër janë munduar për dy vjet ta shkarkojnë nga çdo përgjegjësi për shkatërrimet që ka sjellë në Shqipëri, Jugosllavi, Etiopi dhe Greqi… Ju thoni, senator, se drejtësia për Greqinë ka katër qëllime, dhe i treti ndër ta është ‘Kthimi i Epirit të Veriut Greqisë’.
    Kjo deklaratë arrin të thotë që të vuloset që tani një atentat ¬grabitjeje kundër Shqipërisë së varfëruar, për të cilën Greqia ka 32 vjet që përpiqet. Ky i ashtuquajturi Epiri i Veriut është tani Shqipëria e Jugut, e cila mban në gjakun jetësor ekonomik atë vend të vogël dhe kërkesa ka qenë gjithnjë kaq qesharake saqë është dhënë vendimi kundër Greqisë tri herë me radhë.
    Në gushtin e 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi një mision në Greqi për të përcaktuar në vend kufirin greko-shqiptar. Të gjithë anëtarët e atij misioni, katër italianë dhe një përkthyes shqiptar, u vranë pa mëshirë ditën që arritën në Greqi. Një mision pasardhës caktoi kufijtë e sotëm, të cilët u miratuan nga Lidhja e Kombeve. Këtë herë, një metodë më e qytetëruar po përdoret duke iu zëvendësuar juve dhe shumë nga kolegët tuaj në vend të dorës së vdekjes që u përdor kundër misionit të pafat në 1923.
    Qeveria greke nuk i kapi kurrë vrasësit, duke treguar kështu fajësinë e saj dhe për këtë i pagoi Italisë një milion dollarë si një idemnitet punitiv për këtë krim. Përveç një kohe të shkurtër prej disa muajve më 1914, ky i kështuquajturi Epir i Veriut, nuk ka qenë kurrë pjesë e Greqisë që 600 vjet e këtej. Indianët e Amerikës kanë tani tepër të drejtë të kërkojnë Virxhinian ose çdo shtet tjetër të Shteteve të Bashkuara ku kanë jetuar 300 vjet më parë.
    Meqenëse kërkesa greke bazohet në fakt në gjeografinë e vjetër, është interesante ta dimë se Straboni, një nga autoritetet më të mëdhenj mbi Greqinë e Vjetër (lindur në 64 para Krishtit), na thotë se epirotët nuk flisnin greqisht, por ilirisht, që do të thotë se ata nuk ishin aspak grekë, por shqiptarë.
    Grekët që kanë kërkuar përkrahjen tuaj, senator Pepper, janë kryesisht monarkistë grekë në Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Diamantopulos, të cilët shpresojnë që të rivendosin në fron Mbretin Gjergj, muajin që vjen, pa marrë parasysh protestat e shumicës së qytetarëve grekë.
    Për të fituar simpati për Greqinë në përpjekjen e saj për të grabitur Shqipërinë e Jugut, z. Diamantopulos flet pa kursim se Shqipëria e ka shitur pavarësinë e saj në 1939, si përfundim i dallavereve të shumë viteve me Musolinin.
    Konferenca e Ambasadorëve, një simultare e Lidhjes së Kombeve, e shiti për herë të parë Shqipërinë në 9 nëntor 1921, kur votoi që ta bënte këtë vend virtualisht një protektorat të Italisë, pa marrë parasysh faktin se Shqipëria qe një anëtare e rregullt e Lidhjes së Kombeve dhe që kish kështu të drejtën e sigurimit nga Lidhja e Kombeve.
    Shqipëria e injoroi atë vepër gjer në qershor të vitit 1926, kur Musolini i kërkoi qeverisë shqiptare që të nënshkruante një dokument për pranimin e protektoratit.
    Qeveria shqiptare, për të fituar kohë, thirri ministrin britanik, amerikan, frëng dhe jugosllav, duke i informuar se vetëm 24 orë afat kish përpara se të vinte nënshkrimin. Ministri britanik, duke i keqkuptuar instruksionet e tij, protestoi kundër këtij demarshi italian dhe për fatin e tij të keq u thirr nga Austin Chamberlain, ministri i Punëve të Jashtme, i cili pranoi se veproi në këtë mënyrë, për të marrë me të mirë Musolinin.
    Si ministër i Amerikës në Tiranë, në atë kohë, unë e dëgjova këtë histori të kërkesës italiane dhe thashë se do ta raportoja në Uashington. Por, në mbarim të Luftës së Parë Botërore, duart e qeverisë sonë qenë të lidhura nga politika izolacioniste që kish vendosur Senati, i cili e përbuzi konventën e Lidhjes së Kombeve. Po kjo politikë e ndaloi Presidentin Ruzvelt që të merte masa drastike kur Musolini pushtoi Etiopinë.
    Jugosllavia dhe Franca nuk bënë asnjë veprim, dhe Shqipëria, pa një ndihmë të jashtme, iu dorëzua me padashje Italisë në një traktat që u bë në nëntor të 1926-s, i cili përgatiti udhën e invazionit italian 13 vjet më vonë.
    Duke e akuzuar Shqipërinë se i është shitur armikut, z. Diamantopulos, organizatori i lëvizjes Drejtësi për Greqinë, qëndron në një tokë që lëviz. Ai është në Uashington nën patronazhin e Mbretit Gjergj.
    Tani, senator, dëgjo!
    Kredoja jote në jetën publike ka qëndruar gjithnjë në një besim të deklaruar te vullneti i popullit. Përpara se të shkoni thellë, duke përkrahur kërkesat greke, unë ju sugjeroj të merrni vesh se ç’ndiejnë grekët për punën e një plebishiti në Shqipërinë e Jugut, të cilën ata me dhelpëri e quajnë si Epir të Veriut.
    Për shekuj me radhë Shqipëria e Jugut ka qenë e populluar në mënyrë mbizotëruese nga shqiptarë, dhe Korça, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë, të cilën grekët e kërkojnë si një dhuratë speciale, është pothuajse ekskluzivisht shqiptare në popullsinë e saj.
    Udhëheqësit reaksionarë grekë kanë heshtur me dashje në çështjen e një plebishiti. Pyetini se ç’mendojnë për një punë të tillë. Miqtë amerikanë të Shqipërisë nuk kanë asnjë frikë nga vota e popullit të Shqipërisë së Jugut.
    Por, për të mirën tuaj, Senator, kini mendjen.
    .’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Besoj se nuk ka ndryshuar situata e 1946-es…Europa dhe Amerika ne baze te interesave strategjike te tyre hapur apo shpesh here fshehurazi jane me Greqine…dhe ky eshte nje fare “denimi” yne si shtet dhe si komb…
    .
    Vetem thenia e te vertetave te tilla dhe demaskimi I “kuajve te Trojes “ne Parine e Tiranes apo hipokrizia e miqve tane te “friksuar “ nga lobet e tyre POWERFULL ne Washington & Be mund te shpetojne ate komb nga kolapsi perfundimtar.

    1. realisti says:

      Dokument me vlera te pa tjetersueshme . Llojlloj temash shohim ne televizor jopo si ishte veshur Kacifas jopo se ne duhet ta mos biem ne gracken e provokimit por nuk perpiqet te zbardhe te veeteta te tilla qe zbresin ne themelet e mardhenieve me Greqin. Saper ate qe disa komentues thone se greket kane mnajtur me buke 800mije emigrante ate e dine me mire atyte qe u ka dale shpirt ne punera te renda ne greqi . Keshtu qe nuk jam i sigurt se kush i ka borxh shokut ai qe vdiste ne pune apo ai qe lajmronte policine per te mos i dhene rrogen. Apo policet dhe ushtaret qe i tortueonin shqiptaret si kafsh. Po greku ka mbajtur me buke ato qe ju jepte pensione nga 300 evro. Ato po qe duhet te vdesin per grekun

  22. Nik says:

    Po ja dole ti Z. Kapllani ta pergenjeshtrosh Z. Kocias! Ka shqiptare shume te çuditshem! Ky thote qe Greqia si antar i NATOs i “njeh” kufijte e Shqiperise, demek na del me grek se greku Kocias, ish ministri i jashtem i Greqise! Po mire more Z. Kapllani po per ligjin skizofrenik te luftes qe mban ne fuqi Greqia ne fuqi çfar mund te thuash!?Me siguri ptape, jemi antare te NATOs.

  23. Ajaxi says:

    Keta greket e sotem jane shtresa fundore e qytet shteteve greke brigjeve te Mesdheut. Keta dogjen te gjalle osd i therre , shkenctaret e lashte, shkrimtaret dhe artstet, fogjen biblotekst dhe mbajten vetem Ungillin me Kruqi si simbol vdekjen. Mos bes8ni sr do te demokrattizohe , Greaia eshte shtet kriminel, gjarper hipokrit ne gjirin Evropian. Mjete populli grek, qe eshte i skllavetuar nga injoramca, fundetine e Grekeve parakristian.

  24. Tironci says:

    Komentuesi Ylli, flet aq qarte paster dhe shpjegon gjerat aq bukur, dhe pa i fyer greket, thjesht thote te verteta. Respekte zoteri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje